E Hënë, 05.20.2024, 07:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDI PALOKA - SKANDALI I QEVERISË, USHTARI I ZANI ÇAUSHIT NË KRYE TË ANTIDROGËS
E Djelë, 02.02.2014, 11:00am (GMT+1)



Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, lidhur me emërimit në Policinë e Vlorës. Sipas kreu të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, denoncoi skandalin e emërimit në Policinë e Vlorës të anëtarit të bandës së vitit '97.  Sipas Palokës lufta kundër drogës në vendin tonë tashmë është lënë në duart e ushtarit të Zanit.

"Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj.  Nëse doni të dini se si rilind Policia e Shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i antidrogës në Vlorë.  Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997. Ardian Lici ka qenë një nga ushtarët e Zani Çaushit, dhe kushdo mund të futet në "you-tube" e ta verifikojë këtë që po themi ne.  Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postbllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian  Lici, dhe është vlerësuar nga ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës", tha Paloka.

 "Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët.   Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është   shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u   gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.  Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e antidrogës së Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë për t'u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur.   Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Thënia e ditës, JOHN KERRY - ASPIRATAT E QYTETARËVE TË KËTYRE VENDEVE PO SHTYPEN NËN BARRËN E KORRUPSIONIT, INTERESAVE OLIGARKE QË PËRDORIN PARANË PËR TË SHTYPUR KUNDËRSHTARËT POLITIKË, PËR TË BLERË POLITIKANËT DHE GRUPET MEDIATIKE... (02.02.2014)
ARTUR ZHEJI E ARTAN HOXHA - JA E VËRTETA E SMSve NË EMISIONIN E FEVZIUT (02.02.2014)
TRE “ELEFANTËT“ E POLITIKËS SË SOTME SHQIPTARE (II)Nga RAMIZ LUSHAJ (02.02.2014)
I TALENTUARI I KËNGËS DHE ARTEVE TË MUZIKËS - RILIND DIBRANI, NJË STUDENT I VYESHËMFotoreportazh nga XHAFER LECI (02.02.2014)
NË GRUP EDHE NJË KILLER I DYTË SI JULIAN SINANAJ (02.01.2014)
NANO DHE BERISHAT - SMS ANALISTËVE PËRBALLË MINISTRIT TË BRENDSHËM NË STUDION E TV KLAN (02.01.2014)
DEKLARATAT E DY UDBASHËVE TË SERBISË NË EMISIONIN RUBIKON - SPEKULIM HIPOKRIT APO DEVIJIM I SHQIPTARËVE?!Nga ASLLAN DIBRANI (02.01.2014)
TRE 'ELEFANTËT' E POLITIKËS SË SOTME SHQIPTARE (I)Nga RAMIZ LUSHAJ (01.31.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (I)Studim nga BRAHIM AVDYLI (01.31.2014)
AT  GEGË  LUMAJ  I  MALEVE  TË  DUKAGJINIT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]