E Djelë, 05.19.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PIANODROM, LINDJA E NJË FESTIVALI
Nga ERIONA RUSHITI, kompozitore, pedagoge në Universitetin e Arteve

E Mërkurë, 09.25.2013, 11:57am (GMT+1)


Aty nga fillimi i qershorit, mes miqsh e kolegësh po diskutonim se si gjatë viteve të fundit ishin fikur një e nga një të gjitha festivalet e muzikës serioze dhe tashmë gjithçka kishte mbetur thjesht një çështje nostalgjie. Festivale kombëtare e ndërkombëtare 10-12-vjeçare si: "Vjeshta e Tiranës", "Ditët e muzikës së re", "Festivali i romancës shqiptare", konkursi i violinës "Islam Petrela" etj., edhe pse krijuan një traditë shumë të mirë për interpretuesit dhe krijuesit shqiptarë, nuk kishin mundur të jetonin gjatë. Të gjitha këto evenimente të rëndësishme, që kryesisht ishin mbështetur e përkrahur nga Ministria e Kulturës, i sollën arkivit shqiptar me qindra vepra të reja të shkruara pas viteve "˜90. I sollën skenës shqiptare interpretues vendas e të huaj, duke përafruar gjuhët muzikore e duke krijuar ura të reja bashkëpunimi europian e më gjerë, pas një izolimi të gjatë kulturor. Politikat aspak inkurajuese e përkrahëse të institucioneve shtetërore, edhe pse këto iniciativa janë private, bënë që përgjatë 8-10 viteve të fundit këto aktivitete të tkurreshin fillimisht e më pas të shuheshin fare.

Sapo isha kthyer nga pjesëmarrja në festivalin "Remusica" që zhvillohet në Prishtinë me përshtypjet më të mira, si në drejtimin organizativ, ashtu edhe në atë të cilësisë artistike -Festival Ndërkombëtar ky që zhvilloi edicionin e 12-të, e që ka mbetur e vetmja dritare në territoret shqipfolëse për ne krijuesit dhe interpretuesit e Shqipërisë, në të cilin mund të merret pjesë. Kujtuam sesi vjet, një dritë jeshile filloi të pulsonte kur festivali "Different Trains" solli në skenat tona instrumentistë të një profesionalizmi të lartë si Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi etj., për të cilët publiku ka një etje shumëvjeçare dhe këtë e tregoi duke mbushur jo vetëm sallat por edhe hollet jashtë dyerve.

Pianodrom

E kështu, pasi kishim diskutuar e kishim "qarë hallet" profesionale, na u duk se iu dorëzuam fatit të keq të një shteti që artin, kulturën e muzikën e sheh si "luks" të tepruar.

Nuk kaluan pak ditë (ishte koha kur gjithçka fliste për premtime, rilindje, zgjedhje të ndershme, një të ardhme shumë më europiane etj.) dhe prof. Aleksandër Peçi na takon dhe entuziazmon me një ide tepër origjinale. Bëhej fjalë për një festival ndërkombëtar pianistik,ku toka shqiptare si një aerodrom tingujsh të presë aterimin e emrave më të njohur të botës së pianos.

Unë dhe Nestor Kraja (kompozitor dhe pedagog në Universitetin e Arteve), me skepticizëm filluam të nxjerrim shumë arsye sesi dhe sa e pamundur është të zhvillosh aktivitete të tilla pa një ndihmë financiare. Mund të përmend këtu aktivitete të tilla të ngjashme si: "Lucerne Festival", që financohet me 25 milionë franga zvicerane, apo festivalin që e kemi kaq të afërt në kilometra "Ohrid Festival", me rreth 500 mijë euro, ku përveç traditës shumëvjeçare na tregojnë që edhe jo domosdoshmërisht në kryeqytete arti, muzika vazhdon të financohen. Por ideja dhe pasioni na përpiu duke na dhënë edhe shpresën se qeveria e re që do krijohej pas zgjedhjeve, do ta shihte me dashamirësi e me tjetër vizion situatën artistike, ambientin shterpë në të cilin ndodhemi sot, ku janë mbyllur pothuajse të gjitha hapësirat e interpretimit të veprave të reja. Kompozitorët mbeten me vepra të krijuara, por pa mundësi interpretimi.

Por si do zgjidhej që në këtë aktivitet të ftonim pianistë të huaj e shqiptarë dhe si do përfshinim edhe krijuesit në këtë festival?! Menduam që edhe pianistët e huaj edhe ata shqiptarë në programin e tyre të jetësonin vepra të sapokrijuara, (vepra të tjera në "sirtar" që nuk kishin mundur gjatë këtyre viteve të interpretoheshin, gjithashtu të përfshihen edhe vepra që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, ato të traditës tonë. Kjo ishte zgjidhja.

Një mbrëmje, një artist

Dalëngadalë u fillua puna nga ftesat dhe koordinimet mes datash, që të bënim të mundur një pjesëmarrje sa më të gjerë shtetesh e emrash prestigjiozë. Nuk është aspak e lehtë sot të gjesh hapësira që emra të mëdhenj artistësh t'i kesh atëherë kur mundesh në aktivitetin tënd. Pak nga kjo lloj vështirësie e pak nga numri i shumtë i pianistëve që shprehën me kënaqësi dëshirën për t'u bërë pjesë e Pianodrom, menduam që shndërrimi i këtij festivali në stinë koncertore, i shtrirë nga muaji tetor deri në janar 2014, do të mbante gjallë artistikisht çdo javë skenën e Universitetit të Arteve me nga dy-tri koncerte (për 4 muaj me radhë). Kontaktet e vazhdueshme me pianistët na renditën 122 perla pianistike botërore dhe 81 vepra shqiptare (në total 203 vepra), të cilat tashmë do të interpretohen në: "Një mbrëmje, një artist" recitale këto që do të garantojnë një nivel të lartë artistik. Tashmë jemi në hapat e fundit dhe me siguri të plotë themi se ia dolëm të ndërtonim një program të larmishëm, duke filluar që nga muzika paraklasike, klasike, blues, jazz dans e deri tek muzika kontemporane, ku sipas datave të programit (e jo për nga rëndësia) mund të rendisim: Albeniz, Aliaj, Peçi, Çekiçi, Çene, Chopin, Ibrahimi, Shostakovich, Ravel, Khachaturian, Piazzolla, Scarlatti, Rachmaninov, Prokofiev, Godowsky, Alkan, Sina, Simaku, Messiawn, Boulez, Debussy, Stravinsky, Kapustin, Tchaikovsky, Bach, Kushta, Rushiti, Nino Rota, Pieranunzi, Dhamo, Mullaj, Ligeti, Stockhausen Fedele, Shupo, Tole, Debussy, Kraja, Lelo, Skilja, Berio, Takemitsu, Barber, Scarlatti, Haydn, Zadeja, Lara, Pirani, Schubert, Beethoven, Schumann, Harapi, Listz, Dvorak, Roukens, deKanter, Rosenblatt, Vali, Braam, Azmeh, Wertwijn, Janssen, Nin Culmell, Mompou, Mignone, ku ndër to do të luhen 13 sonata ciklike për piano dhe 25 vepra të plota ciklike. Ja pra me një program të tillë do të sigurojmë për publikun netë shumëdimensionale me një panoramë të plotë stilistike, gjeografike, epokash e zhanresh nëpërmjet emrave pjesëmarrës.

Duhet shpenzuar për ta pasur

Një vizion i ri lindi edhe për mënyrën e përcjelljes së këtij klasi muzikor. Një traditë e shëmtuar ku artisti nuk ndihet aspak i vlerësuar është tradita e hyrjes në të gjitha koncertet, ku gjithsecili nga ne mbushet me tinguj e art pa shpenzuar asgjë. Deri më sot hyrja e lirë (pa bileta) e ka zhvlerësuar rolin dhe prestigjin e artistin. Si në çdo vend europian ku aspirojmë të afrohemi, arti nuk dhurohet falas. Duhet shpenzuar për ta pasur...Kështu që,pa asnjë kundërshtim, nga grupi organizator u mendua që të krijohen (përveç biletave) edhe 4 tipe abonesh për të hyrë në Pianodrom. Sipas muajve (ku gjenden të gërshetuara koncerte të pianistëve të huaj dhe shqiptarë) secili ka të drejtë të zgjedhë koncertet në të cilat ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij festivali. Një frymë e re që i vjen artdashësit për herë të parë dhe që shpresojmë të ndryshojë paskëtaj edhe mënyrën e sjelljes së tij ndaj produktit artistik...Pas gjithë këtij përshkrimi e rrugës se si mbërritëm në këtë ide, nuk më mbetet tjetër veçse t'ju ftoj të bëheni pjesë e mbrëmjeve tona pianistike, të cilat nisin më 12 tetor, duke kujtuar shprehjen e Nietzsche " Without music life would be a mistake".

Pianistët pjesëmarrës

Guillermo Gonzalez (Spanjë)
Marcel Worms (Holandë)
Etrita Ibrahimi (Shqipëri)
Ardita Bufaj (Shqipëri)
Herton Mikeli (Shqipëri)
Desar Sulejmani (Gjermani)
Dimitri Vasilakis (France)
Mikhail Doubov (Rusi)
Nataliya Deeva (Rusi)
Enrico Pieranunzi (Itali)
Silvana Skënderi (Shqipëri)
Francesco Prode (Itali)
Merita Rexha-Tërshana (Shqipëri)
Zamir Kabo (Shqipëri)
Fatma Spahiu (Shqipëri)
Redi Llupa (SH.B.A.)
Marin Gjollma (Shqipëri)
Lirika Pula-Kasapolli (Kosovë)
Kristina Petrollari-Laço (Shqipëri)
Pierre Reach (Francë)
Anita Tartari (Shqipëri)
Ana Kaçinari (Shqipëri)

ERIONA RUSHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVNI DELVINA 2013 - GRAFIKË NGA CIKLI 'KOT U NGATËRRUAM...' (09.25.2013)
Portret për veprën e Dibran Fyllit; regjisor, artist filmi, shkrimtar, aktor teatri, skenarist, dhe fotografGJAKU I LIRISËNga RRUSTEM GECI (09.25.2013)
SHOW-POLITIKË APO REAL-POLITIKË?Nga ALFRED ÇAKO (09.25.2013)
Reflektim - SI PO SHKATËRROHET SHQIPËRIANga ing. AFAT SERJANI (09.25.2013)
Riviera shqiptare në sytë e një amerikaniSHQIPËRIA? VIZITOJENI SA MË SHPEJT...Reportazh nga DAVID A. ANDELMAN, USA TODAY (09.25.2013)
FOTO DHE LAJM - DJALI QË KA HARTËN E KOSOVËS NË SY (09.25.2013)
PJERIN LOGORECI KUJTON 'MAMËN' MARIE LOGORECI - E MBAJ MEND KUR USHQENTE PËLLUMBAT QË I ULESHIN MBI SUPE (09.24.2013)
Shekulli, OFICERËT HOLLANDEZË - LUFTË KUNDËR GREKËVE DHE HAXHI QAMILIT (2) (09.24.2013)
NËNKONTESHA STANGFORD - 150 VJET MË PARË NË TREVAT SHQIPTARENga XHEVAT LLOSHI (09.24.2013)
PROKURORIA - CEKA ËSHTË NËN HETIME PENALE NË GREQI, POR NUK JEPEN SQARIME (09.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]