E Premte, 05.17.2024, 06:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NATA E PARË E FULLANIT NË QELI - KËRKON MEDIKAMENTET E TENSIONIT

E Shtunë, 09.06.2014, 12:06pm (GMT+1)



TIRANE -
Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë e ka kaluar natën e parë pas arrestimit, në ambientet e policisë së Tiranës. Ai do të qëndrojë aty deri të hënën, kur do të njihet me masën e sigurisë dhënë nga Gjykata ditën e arrestimit. Mëngjesin e sotëm Guvernatori Fullani është vizituar nga dajli i tij. Erik Fullani është parë në policinë e Tiranës ku ka takuar për disa minuta të atin.

Më pas Fullani mund të dërgohet në qelitë e 313 ose 302. E përditshmja "Panorama" shkruan se Fullanit i është rezervuar një qeli e posaçme në katin e dytë të drejtorisë së policisë së Tiranës, me kushte më të mira se qelitë e zakonshme. 

Burimet thonë se Fullani nuk ka pasur ndonjë kërkesë të posaçme natën e parë, veç ilaçeve të tensionit. Kjo për shkak të disa shqetësimeve të paraqitura pas arrestimit të befasishëm. Përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme para drejtorisë së policisë kanë qëndruar familjarë dhe të afërm të Guverantorit, por dhe të inspektores së përgjithshme Elivar Golemi, e cila u arrestua bashkë me të.



Njeriu që deri më dje konsiderohej si i "paprekshëm" dhe me një pushtet të "pakufizuar", tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit, pas një urdhër- arresti të firmuar nga Gjykata e Tiranës me kërkesën e Njësisë Task-Forcë. Ndaj guvernatorit Fullani rëndon akuza e 'shpërdorimit të detyrës', për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, për të cilën ai rrezikon deri 7 vjet burg. 

Shtrëngimit të prangave nuk u ka shpëtuar as Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, e cila refuzoi dy herë të paraqitej në Komisionin e Ekonomisë, ku u ftua të jepte shpjegime lidhur me skandalin që shpërtheu në Departamentin e Emisionit. 

Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se dy zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore, për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të BSH. Me arrestimin e kreut të BSH-së dhe inspektores Golemi, numri i të dyshuarve shkon në 19 persona, ndërsa ende mbetet mister fakti se ku përfunduan 713 milionët e vjedhura. "Prokuroria po vijon me hetimin e kësaj çështjeje, ku fokusi kryesor vijon të mbetet destinacioni i shumës së vjedhur", - tha Fjorida Ballauri. 

Shkeljet e Fullanit
Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, të filluar në muajin korrik 2014, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të këtij institucioni, për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë. 

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se shtetasi Adrian Fullani, në cilësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili është njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i saj, ka shkelur ligjin si më poshtë:
Së pari: Nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni. Duhet theksuar se ky funksion i munguar duhej të trajtonte drejtpërdrejt administrimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e akteve procedurale për përdorimin e mjeteve financiare. 

Së dyti: Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, si detyrim që buron nga vendimi i Këshillit Mbikëqyrës Nr. 13, datë 22.02.2006. Pra me nisjen e funksionimit të Departamentit të Emisionit, ku ka ndodhur edhe vjedhja, Këshilli Mbikëqyrës duhej të propozonte e miratonte rregulloret përkatëse për funksionimin e këtij departamenti. Nga hetimi ka rezultuar se këto rregullore nuk kanë ekzistuar për një kohë shumë të gjatë, gjë e cila ka sjellë cenimin e parave. 

Së treti: Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë, nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikëqyrës. Ndër to, mund të përmendet zbatimi i politikave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës, për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme për administrimin e procedurave ekzekutive, si dhe për qeverisjen e punëve administrative të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.


Së katërti: Guvernatori është i ngarkuar me mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë, përgjegjësi të cilën, nga analiza e hetimit në kuadër të procedimit penal, rezulton që nuk e ka ushtruar. 

Së pesti: Në kundërshtim me nenin 8 të rregullores "Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë", Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në komisionet e ngritura për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë ka caktuar dy herë të njëjtin person. Ky person, aktualisht është person nën hetim për "shpërdorim detyre", në kuadër të këtij procedimi penal. 

Shkeljet e Golemit

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se shtetasja Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, ka shkelur ligjin si më poshtë:
Së pari: Nuk ka ushtruar auditim konform ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe rregullores së Departamentit të Kontrollit, proces i cili është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Inspektorit të Përgjithshëm. 

Së dyti: Ka vepruar në kundërshtim me kuadrin ligjor përkatës, sa i takon ushtrimit kontroll kontabël të brendshëm, si edhe kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë. Duke mos realizuar kontrolle periodike, nuk i ka dorëzuar Këshillit Mbikëqyrës raporte e rekomandime për llogaritë dhe regjistrat, si dhe për procedurat buxhetore kontabël dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë. 

Së treti: Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë që Departamenti i Kontrollit nuk ka ushtruar auditim financiar periodik në Departamentin e Emisionit për vitet 2012, 2013 dhe 2014, pikërisht në vendin dhe gjatë periudhës kohore ku dyshohet se është kryer vjedhja.

Së katërti: Në bazë të komunikimit shkresor, në kuadër të këtij procedimi penal, rezulton se Inspektori i Përgjithshëm nuk i ka ushtruar funksionet e tij, pasi veç raportit të vitit 2011 dhe projekt-raportit të vitit 2014, nuk ka mbajtur asnjë raport apo audit në Arkën për Veprim dhe në Arkën Stok, pikërisht në arkat ku i dyshuari kryesor për vjedhjen ka deklaruar se ka marrë shumën e madhe të parave.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI - KOMISIONI I LUSTRIMIT, QASJE NË DOSJET E UDB-së DHE TË KOS-it (09.06.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES... 3Fotoreportazh nga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.06.2014)
REPORTAZH I BBC - BUKURIA E MALEVE TË SHARIT (09.05.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS SHEMTUES I KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR (Pjesa IV)Nga FRITZ RADOVANI (09.05.2014)
MAQEDONI - GJUHA SHQIPE SHKOI HUQ, AS NATO, AS ZGJEDHJENga HADI OSMANI (09.05.2014)
ËSHTË E RREZIKSHME KUR REALITETI DEFORMOHET - MOTRAT ISLAMI JANË PUNËSUAR NË DETYRA EDHE MË TË RËNDËSISHMENga HASAN KOSTRECI, Anëtar Bordi i Organizatës 'Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane' (09.04.2014)
SHPELLA E GADIMES - UNIKALE NË LLOJIN E VET (09.04.2014)
ARSIM BAJRAMI DHE KULMI I MJERIMIT POLITIK NË KOSOVËNga AHMET ASANI (09.04.2014)
REAGIM I FONDACIONIT PLAVË-GUCIPSE DEKURAJOHET DIASPORA TË INVESTOJË NË VENDLINDJE (09.04.2014)
STANDARDET E SHTREMBËRUARA TË DYFISHTANga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushatarake-psikologjike (09.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]