E Hënë, 05.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
QINDRA SHQIPTARË PROTESTUAN KUNDËR GJUKANOVICIT PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI
E Mërkurë, 04.09.2014, 04:52pm (GMT+1)



Ashtu siç ishte njoftuar, të Martën, 8 prill 2014, shoqatat shqiptare me origjinë nga Mali i Zi të mbështetura edhe nga Federata Panshqiptare e Amerikës "Vatra" dhe shoqata të tjera, organizuan një protestë masive para Shtëpisë së Bardhë. Demonstruesit kishin ardhë me autobuze dhe makina nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Micigani, Kënektikat, Bostoni si dhe dega e Vatrës në Washington.
Kjo protestë mori shkas nga vizita e Kryeministrit Malzez Milo Gjukonovic, i cili u takua të martën me zv/presidentin amerikan Joe Biden. Protestuesit ishin nga të gjitha moshat, madje edhe fëmijë. Demosntrusit mbanin ndër duar flamujë Kombëtar Shqiptar dhe Amerikan si dhe shumë pankarta ku denoncohej politika gjenocidale e qeverisë së Kryeministrit Gjukanovic. Në njërën nga parullat i bëhej thirrje presidentit amerikan, Obama që t'i thotë ndal gjenocidit të qeverisë së Malit të Zi kundër shqiptarëve. Tubimin para Shtëpisë së bardhë e ka hapur Xhevat Kukaj, ku përmes një fjalimi të shkurtër ka shpalosur qëllimin e këtij demonstrimi ku morën pjesë qindra shqiptarë.

Më pas Esat Gjonbalaj, ka moderuar protestën dhe u ka dhënë fjalën folësve. Fillimisht e ka marrë fjalën ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Ndër të tjera z. Gjonaj tha para medias së pranishme : "Zemra ime është plot kur shikoj kaq shumë shqiptarë nga të gjitha territoret shqiptare të mbledhur bashkë, nga Kosova, nga Shqipëria, nga Mali i Zi, nga Çamëria, për të diskutuar çështjet e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk ndjej veçse gëzim. Ky bashkim në vetvete dërgon një mesazh të fortë jo vetëm për qeverinë e Malit të Zi por për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, se ne jemi ketu per ata, se do te jemi zëri për gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe në të gjitha territoret shqiptare."
Nënkryetari i Vatrës, Asllan Bushati ka mbajtë një fjalim në përkrahje të kërkesave të protestuesëve për të drejtat e bashkadhetarëve tanë në Mal të Zi. Më pas ka folë edhe Emin Egriu që synon një vend në Kongresin amerikan. Ka fole edhe Nikolle Camaj, I ardhur psoacerisht nga Malesia. Protesta ka vijuar me folës të tjerë.

Protestussit kanë lënë Shtëpinë e Bardhë pas një ore protestë dhe janë drejtuar drejt Ambasadës së Malit të Zi në Washington, duke marshuar për rreth 20 minuta deri atje. Rrugët e Washingtonit skuqnin nga flamujtë Kombëtar Shqiptare dhe amerikane. Edhe tek Ambasada Malazeze ka vijuar për më shumë se një orë demonstrimi, ku folës të shumtë kanë denoncuar politikën antishqiptare të Gjukanovicit, që ua mohon shqiptarëve të drejtat më elementare. Një peticion me kërkesat për të drejtat e Shqiptarëve në Mal të Zi u dorëzua në ambasadë, ndërsa një përfaqësi me në krye ansamblesitin Mark Gjonaj u takuan me kongresistin Eliot Engel dhe kongresisitë të tjerë për t'i bërë të njohur kërkesat e demonstruesëve.

Në demonstratë morën pjesë një grup vatranësh: Asllan Bushati me zonjën dhe vajzën, Marjan Cubi, Ramiz Mujaj, Mëhill Gjuraj, Ibrahim Kolari, Mëhill Velaj, Uka Gjonbalaj, Dalip Greca, Merita B McCormack, Edward Bucaj, Vasel Ujkaj e të tjerë.

FJALA E ZV/KRYETARIT TË VATRËS, Z.ASLLAN BUSHATI NË DEMONSTRATË

Te nderuar bashkeatdhetar,

Ne emer te Federates Pan-Shqiptaro-Amerikane Vatra, te Kryetarit te saj Dr. Gjon Bucaj, te forumeve drejtuese dhe te cdo vatrani ju pershendes per pjesemarrjen ne kete tubim demostrues shume te rendesishem. Vatranet kane qene e do te jene te pranishem kudo e kurdohere qe i therrasin problemet e medha te Kombit Shqipetar.
Per nje qellim madhor jemi mbledhur edhe sot ketu para Shtepise se Bardhe, shtepise se lirise e demokracise, shtepise sone amerikane nga ku rrezatohet drite e shprese jo vetem per ne shqiptaro amerikanet, por per gjithe njerezit perparimtare e liridashes te botes. Jemi mbjedhur per ti thene Milo Gjukanovicit te Mali te Zi (MZ), se para disa vitesh nuk do te shkeputeshe kurre nga Serbia pa deshiren e amerikaneve dhe vullnetin e voten e shqipetareve.

Po ashtu jemi mbledhur nga te gjitha anet e Sh.B.A-se, per t'ja kujtuar edhe nje here atij se vllezerve e motrave tona ne trojet e tyre mijera vjecare ne M.Z. u kerkove ndihem per mevetesine e MZ dhe ata ndihmen ta dhame. Ju kerkove paqe e bashkejetese harmonike dhe ata ti dhane.Ju kerkove ndihmese per ngritjen e funksionimin e strukturave te shtetit ne te gjithe piramiden e vet dhe ata ti dhane. Ju kerkove tatime e taksa dhe ata i paguan. Pra me nje fjale cfare kerkove nga njerezit tane njekohesisht dhe shtetas te M.Z. ata ti dhane. Por medalja ka dy ane Gjukanovic. Le ta shohim dhe anen tuaj.

U premtove njerezve tane liri e demokraci, respektimin e lirive e te drejtave universale, njerezore e kombetare, u premtove pune e progres ekonomik dhe proporcionalitet ne vendim marrje e qeverisje ne te gjitha sferat e jetes se tyre. Por cfare ndodhi realisht me premtimet tuaja Gjukanovic? Koha tregon se Ju bete te kunderten e atyre qe premtuat. Ju ndaluat perdorimin e simboleve kombetare shqipetare sipas tradites sone ne dasma, gezime, festa e ceremoni te vecanta. Ju i derguat shqipetaret prapa dyerve te hekurta te burgjeve vecse ata perdoruan flamurin e tyre kuq e zi. Ju tjetersuat ngjarje e fakte madhore te histories se Kombit Shqipetar, sepse ato hedhin drite mbi ngjarjet ne rajon e me gjere dhe se ndriconin kontributet e asaje pjese te Kombit Shqipetar qe fatkeqesisht jeton sot nen regjimin tuaj totalitar ne M.Z. Ju nuk i lejoni nxenesit shqipetar qe me plan programe te mesojne gjuhen dhe historine e kombit te tyre sepse keni frike nga e verteta dhe e ardhmja me shqipetaret. Ju nuk pranuat drejtshkrimin e emrave shqip ne dokumentat zyrtare ne qofte se ato nuk kane shtesen "vic" nga prapa. Ju tjetersuat emra krahinash, lagjesh, shkollash, objektesh etno kulturore e fetare etj. Po kujtojme ketu vetem nje fakt te thjeshte: Gjergj Balsha eshte nje prijes i madh shqipetar bashke kohes i Skenderbeut. Emri i tij i eshte vene nje kishe kotolike ne M.Z. qe pra me shume se kater shekujsh. Tashme kjo kishe eshte adoptuar ne ortodokese dhe Gjergj Balsha ne Xhorxh Balshovic.

Ne raporte me te drejten e punes ju i diskriminuat njerezit tane ne punedheni e punemarrje, ju bete e vazhdoni te beni diskriminime ekonomike ne fushen e shperndarjes dhe te ardhurave financiare. Ju i konsideroni pronat e shqipetareve si mall pa zot duke u dhene serbve e malazeseve per troje e biznes hapsira te pafundeta ne bregdet, zonat kodrinore, pyje, kullota, kojrie etj. Dhe nga ana tjeter kujtojme ketu se Tuzi megjithese ka permasat hapesinore, popullsine dhe gjeneralitetet e tjera per te qene Komune e pavarur ju prej shume vitesh ja keni mohuar kete te drejte vetem e vetem se eshte hapesire Shqiptare.

Keto e shume e shume te tjera si keto, tregojne se Gjukanovici jo vetem nuk ka bere asnje hap perpara ne drejtim te lirive e te drejtave njerezore e kombetare te shqiperareve ne M.Z. por me totalitarizmin e seres se tij, ja ka kaluar edhe regjimit komunist.

Nisur nga sa me siper, ne i bejme thirrje Gjukanovicit, por ne te njejten kohe dhe Shtepise se Bardhe (per dijeni) se: ne qofte se M.Z. e do paqen e bashkejetesen normale me shqipetaret ne trojet e tyre mijra vjecare ,atehere autoritetet ne M.Z. ne cdo segment te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, kushtetuten dhe ligjet e vendit te tyre, proporcionalitetin ne qeverisje, fonde, buxhet, ushtri, polici, shendetesi, arsim, drejtesi e kudo. Mos te luajne me dinjitetin, zakonet, traditat, fene e institucionet e saj, me tokat, pyjet, kullotat, vendet e shenjta e turistike, bregdetin e pasurite materjale e shpirterore te shqipetareve. Mos ti fryne zjarrit nacionalizmave malazeso-serb ne dem te interesave te shqipetareve dhe mos bejne trysni politike deskriminues e mafioziste per asimilimin e shqipetareve. Kjo per ne eshte vija e kuqe dhe ne se Milo Gjukanovici dhe segmentet e tij nuk ndalen ne rrugen e tyre ne shkeljet e te drejtave njerezore e kombetare te shqipetareve, ne u themi se keni kaluar vijen e kuqe pertej se ciles eshte fushe e minuar. E ne se doni te beni ndonje marrezi duke shetitur ne fushe te minuar, ato pelcasin dhe per kete se kane fajin shqipetaret. Fajin kerkojeni tek vetja dhe tek askush tjeter.

Vllezer e motra shqipetar ne Sh.B.A e kudo qe te jeni, ne emer te Federates Pan-Shqiptare Vatra, ju bej thirrje te bashkohemi ne mendim e veprim per mbrojtjen e te drejtave te shqipetareve ne M.Z. Ju bej thirrje qe kapitalet tuaja ti investoni ne trojet tona duke hapur vende pune e duke i prere rrugen keshtu emigracionit kesaj plage te madhe te hapur. Pas kesaj me Milon e Gjukanovicit e shoket e tij ne se nuk kthejne rruge, do te kemi pune te tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 'PËRGJEGJËSITË'Nga BUJAR NISHANI (04.09.2014)
FRANCO TAGLIARINI - NË ARKIVIN SHQIPTAR TË NJË ITALIANI (Intervistë) (04.09.2014)
Gazeta Shqiptare, HËNA KËLCYRA - BERISHA NUK PËRFAQËSON TË DJATHTËN, IM ATË ALI KËLCYRA NUK ISHTE TRADHTAR, REHABILITIMI I ENVERIT ËSHTË AKT SKANDALOZ (Intervistë) (04.09.2014)
KY LIDERSHIP NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR SHUMËLLOJSHMËRINË E KRIZAVE NË KOSOVËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.08.2014)
TURIZMI MË JOSHËS NË BRIGJET E KARAIBEVE NË REPUBLIKËN DOMENIKANE!NË KONTRAST TË PLOTË ME TURIZMIN NË SHQIPËRI!Udhëpërshkrim - fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (04.08.2014)
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI!!Nga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2014)
Zëri i Amerikës, SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI - POLITIKA NË KOSOVË, PËRGJEGJËSI PARA TË GJITHË POPULLATËS (Intervistë) (04.07.2014)
Mr. MILO GJUKANOVIÇ, STOP THE DISCRIMINATION AGAINST ALBANIANS OF MONTENEGRO!  By ARTUR VREKAJ (04.07.2014)
DËGJONI, PO KËNDON VAÇJA(Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Vaçe Zelës)Ese nga FASLLI HALITI   (04.07.2014)
LETËR E HAPUR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME ENVER HOXHAJ - FATON BISLIMI MERITON TË JETË AMBASADOR I KOSOVËS NË KANADANga ZEQIRJA REXHEPI, piktor akademik Kanada (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]