E Enjte, 05.16.2024, 06:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BASHKIMI EVROPIAN IA UROI DITËLINDJEN ANGELA MERKELIT - GJERMANIA FESTON 60 VJETORIN E KANCELARES (Tekst dhe fotogaleri)

E Enjte, 07.17.2014, 06:30am (GMT+1)


Voal-online.ch - Në Bruksel liderët evropianë ia uruan ditëlindjen e gjashtëdhjetë kancelares gjermane Angela Merkel me një dolli dhe me një tufë lulesh gjatë takimit të Bashkimit Evropian.

60 vitet e kancelares festohen edhe në Berlin dhe në mbarë Gjermaninë.  Është një 60 vjetor i ditëlindjen që festohet në kulmin e karrierës dhe të popullaritetit, prandaj festa e ditëlindjes kulmon sot pikërisht në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Në selinë qendrore të CDU-së në praninë e shumë të ftuarve një historian do të flasë për jetën, veprimtarinë dhe figurën e Angela Merkelit. Dhe muzeu Kennedy i kryeqytetit kremton me një ekspozitë të 60 fotove që iu përkasin momenteve të ndryshme të 20 viteve të fundit, ndërsa përballë portës së Brandeburgut lartohet një statujë dylli e kancelares.

Angela Merkel, e njohur si gruaja më e fuqishme e botës, ka lindur në afërsi të Hamburgut më 17 korrik 1954. Emri i saj i plotë i vajzërisë është Angela Dorothea Kasner, mbiemri është ai i burrit të parë. Babai Horst ishte një teolog ungjillor, nëna Herlind mësuese e latinishtes dhe anglishtes. Pak pas lindjes së Angelas familja u transferua në RDGJ, më parë në Quitzow, pastaj nga 1957 në Templin ku Angela do të kryente studimet për fizikë.

Në moshën 35 vjeçare, më 1989 - vitin e rënies së Murit të Berlinit - Merkel bëhet aktive në politikë. Më 1990 zgjidhet në Bundestag, afirmohet me shpejtësi të madhe në CDU dhe emërohet në qeverinë e tretë të Helmut Kohl ministre për politikat ndaj grave dhe të rinjve, ndërsa më 1994 ministre e Ambjentit.

Pas humbjes së Kohl në zgjedhjet federale të vitit 1998, emërohet sekretare e përgjithshme e CDU-së, ndërsa në vitin 2000 presidente e partisë. Në vitin 2005 kandidohet për kancelare nga CDU-CSU dhe Merkel zgjidhet kancelare e Gjermanisë. Merkel është martuar për herë të dytë më 1998 me Joachim Sauer, profesor kimie. Nuk ka fëmijë. Sauer ky dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.

"Është sërfistja politike më e mirë që ka Gjermania," ka komentuar në një rast socialdemokrati Thorsten Albig në televizionin ARD duke folur për kancelarën. (ansa)

Statuja e dyllit kushtuar Angela Merkelit përballë Portës së Brandeburgut. (afp)




Statuja e dyllit kushtuar Angela Merkelit përballë Portës së Brandeburgut. (afp)




Angela Merkel me Shkodran Mustafin në Brazil me rastin e fitores së Kupës së Botës për herë të katërt nga Kombëtarja Gjermane


Vetëshkrepje e postuar nga Lucas Podolski (djathtas) me kancelaren Angela Merkel në mbarim të finales së fituar kundër Argjentinës në Botërorin 2014 (ansa)

Angela Merkel me presidentin e SHBA Barack Obama (lapresse)










ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Investigimi 14 Jul 14RRETHI I NGUSHTË I BERISHËS FITOI MILIONA NGA PAZARET E DYSHIMTA ME TOKATNga LINDITA ÇELA dhe LAWRENCE MARZOUK, BIRNTirana, London (07.16.2014)
Investigimi 15 Jul 14SIPËRMARRJA E FAZLLIÇ DHE LAZAREVIÇ PËR GAZIN ARGJILORNga LINDITA ÇELA dhe LAWRENCE MARZOUK, BIRN Tirana (07.16.2014)
INVESTIGIMI 16 Jul 14VAJZA E ISH KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË NDJEK RRUGËN 'LIGJORE' DREJT PASURISËNga BESAR LIKMETA, BIRN Tiranë (07.16.2014)
VANDALIZËM NË FERIZAJ - DIGJET PUBLIKISHT LIBRI 'KËMBËT E GJARPRIT' (07.16.2014)
KIM MEHMETI - NË FILMIN 'SHQIPTARËT KUNDËR SHQIPTARËVE' ROLET KRYESORË I LUAJNË DISA 'ÇLIRIMTARË'BDI për hir të privilegjeve i ka dhënë besën VMRO-sëVetëdije kombëtare e rrudhur në xhepin e dyshes VMRO-BDI (07.16.2014)
SI T'I KTHEHET NAMI LDK-së?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (07.15.2014)
KOMBET E BASHKUARA - PROTESTË ME ORGANIZIM QYTETAR DHE TEMË KOMBËTARE - NDAL DISKRIMINIMIT NGA SHTETI POLICOR I GRUEVSKITFotoreportazh nga ARTUR VREKAJ (07.15.2014)
KOMBËTARJA GJERMANE - FESTA E GRAVE DHE TË FEJUARAVE, MBRETËRESHA ËSHTË LADY GOETZE (18 foto) (07.15.2014)
Top Channel, VICTORIA NULAND - DUAM ZGJERIMIN E NDJESHËM TË MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE SHQIPTAROAMERIKANE (Intervistë) (07.15.2014)
REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJENga ASLLAN DIBRANI (07.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]