E Hënë, 05.20.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE
* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.
Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT

E Premte, 11.14.2014, 08:48am (GMT+1)







Republika Federative socialiste e Jugosllavisë (RFSJ) është një mozaik grupesh  të  ndryshme  etnike,  fetare,  kulturore,  gjuhësore  dhe shpesh kontradiktore, që kanë identitete të veçanta kombëtare dhe që karakterizohen nga rivalitete dhe armiqësi të thella, të rrënjosura në historinë e tyre. Pavarësisht nga deklarimet e kundërta zyrtare, pas gati 40 vjet të sundimit komunist, Jugosllavia mbetet ende një shtet i trazuar nga pikëpamja etnike, me pabarazi strukturore ndëretnike.


Çështja më e ngutshme kombëtare, me të cilën përballet Jugosllavia e pas-Titos, janë trazirat politike në gjirin e shqiptarëve. shqiptarët janë kombësia më e madhe jo-sllave në Jugosllavi dhe që dallohen nga sllavët prej gjuhës, si dhe veçorive të tjera sociale dhe kulturore. Marrëdhëniet e tyre me grupet e tjera etnike, sidomos me serbët, janë karakterizuar nga një armiqësi tradicionale, e rrënjosur thellë në historinë e tyre. sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1981, në rFsJ jetojnë 1,730,000 shqiptarë. shumica  e tyre jetojnë në krahinën socialiste  autonome të kosovës (ksak),  që  është  pjesë  përbërëse  e  republikës  socialiste  të  serbisë. një numër i madh i tyre është përqendruar në pjesë të ndryshme të republikave jugosllave të Malit të Zi dhe Maqedonisë, që janë në kufi me shtetin e tyre amë, shqipërinë.

Shqiptarët janë kombësia më pak e integruar në Jugosllavi. Ata përbëjnë shtresën më të ulët socialekonomike dhe janë grupi etnik më i privuar. Shqiptarët kanë një pushtet të vogël politik dhe e konceptojnë sistemin politik ekzistues sikur është ndërtuar në dëm të tyre dhe si për të sakrifikuar aspiratat e tyre legjitime, kombëtare. Megjithëse ata për nga madhësia përfaqësojnë kombin e katërt etnik në Jugosllavinë socialiste, shqiptarëve u është mohuar e drejta për të pasur republikën e tyre. Përveç kësaj, ata janë të ndarë në tri njësi të ndryshme administrative, me qëllim që të kontrollohen rritja e nacionalizmit shqiptar dhe tendencat separatiste, si dhe për të kënaqur aspiratat nacionaliste të grupeve etnike serbe, malazeze dhe maqedonase.

Vitet e fundit, Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shumicë nga shqiptarët, kanë qenë dëshmitare të një ndërgjegjësimi etnik, i cili ka ardhur duke u theksuar. Të pakënaqur me pozitën e tyre të varësisë dhe me atë që ata e konsiderojnë si një mospërfillje të qëllimshme të të drejtave të tyre kombëtare nga Beogradi, shqiptarët kanë kërkuar ndryshime strukturore, që do të përmirësonin pozitën e përgjithshme të tyre në federatën jugosllave, domethënë ngritjen e krahinës autonome të kosovës në statusin e një republike, që do të përfshinte edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Në pranverë të vitit 1981, shqiptarët zhvilluan demonstrata të mëdha, ku shprehën fuqimisht kërkesat e tyre për autonomi politike. Beogradi në mënyrë të prerë i ka kundërshtuar kërkesat për Kosovën republikë dhe konflikti etnik në kosovë ka arritur në një fazë të rrezikshme politizimi. shqiptarët kanë përqafuar një qëndrim gjithnjë e më shumë militant dhe aty ekziston rreziku i zhvillimit të një përplasjeje serioze, që mund të ketë pasoja të rrezikshme për qëndrueshmërinë e Jugosllavisë.


Sfondi historik

Në qendër të konfliktit etnik në Kosovë qëndron lufta midis serbëve që dëshirojnë të ruajnë pozitën e tyre dominuese dhe ta mbajnë Kosovën brenda juridiksionit të Serbisë dhe shqiptarëve të diskriminuar, që po kundërshtojnë atë që ata e konceptojnë si një rregullim të padrejtë politik. kosova ka shërbyer si mollë sherri midis serbëve dhe shqiptarëve, pasi të dyja palët pretendojnë mbi krahinën mbi baza historike. serbët i bazojnë pretendimet e tyre mbi faktin se kosova ishte pjesë e shtetit mesjetar serb dhe se Patriarkana serbe e kishte selinë e saj në Pejë. Historiografia serbe pretendon se serbët u detyruan të largohen nga Kosova dhe se shqiptarët u vendosën në këto treva gjatë shekujve të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë.1

Shqiptarët, nga ana tjetër, i bazojnë pretendimet e tyre mbi faktin që të parët e tyre, ilirët, banonin në kosovë shumë kohë përpara sllavëve dhe se pavarësisht nga valët e ndryshme të pushtimeve të huaja, ata arritën të ruanin identitetin e tyre etnik.

Historiografia moderne shqiptare e kundërshton argumentin serb se shqiptarët u vendosën fillimisht në Kosovë gjatë shekujve të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, duke mbrojtur pikëpamjen se shqiptarët përfaqësojnë një grup etnik autokton, që përbënte shumicën e popullsisë së Kosovës, që përpara shekullit të shtatëmbëdhjetë.2

Kosova konsiderohet nga shqiptarët si djepi i nacionalizmit të tyre. Lëvizjet e para kombëtare, të organizuara, të shqiptarëve, lidhja e Prizrenit (1878) dhe lidhja e Pejës (1899) u themeluan në Kosovë. Gjatë kryengritjeve të përgjithshme të viteve 1909-1912, shqiptarët e Kosovës luajtën një rol vendimtar në luftën kombëtare që çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.  Por si rezultat i pleksjes së interesave dhe ambicieve të Fuqive të Mëdha, konferenca e ambasadorëve në Londër, e cila njohu pavarësinë e Shqipërisë, më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët, përfshi edhe Kosovën dhe më shumë se një të tretën e kombit shqiptar ia dha Serbisë dhe Malit të Zi. shqiptarët bënë një luftë të gjatë, të armatosur, kundër përfshirjes në atë që më pas u bë Jugosllavi, por pa sukses.

Në Jugosllavinë e paraluftës, shqiptarët nuk njiheshin si një grup etnik i veçantë dhe i nënshtroheshin një politike të qëllimshme për asimilimin me forcë dhe shkombëtarizimin, të dëbimit nga trojet e tyre amtare, persekutimit të egër, si dhe shtypjes së madhe dhe sistematike të të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare.3  shqiptarëve iu mohohej e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre amtare dhe megjithëse banonin në një territor kompakt, ata ishin të ndarë në katër sektorë administrativë.

Qeveria ndiqte politikën e serbizimit, që synonte t'i asimilonte shqiptarët dhe të ndryshonte karakterin kryesisht shqiptar të kosovës dhe të territoreve të tjera shqiptare. shqiptarët detyroheshin të ndryshonin emrat e tyre duke iu shtuar mbaresa të tilla serbe si viç, -iç, -ç. Shqiptarëve iu morën tokat dhe ato ua dhanë banorëve serbë dhe malazezë. është llogaritur se përpara vitit 1941, rreth gjysmë milion shqiptarë u detyruan të emigrojnë nga Jugosllavia dhe në kosovë u vendosën rreth 40 mijë kolonë sllavë.4

PKJ dhe problemi shqiptar


Partia komuniste  Jugosllave (PkJ) e dënonte persekutimin e egër të shqiptarëve dhe e shtroi dy herë çështjen për t'ia kthyer shqipërisë kosovën dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët: në kongresin e saj të katërt, të mbajtur në dresden, në vitin 1928, si dhe në konferencën e saj të pestë, të mbajtur në Zagreb, në vitin 1940.5 Pas pushtimit të Jugosllavisë, në vitin 1941, kosova dhe viset shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë u përfshinë në shqipërinë e pushtuar nga Musolini. ndërkohë  që PkJ nisi organizimin e lëvizjes partizane, ajo e ndryshoi qëndrimin e saj të mëparshëm për t'ia kthyer kosovën shqipërisë. në  marrëveshjet e saj me komunistët kosovarë dhe me Partinë komuniste shqiptare (Pksh), që ishte formuar në nëntor 1941 me ndihmën e komunistëve jugosllavë, PkJ e shmangu mbajtjen e një qëndrimi të qartë lidhur me çështjen e të ardhmes së kosovës. Megjithatë, gjatë luftës, PkJ e njihte të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, përfshi edhe shkëputjen. kjo politikë pasqyrohej në shumë dokumente partiake. dega e Partisë komuniste Jugosllave në kosovë dhe lëvizja partizane ishin të pavarura nga partia dhe nga lëvizja partizane në serbi apo rajonet e tjera dhe kishte lidhje të drejtpërdrejta me komitetin Qendror të PkJ-së deri në fund të luftës.6
PkJ u ndesh me probleme të mëdha në sigurimin e mbështetjes nga masa e shqiptarëve. Me kujtime të freskëta të persekutimit të egër në Jugosllavinë e paraluftës dhe nga frika se mos fitorja e komunistëve do të çonte në ripërfshirjen e kosovës brenda Jugosllavisë, kosovarët në përgjithësi e kundërshtuan lëvizjen partizane jugosllave. Me qëllim që t'i përmirësonte perspektivat e lëvizjes partizane, Miladin Popoviçi, i  dërguari  i  Partisë  komuniste  Jugosllave  pranë  Pksh-së, propozoi që partia në kosovë të futej në juridiksionin e Pksh-së. Gjithsesi, ky propozim u hodh poshtë nga komiteti Qendror i PkJ-së.7

Çështja e kosovës shkaktoi mosmarrëveshje serioze midis PkJ-së, nga njëra anë dhe Pksh-së e komunistëve kosovarë, nga ana tjetër, lidhur me lejimin e bashkimit të kosovës me shqipërinë. në gusht të vitit 1943, Pksh dhe partia nacionaliste shqiptare e Ballit kombëtar nënshkruan Marrëveshjen e Mukjes, e cila mbështeste pretendimet e shqipërisë ndaj kosovës. Megjithatë, nën presionin e fortë të svetozar vukmanoviç tempos, anëtar i komitetit Qendror të PkJ-së, që në atë kohë ishte në shqipëri, Pksh u detyrua të hiqte dorë nga marrëveshja. në një letër dërguar komitetit Qendror të Pksh-së, në fund të vitit 1943, kQ i PkJ-së deklaronte se ngritja e çështjes së bashkimit të kosovës me shqipërinë do të ndihmonte vetëm pushtuesit. në letër theksohej se midis Jugosllavisë "socialiste" dhe shqipërisë kosova "nuk mund të ishte problem" dhe se në Jugosllavinë "e re," "nuk do të kishte vend për shtypjen e pakicave kombëtare shqiptare."8

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë u shtrua edhe në konferencën e parë të këshillit krahinor Popullor të Kosovës, që u mbajt nga 31 dhjetori i vitit 1943 deri më 2 janar 1944, në Bujan, në shqipërinë veriore. kQ i PkJ-së, në një letër të 28 marsit 1944, e hodhi poshtë vendimin e organit më të lartë të lëvizjes partizane në kosovë.9
disa muaj më parë, në një letër dërguar komitetit krahinor të PkJ- së  për  kosovën,  svetozar  vukmanoviç  tempo  shkruante  se  çështja e Kosovës dhe problemi i kufijve të ardhshëm midis Jugosllavisë dhe shqipërisë do të zgjidhet me marrëveshje vëllazërore dhe me bashkëpunimin midis Ushtrisë nacionalçlirimtare të Jugosllavisë dhe këshillit nacionalçlirimtar të shqipërisë mbi bazën e të drejtës së vetëvendosjes së kombeve. Mënyra se si do të ndahen kufijtë do të varet nga zhvillimi i situatës politike në Jugosllavi dhe në shqipëri. Për të tashmen ne nuk duhet të bëjmë deklarata përfundimtare lidhur me këtë çështje.'10

Gjatë fazës së fundit të luftës, komunistët shqiptarë dhe jugosllavë bashkëpunuan ngushtë. Kuadro të partisë nga Shqipëria u dërguan në Kosovë dhe Maqedoni. Me kërkesën e komandës së lartë të Ushtrisë nacionalçlirimtare Jugosllave, në shtator 1944, Pksh ra dakord të dërgonte në kosovë dy divizione të ushtrisë, që kishin mbi 20,000 trupa. njësitë partizane shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm ushtarak, si edhe politik. njësi partizane nga shqipëria luftuan edhe në Maqedoni, ku nën komandën e haxhi lleshit çliruan dibrën, një trevë e banuar kryesisht  me  shqiptarë  dhe  krijuan  aty  këshillat  nacionalçlirimtare. ky veprim i fundit, gjithsesi, e zemëroi PkJ-në. tempoja,  që në atë kohë ndodhej në Maqedoni, i urdhëroi njësitë partizane shqiptare t'ia dorëzonin kontrollin e dibrës partizanëve jugosllavë dhe të tërhiqeshin në shqipëri. ai theksonte se, nëse ishte e domosdoshme, jugosllavët ishin të gatshëm të përdornin forcën për të siguruar kontrollin e dibrës. Pas një shkëmbimi të nxehtë akuzash dhe kundërakuzash nacionaliste, njësitë shqiptare u tërhoqën përfundimisht nga ajo zonë.11

Në fund të vitit 1944, nën pretekstin e shkatërrimit të mbeturinave "të armikut", ushtria jugosllave ndërmori një fushatë masive në trevat shqiptare. si rezultat i saj, në kosovë shpërtheu revolta e hapur. Pikërisht përpara syve të "shokëve të tyre të armëve" nga shqipëria, partizanët jugosllavë kryen krime të pashembullta kundër popullsisë shqiptare. sipas burimeve shqiptare, gjatë fundit të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, në tetovë të Maqedonisë u arrestuan rreth 10,000 shqiptarë, prej të cilëve 1,200 u ekzekutuan. në Mitrovicë u ekzekutuan 2,000 shqiptarë, kurse në Gjilan 1,000. në drenicë, e cila kishte qenë qendra e revoltës shqiptare, divizionet jugosllave masakruan mijëra shqiptarë. sipas njoftimeve, qindra rekrutë shqiptarë u ekzekutuan kur po transportoheshin nga Prizreni për në Bar. Pjesa tjetër prej 1,200 rekrutëve të mbetur me sa duket u ekzekutuan me të mbërritur në Bar, në Malin e Zi. Përveç kësaj, 2,000 rekrutë shqiptarë, kryesisht nga Maqedonia, u mbytën, sipas njoftimeve, me gaz helmues në Goricë, afër Triestes.12

Revolta shqiptare u përhap aq shumë sa në shkurt 1945, qeveria jugosllave shpalli në kosovë gjendjen e jashtëzakonshme. në kongresin e Parë të Partisë komuniste të serbisë, të mbajtur në maj 1945, u pranua zyrtarisht se në kosovë ishin bërë "gabime të rënda". Sjellja e ushtrisë ndaj shqiptarëve u kritikua nga udhëheqësit më të lartë të PkJ-së, përfshi edhe titon, aleksandër rankoviçin dhe Milovan Gjilasin. Në fjalimin e tij në kongres, rankoviçi zbuloi një ngjarje tronditëse. I provokuar nga një roje jugosllave, një ushtar shqiptar e qëlloi dhe e vrau atë. si reprezalje, komandantët në detyrë dëshironin të ekzekutonin 40 shqiptarë. Ushtarët shqiptarë e kundërshtuan këtë vendim arbitrar, ndërkohë që ushtarët jugosllavë hapën zjarr duke vrarë 300 shqiptarë. në një incident tjetër, rankoviçi zbuloi se 130 ushtarëve shqiptarë iu shkaktuan vdekjen me gaz helmues.13



Kosova (1945-1966)

Fundi i luftës e gjeti kosovën dhe viset e tjera shqiptare të përfshira përsëri  brenda  Jugosllavisë.  Pavarësisht  nga  premtimet  e  shumta  të bëra nga PkJ gjatë luftës, shqiptarëve iu mohua e drejta e vetëvendosjes dhe e barazisë më grupet e tjera etnike të Jugosllavisë. Për shkak të të ashtuquajturit bashkëpunim të forcave nacionaliste me pushtuesit kundër lëvizjes partizane, autoritetet komuniste i konceptonin shqiptarët si të pabesueshëm nga pikëpamja politike dhe si një kërcënim të mundshëm për stabilitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë.

Rregullimet kushtetuese në lidhje me territoret shqiptare u vendosën në mënyrë arbitrare dhe pa iu referuar popullsisë së atyre trevave. ashtu si në Jugosllavinë e paraluftës, territoret kompakte shqiptare u ndanë përsëri në njësi të ndryshme administrative. krahinat jugperëndimore, që ndodhen në kufi me Shqipërinë, u përfshinë në Republikën e Malit të Zi. Tetova, Dibra dhe vise të tjera juglindore u bënë pjesë e republikës së Maqedonisë. kosova u riemërtua kosava-Metohija (kosmet) dhe u shpall rajon autonom oblast brenda Republikës së Serbisë. Kjo, gjithsesi, nuk do të thotë se kosovarëve iu dha autonomia, por veçse një status special brenda serbisë. kosova madje nuk kishte as një status të njëjtë dhe të drejta si vojvodina, njësia tjetër autonome e serbisë. vojvodina u shpall krahinë autonome, me strukturën e saj qeveritare të ngjashme me atë të një republike, me Gjykatën e lartë, ndërsa organi i saj më i lartë qeveritar ishte asambleja Popullore. ndryshe nga kjo, struktura qeveritare e rajonit autonom të kosovës i ngjante asaj të njësive administrative vendore, ajo nuk kishte gjykatë të lartë, ndërsa organi qeveritar më i lartë ishte këshilli Popullor. ndryshime kishte edhe në përfaqësimet e kosovës dhe vojvodinës në organet federale.14 Për kosovën të gjitha vendimet i merrte Beogradi, madje edhe ato që kishin karakter thjesht vendor. Në këtë mënyrë, autonomia e Kosovës u kufizua kryesisht në fushën e zbatimit të politikës dhe jo në fushën e hartimit të saj.15

Duke ia nënshtruar viset shqiptare një procesi manipulues ndarjeje, regjimi komunist jugosllav i sakrifikoi aspiratat kombëtare të shqiptarëve me qëllim për të kënaqur aspiratat nacionaliste të grupeve të tjera etnike sllave. sipas  Beogradit, ndarja e territoreve shqiptare ishte një gjë e dëshirueshme, pasi e bënte më të lehtë edhe mbajtjen nën kontroll të këtij grupi etnik jo-sllav, si edhe kontrollin ndaj shtimit të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.16

Ideja për t'ia kthyer Kosovën Shqipërisë u hodh poshtë menjëherë, për shkak të kundërshtimeve të rrepta nga serbët. Udhëheqësi i republikës Popullore socialiste të Shqipërisë (RPSSH), Enver Hoxha, ka pretenduar se gjatë bisedimeve zyrtare, të zhvilluara në korrik 1946, Titoja i tha atij se "Kosova dhe viset e tjera, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe ne do t'ua kthejmë, por jo tani, sepse reaksioni serbomadh nuk do ta pranonte aktualisht një gjë të tillë."17

Në krahasim me pozitën e tyre në Jugosllavinë e midis dy luftërave, pozita dhe statusi i shqiptarëve u përmirësua shumë gjatë një periudhe të shkurtër pas vitit 1945. ata njiheshin si grup i veçantë etnik, në kosovë u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe në një farë mase edhe në Maqedoni e Mal të Zi. Por pas prishjes së titos me stalinin, në vitin 1948 dhe aleancës së shqipërisë me Bashkimin sovjetik, shqiptarët iu nënshtruan një politike të sanksionuar qeveritare me persekutim dhe diskriminim, ndërsa të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare shkeleshin në mënyrë sistematike. Pksh, nga ana e vet, spastroi nga gjiri i vet edhe ata komunistë, që patën lidhje të ngushta me Jugosllavinë. Midis tyre shquhej koçi Xoxe, ministër i Brendshëm dhe sekretari  organizativ i Pksh-së, i cili u ekzekutua. shqipëria u bë kritikja më e rreptë e Jugosllavisë brenda bllokut komunist dhe zhvillonte një fushatë të egër propagandistike kundër politikës së brendshme dhe të jashtme të Beogradit, që vazhdoi deri në fund të viteve 1960. Ushtrimi i pushtetit në trevat shqiptare të Jugosllavisë gjendej në duart e serbëve, malazezve dhe maqedonasve, të cilët përdornin mjetet politike që kishin në dispozicion për të ruajtur pozitat e tyre dominuese. shqiptarëve iu ishte dhënë statusi i qytetarëve të klasës së dytë, ndërsa mundësia e tyre për shfrytëzimin e burimeve politike, ekonomike dhe sociale, ishte jashtëzakonisht e kufizuar. Roli i rajonit autonom të Kosovës u pakësua në atë të një njësie administrative. siç ka vënë në dukje një vëzhgues perëndimor, kosova u fut "në varësi koloniale, e qeverisur, e shpërfillur dhe e shfrytëzuar nga qeveria serbe dhe serbët lokalë."18

Shqiptarët iu nënshtruan presioneve të reja të asimilimit dhe shkombëtarizimit. shumica e shkollave në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe Malin e Zi u mbyllën. Gjuhëve serbo-kroate dhe maqedonase iu dha statusi i "˜gjuhëve kombëtare', ndërsa shqiptarëve nuk iu jepej statusi i njëjtë as në kosovë, ku shqiptarët etnikë përbënin shumicën e popullsisë. Zhvillimi kulturor i shqiptarëve u dëmtua rëndë. Masa drastike u morën kundër shtresës së vogël të inteligjencies shqiptare, sidomos kundër mësuesve të gjuhës shqipe dhe historisë, që dyshoheshin se përpiqeshin për të lartësuar vetëdijen kombëtare të shqiptarëve. shfaqja e simboleve kombëtare shqiptare apo përkujtimi i festave kombëtare ishte i ndaluar, ndërsa mësimi i historisë shqiptare, i traditave, letërsisë e madje edhe i folklorit konsiderohej "devijim nacionalist."19

Me qëllim që të arrinin një shkallë më të lartë integrimi të shqiptarëve, autoritetet jugosllave u përpoqën qëllimisht t'i formonin ata si një komb i veçantë dhe i dallueshëm nga bashkëkombësit e tyre në Shqipëri, megjithëse shqiptarët nga të dyja anët e kufirit përbënin një komb të vetëm. shqiptarëve  në Jugosllavi iu drejtoheshin Å¡iptari, kurse bashkëkombësve të tyre në
RPSSh, Albanci. Autoritetet përfituan dhe i ekzagjeruan ndryshimet gjuhësore mes kosovarëve, që përdornin dialektin gegërisht dhe shqiptarëve në RPSSh, që u nxitën nga regjimi i hoxhës të përdorin dialektin toskërisht. Përpjekjet për krijimin e një gjuhe shqipe të standardizuar u kundërshtuan. autoritetet jugosllave shpreheshin se shqiptarët në RFSJ, të cilët nuk kishin kontakte me shtetin e tyre amë, po shoqërizoheshin në sistemin e "vetadministrimit" dhe me frymën e "bashkim-vëllazerimit," ndaj edhe do të krijonin përfundimisht një  vetëdije  të  re  kombëtare.  Megjithatë,  përpjekjet  e  Beogradit  për të krijuar një entitet të veçantë etno-kombëtar shqiptar në Jugosllavi ushqyen vetëm zemërimin e shqiptarëve dhe e frenuan integrimin e tyre në rrjedhën kryesore jugosllave.

Politikat  shtypëse  të  autoriteteve  jugosllave  ndaj  shqiptarëve  u çuan në ekstrem nga Aleksandër Rankoviçi, që në atë kohë ishte kreu i sigurimit dhe Zëvendëspresident i Jugosllavisë. nën pretekstin e luftës kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, sigurimi ndërmori një fushatë frikësimi kundër shqiptarëve. Zyrtarët e sigurimit ndërhynin në  të  gjitha  aspektet  e  jetës  dhe  mbanin  rreth  120,000  dosje  sekrete për shqiptarët e dyshuar.20  në  shumë raste e kryesisht gjatë fushatës për  "mbledhjen  e  armëve",  në  vitin  1956,  sigurimi  përdori  dhunën dhe terrorin, përfshi edhe vrasjen e shumë shqiptarëve të dyshuar për veprimtari nacionaliste.21  Pjesëtarët e sigurimit edhe këtu, ashtu si dhe gjetkë, kryenin edhe shkelje të rënda të ligjit. Gjatë një gjyqi të fshehtë në korrik 1956, një grup kosovarësh të shquar u dënuan me burgim nga dy deri në 12 vjet "për akte kriminale kundër popullit dhe shtetit." Nga një hetim i mëvonshëm doli se gjyqi ishte montuar nga njerëzit e sigurimit, që përdorën dëshmitarë të rremë, si dhe "˜metoda drastike të torturës, mashtrimit, shantazhit dhe fabrikimin e provave me qëllim për të ngritur akuza false'.22   Sigurimi  ushtronte presion ndaj shqiptarëve edhe për të emigruar. nga viti 1953 deri në vitin 1957 emigruan rreth 195,000 shqiptarë, shumica e të cilëve nga kosova dhe Maqedonia. aty nga viti 1966, numri i shqiptarëve, të detyruar për të ikur nga Jugosllavia arriti në 230,000.23

Shqiptarët diskriminoheshin edhe në rrafshin ekonomik. autoritetet jugosllave nuk i dhanë asnjë përparësi zhvillimit të kosovës dhe viseve të tjera, të banuara nga shqiptarët, ku binte në sy prapambetja ekonomike. Motivet që impononin një qëndrim të tillë duket se kishin karakter politik. Kontributi i shqiptarëve për fitoren e komunistëve konsiderohej minimal dhe Beogradi nuk shihte ndonjë ngutje për t'i dhënë ndihmë kosovës. Për më tepër, pas prishjes me bllokun sovjetik dhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Tiranës, viset në kufi me Shqipërinë konsideroheshin si vende mjaft të cenueshme për zbatimin e projekteve industriale.24

Megjithëse dukej qartë që kosova ishte rajoni më i pazhvilluar i Jugosllavisë, deri nga fundi i viteve 1950 ajo nuk renditej si e tillë dhe nuk kishte të drejtë për fonde të veçanta zhvillimi. Pas vitit 1958, qeveria federale dha ndihmë, por ajo ishte e pamjaftueshme për të shpejtuar zhvillimin e rajonit. investimet për frymë në kosovë ishin shumë poshtë mesatares jugosllave. kështu, gjatë periudhës 1947-1956, investimet totale për frymë ishin 36 për qind e mesatares jugosllave, kurse gjatë viteve 1957-1965, 59.1 për qind.25  vendimet mbi politikën ekonomike të kosovës, që merreshin në Beograd, motivoheshin politikisht dhe si rezultat, rajoni nuk krijoi dot një ekonomi të larmishme.

Meqenëse rajoni ishte relativisht i pasur me rezerva minerare, investimet u përqendruan kryesisht në industrinë nxjerrëse,26 duke e bërë kosovën kryesisht një furnizuese të lëndëve të para për rajonet më të pasura të Jugosllavisë. Qeveria federale nuk ishte e gatshme të bënte investime për industrinë më pak fitimprurëse të pasurimit dhe përpunimit.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1961, kosova kishte një popullsi prej 963,000 banorë, prej të cilëve 646,631 ose 67.1 për qind ishin shqiptarë,
227,016 ose 23.5 për qind serbë, 37,588 ose 3.9 për qind malazezë, 25,764 apo 2.7 për qind turq dhe 26,989 ose 2.8 për qind të tjerë.27  Megjithëse përfaqësonin shumicën e popullsisë, shqiptarët ishin në një situatë të pafavorshme. ashtu si në të gjitha sferat e tjera, edhe në fushën ekonomike, serbët dhe malazezët kishin pozitat më të rëndësishme. në vitin 1958, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik, vetëm 44 për qind ishin shqiptarë. në vitin 1966, nga numri i përgjithshëm i njerëzve të punësuar në sektorin publik, 44.7 për qind ishin serbë dhe malazezë dhe 51.1 për qind shqiptarë.28 trajnimi i kuadrove profesioniste shqiptare lihej qëllimisht pas dore dhe një numri të vogël, nga ata që ishin trajnuar, iu ishin dhënë poste me përgjegjësi. Problemet ekonomike plekseshin me nivelin e lartë të lindjeve mes shqiptarëve, gjë që e pengonte rritjen e ngadalshme të të ardhurave kombëtare për frymë.

Rigjallërimi i nacionalizmit shqiptar

Shkarkimi i Aleksandër Rankoviçit në Plenumin e lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë (lkJ), në Brione, në vitin 1966 dhe shpërbërja e policisë së fshehtë, të drejtuar nga serbët në kosovë,  shënuan një pikë kthese në luftën e shqiptarëve për barazi. Persekutimi sistematik i shqiptarëve diskutohej dhe dënohej hapur në forumet zyrtare. Madje edhe titoja pohonte se "elementët dogmatikë", domethënë rankoviçi dhe mbështetësit e tij, kishin ushtruar "një kontroll të rreptë" mbi kosovën, se interesat e shqiptarëve ishin nëpërkëmbur dhe se kundër tyre ishin kryer "veprime burokratike arbitrare dhe të palejueshme."29

Shqiptarët përfituan nga euforia e periudhës pas rënies së Rankoviçit për të kërkuar njohjen e plotë të të drejtave të tyre kombëtare, një autonomi më të madhe, të drejta për hartimin e politikës dhe marrjen e përgjegjësive për kosovën. ata iu bënë thirrje autoriteteve qendrore të hidhnin hapa konkrete për të korrigjuar gabimet në ndarjen e pushtetit, pasurisë, si dhe krijimin e mundësive në kosovë. Gjatë viteve 1967-1968 mori vrull edhe kërkesa për t'i dhënë kosovës statusin e republikës, ashtu si gjashtë republikat e tjera të rFsJ-së. në një sesion të lidhjes socialiste të Punëtorëve të serbisë, në prill 1968, Mehmet hoxha, një hero i njohur i luftës partizane nga kosova, bëri një pyetje që shqiptarët e konsideronin shumë legjitime: "Përse 370,000 malazezë kanë republikën e tyre, kurse 1.2 milion shqiptarë nuk kanë madje as edhe autonomi të plotë?"30

Në sesionin e komitetit krahinor të lidhjes komuniste serbe  për kosovën, në shtator 1968, një grup intelektualësh shqiptarë kërkuan publikisht që grupit etnik shqiptar t'i njihej e drejta e vetëvendosjes dhe kosovës t'i jepej statusi i republikës. ata këmbëngulnin se vetëm me krijimin e një republike të veçantë, shqiptarët mund të arrinin barazinë me grupet e tjera etnike të Jugosllavisë. kjo pikëpamje u mbështet edhe nga rezhak shala, prokurori i krahinës.

Serbët dhe malazezët i shihnin me skepticizëm dhe me frikë kërkesat e shqiptarëve për ndryshimin e status quo-së në kosovë. ata këmbëngulnin në legjitimitetin dhe ruajtjen e gjendjes ekzistuese, duke argumentuar se çështja kombëtare "ishte zgjidhur."31 Në nëntor 1968, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës shpërthyen demonstratat. autoriteteve të Prishtinës iu paraqit një listë me kërkesa ekonomike dhe politike, ku kërkohej përmirësimi i statusit të shqiptarëve, i gjendjes ekonomike dhe kulturore, si dhe njohja e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare. demonstruesit kërkuan krijimin e republikës së kosovës, themelimin e një universiteti të pavarur shqiptar, statusin e njëjtë për gjuhën shqipe dhe serbo-kroate, më shumë vende pune për shqiptarët, si dhe heqjen e sekretarit të komitetit krahinor të partisë, veli deva, i cili në sytë e shqiptarëve ishte i kompromentuar gjatë periudhës së rankoviçit.32  Aty nga fundi i dhjetorit, me demonstratat u bashkuan edhe shqiptarët e Maqedonisë, që kërkonin përfshirjen e viseve shqiptare të Maqedonisë në republikën e kosovës. autoritetet qendrore përdorën forcën për të shtypur demonstratat. shumë shqiptarë u dënuan dhe disa prej tyre u dënuan me shumë vite burg.

Në shkurt 1969, Plenumi i 12-të i komitetit Qendror të lkJ-së e hodhi poshtë kërkesën që kosovës t'i jepej statusi i republikës, duke u shprehur se një hap i tillë do të ...çonte përfundimisht dhe në mënyrë të pashmangshme në lindjen e problemit të ndryshimeve territoriale. kjo do të çonte jo vetëm në një keqësim të qëllimshëm dhe të madh të marrëdhënieve midis kombeve dhe kombësive, në lidhje me çështjen e kufijve shtetërorë, por do t'i ndërlikonte edhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare, si dhe do të përbënte një rrezik konstant për luftë.33

Sipas ilija Jukiçit, titoja mendonte t'i jepte kosovës statusin e republikës, por hoqi dorë nga kjo ide për shkak të kundërshtimit nga serbia.34  Ky pretendim  mbështetet  nga  një  funksionar  shqiptar  nga kosova, ramadan Marmullaku, i cili pohon se kosova "mbeti pjesë e republikës së serbisë për të kënaqur kërkesat e udhëheqësve serbë."35

Me qëllim që t'i qetësonte shqiptarët, Beogradi bëri hapa konkretë me anën e ndryshimeve kushtetuese të viteve 1969 dhe 1971, si dhe më pas, me kushtetutën e vitit 1974, për t'i dhënë kosovës më shumë autonomi. krahina u riemërtua si krahina socialiste autonome e kosovës (ksak). U miratua ligji kushtetues, që e njihte krahinën autonome si "element përbërës" të federatës jugosllave dhe kosovës iu dhanë të drejta të konsiderueshme për hartimin e politikës. U krijua Gjykata e lartë e krahinës, u njoh barazia e gjuhëve shqipe, serbo-kroate dhe turke, si dhe e drejta për të shfaqur simbolet kombëtare, përfshi edhe flamurin kombëtar shqiptar. në nëntor 1969, në Prishtinë u themelua edhe universiteti shqiptar.

Autoritetet morën masa për të ngushtuar pabarazitë ekstreme etnike në të gjitha sferat e jetës në kosovë, duke kontribuar në këtë mënyrë në ngritjen e pozitës së përgjithshme të shqiptarëve. Shqiptarët filluan të luajnë një rol më të madh në punët e përditshme dhe u lejuan të kishin një pozitë më të lartë në fushën ekonomike, kulturore, politike dhe administrative. Gjithsesi, pozita e shqiptarëve jashtë kosovës u përmirësua vetëm pak. autoritetet e Malit të Zi dhe të Maqedonisë e kishin të zorshme t'u  krijonin  shqiptarëve  mundësi  të  barabarta  ekonomike,  kulturore dhe politike. shumë pak shqiptarë u caktuan në poste të larta partiake, qeveritare dhe administrative. në të dyja republikat, por sidomos në Maqedoni, shqiptarët vazhdonin të ishin një pakicë e shtypur.

Fundi i viteve 1960 dhe fillimi i viteve 1970 shënoi një rigjallërim të identifikimit kombëtar shqiptar. Në periudhën liberale të pas-Rankoviçit u nxit edhe zhvillimi kulturor i shqiptarëve. Përmirësimi i marrëdhënieve midis rFsJ-së dhe rPssh-së, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, çoi në vendosjen e kontakteve midis Prishtinës dhe tiranës.  Beogradi i caktoi kosovës rolin e "ndërtimit të urave" me shqipërinë, një rol që kosovarët ishin më se të gatshëm për ta luajtur. Bashkëpunimi kulturor midis universiteteve të tiranës dhe Prishtinës lulëzoi. tekste shqiptare dhe materiale të tjera arsimore importoheshin nga RPSSH dhe profesorët e Universitetit të Tiranës filluan të jepnin leksione në Universitetin e kosovës. kontaktet me shqipërinë dhe kontakti me një numër gjithnjë e më të madh botimesh në gjuhën shqipe, me radion dhe televizionin, i përforcuan lidhjet tradicionale midis shqiptarëve, i thelluan ndjenjat e tyre të përkatësisë dhe e forcuan vetëdijen e tyre etnike.

Inteligjencia e re shqiptare, që ishte tjetërsuar dhe persekutuar gjatë periudhës së rankoviçit, ishte e etur për të zbuluar historinë e kombit shqiptar dhe luante një rol vital në mobilizimin e shqiptarëve, si një grup etnik i vetëdijshëm dhe i sigurt në vetvete. si hap të parë në kërkimet e tyre për identitetin, me anën e studimit të gjuhës shqipe, të historisë dhe traditave, kosovarët theksonin unitetin historik të kombit dhe riafirmonin trashëgiminë e tij kulturore. Një hap i madh u bë në vitin 1968, kur shqiptarët në Jugosllavi vendosën të përdornin gjuhën letrare, standarde, shqipe.

Zbulimi i historisë dhe i letërsisë kombëtare nga kosovarët, si dhe i rolit të madh që kishin luajtur të parët e tyre gjatë luftës për pavarësinë e shqipërisë, e ndryshoi perceptimin e tyre për veten, fuqizoi autoritetin dhe vetëdijen e tyre kombëtare. ai shërbeu edhe si një katalizator për intensifikimin e mbrojtjes së kosovarëve nga pretendimet nacionaliste serbe.36

Konflikti etnik midis shqiptarëve, nga njëra anë dhe serbëve e malazezëve, nga ana tjetër, u bë më i dukshëm gjatë viteve shtatëdhjetë, kur vetafirmimi kombëtar i shqiptarëve u intensifikua shumë. Serbët dhe malazezët, që ndiheshin të kërcënuar në një mjedis të ri, ankoheshin se qeveria federale iu kishte dhënë shqiptarëve "˜shumë koncesione'. rritja e shpejtë e popullsisë shqiptare në kosovë duket se ka shkaktuar alarm të madh midis serbëve. sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1971, kosova kishte një popullsi prej 1,243,693 banorësh, prej të cilave 916,168 ose 73.6 për qind ishin shqiptarë, 228,264 apo 18.3 për qind serbë dhe 31,555 ose 2.5 për qind malazezë.37

Tensionet etnike në kosovë po acaroheshin edhe nga problemet serioze ekonomike. Megjithëse kosova pësoi transformime shoqërore dhe  ekonomike,  si  dhe  mori  ndihma  në  rritje  nga  qeveria  federale, ajo mbeti krahina më pak e zhvilluar. Pavarësisht nga premtimet për ngushtimin e hendekut midis kosovës dhe viseve të tjera, sistemi politik krijonte pabarazi të mëdha. serbët dhe malazezët, që përfaqësonin më pak se një të tretën e popullsisë së përgjithshme të kosovës, ishin ende të mbi-përfaqësuar në administratë, në organet e partisë dhe ato qeveritare, kishin vende punë të paguara më mirë dhe gëzonin një standard më të lartë jetese se sa shqiptarët. këta të fundit ndiheshin ende në një pozitë të pafavorshme dhe të varur. në vitin 1971, kosova kishte 13,956 nëpunës, prej të cilëve 43.5 për qind ishin serbë, 10.4 për qind malazezë, 40.1 për qind shqiptarë dhe 0.5 për qind të tjerë.38  Gjatë periudhës 1966-1976, struktura kombëtare e popullsisë së punësuar vazhdonte të ishte e pafavorshme për shqiptarët.

Gjatë periudhës 1947-1978, niveli i rritjes së produktit shoqëror të kosovës ishte më shumë se 50 për qind poshtë mesatares jugosllave. ndërsa në vitin 1947 produkti shoqëror i kosovës arrinte deri në 49.3 për qind të mesatares jugosllave, në vitin 1978 ai kishte rënë poshtë 30 për qindëshit. kosovarët kishin standardin më të ulët të jetesës në Jugosllavi. të ardhurat vjetore për frymë në kosovë, në vitin 1979, arrinin në 795 dollarë, krahasuar me 2,365 dollarë për Jugosllavinë në tërësi dhe 5,315 dollarë në slloveni.39  Për shkak të vështirësive ekonomike dhe të atyre që ata i konceptonin si mundësi të pamjaftueshme dhe si mohim të të drejtave të plota kombëtare, mijëra shqiptarë nga kosova, nga Maqedonia dhe Mali i Zi, emigruan jashtë shtetit. disa u vendosën në shtetet e Bashkuara. të tjerë gjetën punë të përkohshme në europën Perëndimore. në vitin 1979, më shumë se 32,000 kosovarë ishin të punësuar përkohësisht në europën Perëndimore, kurse rreth 40,000 të tjerë kishin shkuar për të gjetur punë në pjesë të tjera të Jugosllavisë.40 kosova kishte papunësinë më të madhe në Jugosllavi. në  vitin 1981 ajo kishte 71,146 të papunë.

Por kjo shifër bazohet në statistikat zyrtare mbi personat e regjistruar në zyrat e punës dhe është çorientuese, sepse një numër i madh të papunësh nuk shqetësoheshin për t'u regjistruar. në një revistë të rëndësishme të Beogradit spekulohej se numri i të papunëve në kosovë mund të ishte rreth 200,000.41

Në shumë drejtime, kosova mund të përshkruhet si "Bota e tretë" e Jugosllavisë. Zhvillimi i saj i vogël mund të shpjegohet pjesërisht me prapambetjen e madhe që ka trashëguar. Megjithatë, arsyeja kryesore pse kosova mbetet vazhdimisht prapa është mungesa e investimeve të mjaftueshme. siç u theksua edhe më herët, zhvillimi i kosovës deri në vitet 1950 ishte lënë pas dore. vetëm në fund të viteve 1960 dhe 1970, kosova pati një trajtim të veçantë dhe iu dha një ndihmë e madhe. Megjithatë, vëllimi i investimeve ishte poshtë mesatares jugosllave. Gjatë mesit të viteve 1970, investimet në kosovë u shtuan me një ritëm vjetor prej 6.2 për qind, që është 43 për qind më pak se ajo e vendit në tërësi dhe 76 për qind poshtë asaj që ishte planifikuar.42

Kosova është  relativisht  e  pasur  me  burime  minerare,  të  tilla  si linjiti, plumbi, qymyri, zinku, mineral hekur-nikeli, argjend, boksite dhe magnez. llogaritet se rezervat e përgjithshme të linjitit janë 10 miliard ton dhe përfaqësojnë 30 për qind të potencialit të përgjithshëm energjetik të Jugosllavisë.43 investimet janë kanalizuar pothuajse vetëm në industrinë nxjerrëse.  ashtu  siç  ka  theksuar  ish-kryetari  i  komitetit krahinor të lidhjes komuniste të kosovës, Mahmut Bakalli, vendimi për të investuar dhe për të shfrytëzuar pasuritë minerale të kosovës motivohej kryesisht nga nevojat e shtetit në tërësi.44 industria përpunuese dhe bujqësia u lanë pas dore dhe kosovarët e kanë kundërshtuar këtë strategji investimesh. ata e shohin krahinën e tyre sikur po përdoret si një furnizuese me lëndë të para për pjesët e tjera të rFsJ-së, një perceptim që bën të lindin akuza për shfrytëzim ekonomik. vitet e fundit, rreth 70 për qind e pasurive të Kosovës u investuan në dy kombinate të mëdha minerare Trepçë dhe obiliq.45

Përveç pjesës së tyre nga Fondi Federal i Zhvillimit, republikat dhe krahina e vojvodinës kanë ngurruar për ta ndihmuar kosovën që të zhvillojë industrinë e vet përpunuese dhe bujqësinë, megjithëse ishte rënë dakord që gjatë periudhës 1976-1980, ato do të financonin ndërtimin e të paktën një prej projekteve ekonomike në kosovë. Megjithatë, marrëveshja nuk u vu në jetë.46

Gjatë dekadës së fundit, lëvizja për kosovën republikë mori vrull. ajo pati mbështetje nga masat e gjera, sidomos nga studentët dhe intelektualët, pavarësisht nga arrestimet e shpeshta dhe burgosjen e udhëheqësve dhe aktivistëve kryesorë. ndjenja panshqiptare u shfaqën edhe në Malin e Zi, Maqedoni dhe në rajonin jugor të serbisë, ku sipas regjistrimit të popullsisë, në vitin 1971, jetonin 65,000 shqiptarë. studentët nga këto vise, sidomos ata që studionin në Universitetin e kosovës, u bënë propagandistë të idesë së bashkimit të viseve shqiptare me kosovën dhe ngritjen e statusit të saj në atë të republikës. shqiptarët i shprehën kërkesat e tyre me demonstrata, bojkote të shkollave, refuzimin për të komunikuar përveç se në shqip, lënien e punës, shkrimet e fshehta, përpjekjet për të prishur sistemin politik, etj.

Në fund të vitit 1974, në Prishtinë shpërthyen demonstratat dhe sipas një burimi perëndimor, mbi 100 vetë u arrestuan.47  në shkurt të vitit 1976 u njoftua se 19 kosovarë, përfshi edhe shkrimtarin e njohur adem demaçi, u dënuan deri në pesëmbëdhjetë vjet me punë të detyruar. ata u akuzuan për krijimin e "lëvizjes së Çlirimit kombëtar të kosovës", me synim bashkimin e viseve shqiptare të Jugosllavisë me rPssh-në.48  sipas sekretarit të Punëve të Brendshme, Franjo herljeviç, midis viteve 1974-1981, shërbimet e sigurimit të shtetit identifikuan 618 shqiptarë, që vepronin "në mënyrë të organizuar nga pozita nacionaliste, irredentiste." tetëdhjetë e nëntë shqiptarë u dënuan me burgim, nga një deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përveç kësaj, nëpër gjykata u ngritën padi kundër 503 shqiptarëve, "të cilët kanë bërë deklarata publike nga pozita të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar." Për të njëjtën veprimtari, jashtë kosovës dhe kryesisht në Maqedoni, u ndoqën penalisht 39 shqiptarë dhe 76 të tjerë u dënuan nga gjykatat. Gjatë së njëjtës periudhë, thuhet se u zbuluan 13 organizata ilegale.49

Ndërsa tensionet etnike shtoheshin dhe hendeku midis kosovës dhe pjesëve të tjera të Jugosllavisë thellohej, kosovarët filluan të argumentojnë publikisht se çështja kombëtare, të paktën kur flitej për shqiptarët, nuk ishte zgjidhur dhe se barazia ekonomike ishte një parakusht për barazinë kombëtare.50   në një artikull të botuar në vitin 1980, Mahmut Bakalli shprehej se ...financime të tjera duhen bërë kudo në vendin tonë, ku jetojnë shqiptarët, për të gjetur zgjidhje akoma më të mira për problemet e tyre reale dhe për të mbështetur vazhdimisht të drejtat e tyre të barabarta.51

Ai bënte thirrje për një zhvillim më të shpejtë të zonave të banuara me shqiptarë, për një punësim më konstant të shqiptarëve, për një përfaqësim më efektiv të tyre në qeverisjen vendore, krahinore, republikane dhe federale, si dhe për përgatitjen e një numri më të madh kuadrosh  shqiptare.  duke  përmendur  qartë  pozitën  e  pafavorshme të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Malin e Zi, ai bënte thirrje për një vlerësim të mëtejshëm të gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj në shkrimet zyrtare, zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe lirinë e shqiptarëve, si dhe të pjesëtarëve të kombësive të tjera, për të përdorur simbolet e tyre kombëtare.52

Ngjarjet e pranverës 1981

Kërkesa  e  shqiptarëve  për  autonomi  politike  arriti  kulmin  e  saj në pranverë 1981, kur në kosovë shpërthyen revolta të përgjithshme. Trazirat filluan më 11 mars, në qendrën studentore të Universitetit të kosovës dhe me sa duket u nxitën nga ankesat e studentëve lidhur me kushtet e këqija të jetesës. Më 25 dhe 26 mars shpërthyen demonstrata në Prizren, Prishtinë dhe obiliq. aty nga 3 prilli ato u përhapën në të gjithë krahinën.53 demonstruesit kërkonin përmirësimin e kushteve ekonomike të krahinës, lirinë e shtypit, të drejta të barabarta me grupet e tjera etnike, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe, çka ishte më e rëndësishme, ngritjen e statusit të Kosovës në atë të një republike të mirëfilltë.

Nën presionin  e  madh  të  serbëve,  autoritetet  qendrore  reaguan ashpër dhe ishin të prirura më shumë për shtypje se sa për kompromis, duke kundërshtuar kërkesën për kosovën republikë dhe duke përdorur forcën për të stabilizuar situatën. revolta u shtyp me tanke dhe trupa të dërguara nga i gjithë vendi, u shpall gjendja e jashtëzakonshme, u ndaluan grumbullimet publike, u vendos shtetrrethimi dhe kosova u izolua nga bota e jashtme.54 Zyrtarisht u njoftua se nëntë veta kishin vdekur dhe më shumë se 250 ishin plagosur.55 Burime të tjera njoftuan se mund të kenë vdekur rreth 1,000 veta.56

Autoritetet filluan ndjekjet e shumta ndaj shqiptarëve. U arrestuan mijëra veta dhe rreth dy mijë prej tyre u dënuan në seanca të shkurtra gjyqësore.57  Më shumë se 300 shqiptarë u dënuan me punë të detyruar nga 1 deri 15 vjet në një sërë gjyqesh sekrete.58  shumica  e tyre ishin studentë, disa nga 16 dhe 17 vjeç, si dhe intelektualë. Një çështje që shkaktoi indinjatë jashtë shtetit lidhej me shkrimtarin Sabit Rustemi dhe kryeredaktorin e revistës letrare Fjala, Sabedin Haliti.

Beogradi mori masa drejt integrimit të mëtejshëm të kosovës dhe shqiptarëve në rrjedhën kryesore jugosllave dhe intensifikoi kontrollin ndaj  krahinës  me  mjete  ushtarake,  policinë  dhe  forcat  e  sigurimit. Pati edhe thirrje për kufizimin e autonomisë së Kosovës dhe për masa drastike ndaj shqiptarëve. në të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare nisën spastrimet. Udhëheqja krahinore, sidomos kryetari dinamik dhe me sa duket popullor i komitetit krahinor të lk-së, Bakalli, u vu nën kritika të rrepta se gjoja e kishte nënvlerësuar rrezikun e nacionalizmit shqiptar, se nuk kishte arritur dot të bënte dallimin midis afirmimit kombëtar dhe nacionalizmit dhe se i kishte tejkaluar parimet kushtetuese, duke i dobësuar lidhjet me serbinë dhe duke vepruar në mënyrë "federaliste", sikur kosova të ishte, në fakt, një republikë.59 Më 5 maj Bakalli u detyrua të jepte dorëheqjen. Po ashtu, u spastruan edhe zyrtarë të tjerë të kosovës, përfshi Xhavit Nimanin, kryetar i Presidencës së Kosovës, Bahri Oruçi, kryetar  i  këshillit  ekzekutiv të  kuvendit të  kosovës, pesë  sekretarë krahinorë dhe rektori i universitetit.

Objektivi kryesor i shtypjes në kosovë u bë përsëri inteligjencia shqiptare, e cila fajësohej për lindjen e nacionalizmit shqiptar, ndërkohë që nisi një fushatë kundër traditave dhe veçorive kulturore shqiptare, që gjoja nxisnin nacionalizmin dhe irredentizmin. veshja e kostumeve kombëtare, të tilla si qeleshet e bardha, u etiketua si një provokim nacionalist, ndërsa këndimi i këngëve patriotike, kombëtare, shqiptare, si një veprim konspirativ dhe antijugosllav. tekstet e historisë, të letërsisë dhe të gjuhës shqipe u diskredituan si "të mbushura me historicizëm dhe romantizëm kombëtar në interpretimin e ngjarjeve dhe personaliteteve historike".60   U theksua se në të ardhmen, fëmijët shqiptarë duhej të mësonin më pak rreth historisë së shqipërisë dhe më shumë rreth historisë së Jugosllavisë, domethënë të sllavëve të jugut. Universiteti i kosovës u cilësua si "një fortesë e nacionalizmit shqiptar" dhe inteligjencia shqiptare u akuzua se mbante një "qëndrim pasiv." Zyrtarët e krahinës u qortuan se lejuan një situatë, ku numri i studentëve dhe i strukturave ishte mjaft i lartë në lidhje me nevojat e kosovës për kuadro të llojeve të ndryshme. ata u kritikuan edhe për bashkëpunimin e ngushtë kulturor me RPSSh- në. në vazhdën e këtyre sulmeve, regjistrimet në Universitetin e kosovës u pakësuan me 19 për qind dhe bashkëpunimi me Universitetin e tiranës u pezullua.

Kundër shqiptarëve filloi një fushatë mediatike, sidomos me botimet nga Beogradi. kjo shkaktoi një reagim të ashpër kundër shqiptarëve, sidomos jashtë kosovës. ky u shoqërua me bojkote dhe kundërshtime për të blerë produkte dhe mallra të tjera konsumi nga shqiptarët, si dhe me vandalizmin ndaj pronës së tyre. në një mbledhje të komitetit komunal të Lidhjes Komuniste në Bar, një zyrtar malazez ngriti çështjen e flamurit shqiptar, duke deklaruar se ekzistonte një pikëpamje mjaft e përhapur se "nuk është nevoja dhe nuk duhet të lejohet që në komunën e Barit dhe në Republikën Socialiste të Malit të Zi të ngrihet flamuri shqiptar, meqenëse një flamur i tillë nuk është simbol i unitetit...."61  në Maqedoni u bënë propozime për të ndryshuar ligjin, që iu lejonte shqiptarëve të drejtë të mbanin flamurin e tyre. Çështja u ngrit edhe në një seancë të Konferencës krahinore të Presidiumit të lidhjes socialiste të Punonjësve të kosovës, që u mbajt në korrik 1981. Mirosllav laziçi, anëtar i presidiumit, kërkoi rishikimin e të drejtës për të mbajtur flamurin kombëtar dhe përdorimin e simboleve të tjera kombëtare. Ai ngriti edhe çështjen nëse flamuri i shqiptarëve në RFSJ duhet të ndryshonte nga flamuri i RPSSH-së. Në një deklaratë të lëshuar më 18 korrik, Presidiumi i konferencës krahinore të lidhjes socialiste të Punonjësve të kosovës shprehej se ai e konsideronte si pa kuptim çështjen e formës dhe mbajtjen e flamurit të shqiptarëve në Jugosllavi dhe se përdorimi i këtij flamuri nuk ishte i nevojshëm.62

Pavarësisht nga trajtimi i egër që iu bë shqiptarëve, trazirat në kosovë kanë vazhduar. në një mbledhje të kQ të lkJ-së, në shtator 1981, një anëtar i komitetit krahinor të lidhjes komuniste të kosovës, sinan hasani, paraqiti një raport të zymtë mbi situatën politike të krahinës. ai foli për një shtim "të veprimtarisë armiqësore", duke vënë në dukje "manifestimet e sabotimit dhe të kërcënimeve për të zhvilluar aksione terroriste subversive".63  në nëntor shpërthyen trazira në Prizren dhe në zonat përreth. kundër 92 shqiptarëve nisën procedurat penale, ku ata përballeshin me dënime deri në 15 vjet.64 në vuçitern dhe në Prishtinë u la puna, ndërsa përpjekje për demonstrata popullore u bënë në disa qytete.65  Po ashtu, u shtuan edhe rastet e sabotimit ekonomik. në disa raste, termocentralet elektrike të kosovës mbetën pa punë dhe furnizimi i tyre me qymyr u ndërpre dhe për këtë gjë u fajësua "armiku".66  Në fillim të vitit 1982, pati trazira të reja në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Më 11 mars, në përvjetorin e parë të demonstratave të vitit 1981, shpërthyen demonstrata të reja në Prishtinë, obiliq, Pejë, suharekë  dhe Podujevë. situata  u acarua edhe si pasojë e ngecjes ekonomike dhe mungesave të mëdha të ushqimeve.

Ngjarjet në kosovë ndikuan drejtpërdrejtë në situatën politike në vise të tjera, të banuara nga shqiptarët. Megjithëse gjendja e shqiptarëve jashtë kosovës ishte përmirësuar pas rënies së rankoviçit, të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare shkeleshin përsëri nga autoritetet, sidomos nga ato të Maqedonisë. sipas  regjistrimit të popullsisë të prillit 1981, Maqedonia kishte një popullsi të përgjithshme prej 1,912,257 banorë, prej të cilëve 377,000 ishin shqiptarë. shqiptarët në atë republikë kishin bërë thirrje të përsëritura për barazinë e gjuhës dhe themelimin e një universiteti shqiptar në tetovë, kërkesa që qeveria e shkupit nuk kishte pranuar t'i shqyrtojë.

Pas trazirave në kosovë, pakënaqësia kombëtare mes shqiptarëve të Maqedonisë arriti përmasa të mëdha. në korrik të vitit 1981, policia dhe njësitë e mbrojtjes territoriale në tetovë u vunë në alarm, pasi ishin shpërndarë fletushka ku shqiptarëve iu bëhej thirrje që të ngriheshin. autoritetet  e shkupit  e konsideruan kërkesën për kosovën republikë, si një kërkesë që drejtohej kundër "integritetit dhe sovranitetit" të Maqedonisë. sekretari i komitetit Qendror të lidhjes komuniste të Maqedonisë, Boro denkov, pohoi se problemi kryesor ideologjik me të cilin përballej Maqedonia ishte "nacionalizmi irredentist shqiptar".67 aty nisi një spastrim masiv, sidomos në fushën kulturore. një numër i madh mësuesish shqiptarë në strugë, kërçovë, kumanovë, dibër dhe gjetkë, u  pezulluan  për  "shfaqjen  e  orientimeve  nacionaliste,  në  përputhje me vijën e irredentizmit të shqipërisë  së madhe".68  një zyrtar i lartë maqedonas pranonte se nuk kishte aq mësues të gjuhës shqipe sa për të zëvendësuar ata që u pezulluan dhe se nxënësve shqiptarë disa lëndë do t'u mësoheshin në maqedonisht.69

Në Malin e Zi, shqiptarët, madje edhe anëtarët e lidhjes komuniste, shprehën solidaritetin me vëllezërit e tyre kosovarë. në Ulqin, manifestimet nacionaliste shqiptare arritën përmasa alarmuese. një seminar për punonjësit e arsimit, i mbajtur në shtator 1981, u kthye me sa duket në "një manifestim të hapur politik të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar." Pas kësaj nisën spastrimet masive. Zyrtarët deklaruan se lidhja komuniste në Ulqin u ndesh "me problemin më serioz të periudhës së pasluftës, sepse nacionalizmi shqiptar ka marrë përmasa të tilla që kanë tronditur situatën e sigurisë."70

Situata në rrethet e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvedjes,   ku jetojnë rreth 55,000 shqiptarë, është cilësuar si "mjaft e vështirë". shumë studentë nga këto rrethe thuhet se kanë marrë pjesë në demonstratat e Kosovës. Shpërndarja e fletushkave me "përmbajtje armiqësore" ka vazhduar dhe zyrtarët janë ankuar se stabiliteti është vështirësuar nga "qëndrimi gojëkyçur i komunistëve e madje, edhe i kuadrove kryesore në këto rrethe."71

Zhvillimet në kosovë kanë pasur një efekt negativ edhe në marrëdhëniet midis tiranës dhe Beogradit. vitet 1970 u karakterizuan nga një bashkëpunim i pashembullt midis shqipërisë dhe Jugosllavisë, sidomos në fushën kulturore dhe ekonomike. të dyja vendet perceptonin rrezikun e përbashkët nga Bashkimi sovjetik dhe e vlerësonin ndërvarësinë e tyre. shqipëria tregoi një përmbajtje të pazakontë ndaj ngjarjeve në kosovë dhe nuk reagoi ndaj arrestimit dhe burgosjes së shumë shqiptarëve. në janar 1980, ndërkohë që Presidenti tito ishte i sëmurë rëndë, shqipëria përsëriti ofertën e saj të mëparshme për t'i ardhur në ndihmë Jugosllavisë në rast të një pushtimi të huaj.72

Komenti i parë zyrtar nga tirana lidhur me zhvillimet në kosovë u bë më 8 prill 1981, kur gazeta e partisë botoi një kryeartikull të gjatë, ku dënonte shtypjen e përgjakshme të revoltave dhe mbështeste kërkesën që kosovës t'i jepej statusi i republikës.73  kryeartikulli kishte kritika të ashpra për Beogradin. Megjithëse në konferencën e tij për shtyp, më 6 prill, stane dolanci, një anëtar i Presidiumit të kQ të lkJ-së e kishte mohuar përfshirjen e tiranës në revoltat e kosovës,74  Jugosllavia lëshoi akuza se shqipëria  kishte nxitur dhe madje kishte përgatitur revoltën me synim aneksimin e kosovës. shqipëria  iu përgjigj duke deklaruar se ajo nuk kishte pretendime territoriale ndaj rFsJ-së dhe e mohoi çdo përfshirje të saj në trazirat e kosovës. Më pas, tirana botoi disa artikuj ku argumentonte çështjen e themelimit të një republike shqiptare brenda federatës jugosllave dhe dënonte shtypjen e egër të shqiptarëve në RFSJ.75 shkëmbimi i akuzave dhe kundërakuzave, të ngjashme me denoncimet midis tiranës dhe Beogradit në vitet 1950 dhe 1960, shkaktoi dëmtime serioze të këtyre marrëdhënieve.

Në raportin e tij në kongresin e 8-të të Partisë së Punës të shqipërisë, të  mbajtur  në  nëntor  1981,  enver  hoxha  deklaroi  se  shqipëria  nuk kishte pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë. Megjithatë, ai përsëriti një  pohim  më  të  hershëm  se  gjatë  bisedimeve  zyrtare,  të  zhvilluara në Beograd në vitin 1946, Presidenti tito kishte premtuar t'ia kthente shqipërisë kosovën. hoxha, për herë të parë mbështeti publikisht kërkesën kosova republikë dhe paralajmëroi Beogradin se nëse ndiqte politikën e tij aktuale  "kundërshtimi i shqiptarëve do të vazhdonte, do të rritej dhe do të bëhej akoma më i mprehtë."76

Beogradi bëri një protestë zyrtare duke e akuzuar Tiranën se po ndërhynte në punët e brendshme të Jugosllavisë.77

Jugosllavët nuk kanë sjellë ndonjë provë të besueshme për të mbështetur  akuzat  e  tyre  kundër  shqipërisë  dhe përzierja  e  tiranës në ngjarjet e kosovës nuk duket të jetë e vërtetë. Që nga afrimi i marrëdhënieve në vitin 1971, shqipëria ka theksuar vazhdimisht interesin e saj për stabilitetin e Jugosllavisë. Qëndrimi i tiranës mbi zhvillimet në kosovë gjatë viteve 1970 tregon se ajo nuk kishte synime për ta shfrytëzuar këtë çështje. arsyeja e kësaj politike ka qenë frika se mungesa e stabilitetit në Jugosllavi mund t'i hapte rrugën një ndërhyrjeje të mundshme sovjetike dhe në këtë mënyrë kërcënohej edhe pavarësia e shqipërisë. duke pasur parasysh dimensionet e mëdha të demonstratave në kosovë dhe metodat e ashpra të përdorura nga autoritetet jugosllave për t'i shtypur ato, shqipëria duket se nuk ka pasur rrugë tjetër, përveç se t'i mbështeste kosovarët ose të rrezikohej të akuzohej se "po tradhtonte vëllezërit e saj."

Mbështetja e kërkesave të kosovarëve nga tirana iu dha një mundësi të mirë jugosllavëve për ta përdorur rPssh-në si "kokë turku" për të larguar vëmendjen e publikut nga shkaqet reale të trazirave në kosovë. Beogradi i ndërpreu të gjitha lidhjet midis kosovës dhe shqipërisë, duke pretenduar se tirana i kishte përdorur këto lidhje për të çuar më tej "synimet nacionaliste." Jugosllavët u përpoqën të përfitojnë avantazhe propagandistike edhe pas vdekjes së kryeministrit të shqipërisë, Mehmet shehu.  Më 18 dhjetor 1981, radio tirana njoftonte se shehu, bashkëpunëtori më i ngushtë i hoxhës  për 28 vjet, kishte vrarë veten "në një moment krize nervore." Për të nuk pati as ceremoni shtetërore varrimi dhe as zi kombëtare. Media jugosllave botoi shkrime se në shqipëri po bëhej një spastrim i madh, se shehu ishte vrarë në një betejë me armë me hoxhën  e madje se edhe hoxha  mund të ishte plagosur ose vrarë.78 Më 13 janar 1982, hoxha u shfaq në kuvendin Popullor dhe caktoi Zëvendëskryeministrin e Parë, Adil Çarçanin, të zinte vendin e kryeministrit Mehmet Shehu.

Vdekja e shehut nuk u shoqërua me ndonjë ndryshim në politikën e shqipërisë ndaj Jugosllavisë. në fjalimin e tij në kuvendin Popullor, kryeministri  i  porsaemëruar,  Adil  Çarçani,  fajësoi  Jugosllavinë  për përkeqësimin e marrëdhënieve titanë-Beograd. ai mbështeti kërkesën që kosova të bëhej republikë. Çarçani shtoi se Shqipëria "nuk ka pasur kurrë pretendime territoriale [ndaj Jugosllavisë dhe] nuk ka kërkuar kurrë rektifikimin e kufijve."79

Duke vlerësuar trazirat në Kosovë, autoritetet jugosllave i minimizuan shkaqet kryesore të revoltës, domethënë shtypjen kombëtare të shqiptarëve në rFsJ, kushtet e këqija ekonomike të krahinës dhe pozitat vazhdimisht të varura të shqiptarëve në Jugosllavi, të cilat pasqyroheshin në diskriminimin lidhur me çështjet e të drejtave politike, si edhe të mirave materiale. Beogradi i ka injoruar problemet, duke i shpjeguar ngjarjet e vitit 1981 si një "kundërrevolucion" të organizuar dhe të zbatuar nga një grusht "nacionalistësh dhe irredentistësh."

Fillimisht, për shpërthimin e trazirave u fajësuan "rrethet e emigrantëve" dhe kur tirana shprehu hapur mbështetjen për kërkesat e demonstruesve, Jugosllavia fajësoi shqipërinë. Më pas, jugosllavët njoftuan për zbulimin e një rrjeti "komitetesh dhe grupesh irredentiste," që vepronin në Kosovë.

Beogradi nuk është treguar dashamirës ndaj thirrjeve të shqiptarëve për autonomi politike, nga frika se shqiptarët, sapo t'iu jepej e drejta për republikën e tyre, do të kërkonin shkëputjen nga RFSJ. autoritetet e kanë minimizuar qëllimisht karakterin shqiptar të kosovës dhe të territoreve të tjera, të banuara kryesisht nga shqiptarët, duke theksuar karakterin "multietnik" të këtyre territoreve. ato kanë mbështetur aktivisht grupet e tjera, të vogla, etnike, të tillë si "myslimanët", kur dihet se shumica e shqiptarëve në Jugosllavi janë myslimanë.80

Që nga revolta e vitit 1981, Beogradi ka ndjekur në kosovë politikën e kulaçit dhe të kërbaçit. Për të stabilizuar situatën, ai është bazuar fuqimisht te policia dhe shtypja ushtarake dhe në të njëjtën kohë, ka bërë edhe disa hapa për ndihmë ekonomike. Platforma politike e miratuar nga kQ i lkJ-së, në fund të nëntorit 1981, parashikon që gjatë periudhës së viteve 1981-1985, pjesa e kosovës nga burimet e fondeve federale do të arrijë deri në 42.5 për qind. Platforma kërkon edhe një ndryshim në politikën e investimeve me qëllim që të krijojë një strukturë ekonomike më  të  shumëllojshme,  duke  e  vënë  theksin  te  industria  përpunuese dhe bujqësia, gjë që do të shtojë prodhimin dhe vendet e punës.81 është llogaritur se gjatë Planit të tanishëm Pesëvjeçar, në kosovë do të zbatohen rreth 110 projekte.82  Megjithatë, asgjë tjetër, përveç autonomisë së plotë politike, nuk duket se mund t'i kënaqë kosovarët.

Qëndrimi i papajtueshëm i Jugosllavisë lidhur me ngritjen e statusit të kosovës nga një krahinë autonome në republikë, krahas serbisë dhe republikave të tjera, mund të ketë pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e vendit. shqiptarët u përfshinë dhe mbahen në Jugosllavi me forcë dhe kundër vullnetit të tyre të shprehur, një fakt, që me sa duket ata nuk mund dhe nuk duan ta harrojnë.  duke iu mohuar shqiptarëve barazinë me grupet e tjera etnike dhe mundësinë për ta arritur atë objektiv me anën e ndryshimeve paqësore, Jugosllavia po i armiqëson ata më shumë. Besnikëria e shqiptarëve ndaj Jugosllavisë, siç i pohoi një korrespondenti të huaj, syrja Pupovci, sekretar i akademisë së arteve dhe të shkencave të kosovës, do të varet nga shkalla e autonomisë që do të gëzojnë shqiptarët.83   Me  shtypjen  e  revoltës  së  vitit  1981,  Beogradi  mund  të ketë triumfuar për një kohë të shkurtër. Megjithatë, taktikat dhe masat shtypëse të qeverisë për të kufizuar autonominë e Kosovës, me kalimin e kohës nuk kanë gjasa të kenë sukses apo të nënshtrojnë lëvizjen për kosovën republikë. një politikë e tillë ka më shumë mundësi të nxitë rritjen e prirjeve  separatiste në gjirin e shqiptarëve dhe të çojë në lindjen e lëvizjeve radikale.

Për brezin e shqiptarëve të pas-luftës së dytë Botërore, rregullimet e tanishme politike kanë pak kuptim dhe ata po kërkojnë reforma që do të përmirësonin statusin e tyre si qytetarë të rFsJ-së dhe si një entitet i veçantë etnik. kërkesa e tyre për një republikë shqiptare brenda federatës jugosllave nuk është as kërkesë jorealiste, as edhe kërkesë ekstreme. shqiptarët i kanë të gjitha tiparet dalluese, të domosdoshme për krijimin e një republike. territoret kompakte, të banuara nga shqiptarët, përfshijnë jo vetëm kosovën, ku ata përbëjnë gati 80 për qind të popullsisë, por edhe territore në Malin e Zi dhe në Maqedoni. shqiptarët dallohen nga grupet e tjera etnike jo vetëm nga gjuha e tyre, por edhe nga karakteristikat e tjera shoqërore dhe kulturore. ata janë më të shumtë në numër se sa malazezët, maqedonasit dhe së shpejti do ta kalojnë edhe numrin e sllovenëve, që të gjithë kanë republikat e tyre, ndërkohë që kosova mbetet pjesë përbërëse e serbisë  dhe shqiptarët janë të shpërndarë nëpër njësi të ndryshme administrative. kjo situatë, krahas varësisë politike dhe perceptimeve mjaft të përhapura për shfrytëzimin ekonomik, vetëm se mund ta shtojnë pakënaqësinë e shqiptarëve.

Shtypja e revoltave dhe metodat e ashpra, të përdorura kundër shqiptarëve, i kanë acaruar problemet dhe iu kanë dhënë një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tendosura midis shqiptarëve dhe serbëve. në qoftë se këto probleme lihen jashtë kontrollit, atëherë mundësia e shpërthimit të dhunës etnike është e madhe. Gjendja mund të ndryshojë vetëm me një qasje realiste ndaj çështjes së kosovës. ashtu siç vihej në dukje në një artikull redaksional të revistës The Economist (3 tetor 1981), "një lëshim, që mund t'i bëhej kosovës tani, mund ta shpëtojë Jugosllavinë nga një shpërthim më i madh më vonë." Ky lëshim nuk do të ishte tjetër veçse që shqiptarëve t'u jepet barazi e plotë me grupet e tjera etnike, duke u njohur të drejtën për të pasur republikën e tyre brenda federatës jugosllave.
--

1 Shih Atanasije Urošević, Kosovo (Beograd, 1965).
2       Hivzi lslami, "Kërkimet Antropogjeografike në Kosovë," Gjurmime Albanologjike: Seria e Shkencave Historike (Prishtinë), i, 1971, f. 115-162 dhe Zef Mirdita, Studime Dardane (Prishtinë: rilindja, 1979).
3       ali hadri, "Pozita dhe gjendja e kosovës në Mbretërinë e Jugosllavisë (1918-1941)," Gjurmime Albanologjike, nr. 2, 1969, f. 163-191 dhe hajredin hoxha, "the socio-eco- nomic and Cultural development of the socialist autonomous Province of kosovo and national equality," në Nations and Nationalities of Yugoslavia (Beograd: Medjunaro- dna Politika, 1974), f. 219-239.


4       Islami, "Kërkimet Antropogjeografike në Kosovë," vepër e cit., f. 138-144; hajredin hoxha, "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër,'' Përparimi  (Prishtinë),  nr. 5,  1970,  f.  432,  dhe  ramadan  Marmullaku,  Albania  and the Albanians (harnden, Conn.: archon Books, 1975), f. 138. në një memorandum paraqitur qeverisë jugosllave, në mars 1937, historiani vaso Çubriloviç e nxiste Beogradin të "˜zgjidhte' problemin kombëtar në kosovë me anën e dëbimit masiv të shqiptarëve. Për këtë qëllim ai sugjeronte krijimin e një "psikoze të përshtatshme" me anën e përdorimit të forcës nga aparati shtetëror, zbatimin pa mëshirë të politikave për t'i hequr qafe, kundërshtimin e njohjes së bëmave në tokën e lashtë, zbatimin e një politike të pamëshirshme për mbledhjen e taksave, të bezdisjeve fetare me anën e keqtrajtimit të klerit dhe shkatërrimit të varrezave të shqiptarëve, shpërndarjes së armëve te kolonistët, nxitjen e trazirave lokale, që pastaj do të shtypen me zjarr dhe me hekur duke djegur fshehurazi fshatrat shqiptare dhe lagjet e qyteteve. shih hakif Bajrami, "shtypja dhe rezistenca e shqiptarëve në kosovë,'' Studime Historike (tiranë), nr. 2, 1981, f. 132-134, dhe dr. v. Çubrilovic, The Expulsion of the Albanians (Memorandum presented to the Yugoslav Government on 7 March 1937, Beogrd, nuk përmendet vendi dhe data e botimit.). Pas luftës, Çubriloviçi u bashkua me lkJ-në dhe punoi si ministër në ministri të ndryshme të qeverisë jugosllave. në vitin 1970 ai ishte drejtor i institutit të Balkanologjisë në Beograd.
5       Paul lendvai,  Eagles in Cobwebs: Nationalism and Communism in the Balkans (new York: doubleday and Company, inc., 1969), f. 225, dhe vuk vunaver; "'the albanian Question' in the Press of the CPY 1919-1939,'' Gjurmime Albanologjike: Seria e Shkencave Historike, i, 1971, f. 81-83.

6       asllan Fazlija, Autonomija e Kosovës dhe Metohisë në Jugosllavinë Socialiste (Prishtinë: rilindja, 1966), f. 38-39 dhe hajredin hoxha, "the Process of self-determination of the albanian nationality during the revolution and the Building of socialism,'' Kosova (Prishtinë), vëll. 2, 1973, f. 68-80.
7       Paul shoup,  Communism and the Yugoslav National Question (new  York: Columbia
University Press, 1968) f. 77.
8       vladimir dedijer, Marrëdhanjet Jugosllavo-Shqiptare 1939-1948 (Beograd: Prosveta,
1949), f. 133-34.

9 Stanoje Aksić, Položaj Autonomnih Pokrajina U Ustavnom Sistemu SFR Jugoslavije (Beograd:
nauçna knjiga, 1967), f. 56; dhe Fazlija, Autonomija e Kosovës . . . , f. 39, 46.
10 Marmullaku, Albania and the Albanians, f. 144. theksimi është shtuar.
11 Plasari, Strategjia dhe taktika . . . , f. 85-88.

12  Zëri i Popullit, 9 shtator 1958 dhe 31 gusht 1966. shih edhe: tahir Zajmi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (Bruksel, 1964), f. 52-88; shoup, Communism and the Yugoslav National Question, f. 104-105; dhe thomas adolph roth, Yugoslav (Socialist) Rule In Practice: A Survey of Developments in the Kosovo Region (tezë Ms e pabotuar, Graduate school of the University of oregon, 1970), f. 39-40.
13 Institut za Istoriju Radničkog Pokreta Srbije, Osnivački Kongres KP Srbije (8-12 Maj 1945) (Beograd, 1972), f. 157-158. lidhur me komentet e delegatëve të tjerë mbi problemet e kosovës shih f. 38-39, 72-83 dhe 213.

14 Fazlija, Autonomija e Kosovës . . . , f. 78-79.
15 roth, Yugoslav (Socialist) Rule in Practice, p. 43.
16  robert r. king, Minorities Under Communism: Nationalities as a Source of Tension Among
Balkan Communist States (Cambridge, Mass.: harvard University Press, 1973), f. 132.
17 Zëri i Popullit, 17 maj 1981.
18 dennison i. rusinow, "the other albania: kosovo 1979," American Universities Field
Staff Reports, nr. 5, 1980, f. 13.

19 ali hadri, "the national and Political development of albanians in Yugoslavia," Klasno i
Nacionalno U Suvremenom Socijalizmu (Zagreb: naÅ¡e teme, 1970), vëll. i, f. 551.
20    Fjalim i veli devës në Å esta sednica Ck sk srbije, Aktivnost Saveza Komunista Srbije
Posle ÄŒetverte Sednice CK SK Jugoslavije (Beograd: sedma sila, 1966), f. 59.
21 shih fjalimin e Xhavit nimanit, po aty, f. 248-249.

27 Fazlija, Autonomija e Kosovës, f. 55.
28 Jedinstvo (Prishtinë), 24 shkurt 1979, f. 8.
29 Fjala e titos në kongresin e 9-të të lkJ, IX Kongres SKJ (Beograd, 1969), f. 11 .

22 Radio Beogradi, në serbo-kroatisht, 1830 GMt, 10 shkurt 1968.
23 Islami, "Kërkimet Antropogjeografike në Kosovë'', vep. e. cit., f. 141.
24 roth, Yugoslav (Socialist) Rule in Practice, f. 92.
25 hadri, "the national and political development of albanians in Yugoslavia,' "˜ vep. e cit.,
f. 540-541.
26  dr. hajredin hoxha, "the socio-economic and cultural development of the socialist
autonomous Province of kosova and national equality,'' në Nations and Nationalities
of Yugoslavia (Beograd: Medjunarodna Politika, 1974), f. 228.

30 Borba, 10 prill 1968.
31 Politika, 18 shtator 1968, f. 6. Radio Beogradi, në serbo-kroatisht, 1830 GMt, 23 shtator 1968
dhe 1830 GMt, 30 shtator 1968.
32 roth, Yugoslav (Socialist) Rule in Practice, f. 55-56; Marmullaku, Albania and the Albanians,
f. 150-151; dhe Peter r. Prifti, Kosovo in Ferment, Monograph no. C/69-15 (Cambridge,
Mass.: Mit Center for international studies, 1969).

33 Radio Beogradi, në serbo-kroatisht, 2100 GMt, 5 shkurt 1969.
34 ilija Jukic, "tito's legacy," Survey, nr. 77 (vjeshtë 1970), f. 100.
35   Marmullaku, Albania and the Albanians, f. 150-151. në  vitin 1981 Marmullaku ishte
drejtor i administratës në sekretariatin Federal të Punëve të Jashtme të rFsJ-së.
36 Vetafirmimi i shqiptarëve i çoi ata në konflikt të hapur me grupet e tjera etnike.

Studiuesit kosovarë u futën në polemika me kolegët e tyre serbë, malazezë dhe maqedonas.

37 NIN, 10 maj 1981, f. 21 .
38  islami, "veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së kosovës sipas kombësisë," vep. e
cit., f. 91.
39 Zdenko antic, "kosovo's socioeconomic development," rad Background report/108
(Yugoslavia), Radio Free Europe Research, 23 prill 1981, f. 2.
40 Rilindja, 1 qershor 1979 dhe 10 dhjetor 1979.
41 NIN, 14 qershor 1981, f. 20.
42 Borba, 1 korrik 1979, f. 4.
43 Po aty, 1800 GMt,19 nëntor 1981.
44 Fjalim i Mahmut Bakallit në sesionin e 15-të të kQ të lkJ-së, Rilindja, 5 dhjetor 1980, f. 4.
45 Politika, 17 shtator 1981, f. 6.

46 Rilindja, 25 august 1981 , p. 7.
47 Reuters, në anglisht, 1624 GMt, 13 janar 1975.
48 Borba, 8 shkurt 1976, f. 7 dhe The New York Times, 26 prill 1976, f. 2.
49 Rilindja, 10 qershor 1981, f. 6-7.

50  islami, "veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së kosovës sipas kombësisë," vep. e cit., f. 94.
51    Mahmut  Bakalli,  "the  self-assertion  of  the  Yugoslav  nationalities  Under  self- Management socialism," Socialist Thought and Practice, nr. 2, shkurt 1980, f. 39.
52 Po aty, 38.
53  Rilindja, 25 prill 1981, f. 1, 4-5 dhe Å ta se Dogadjalo na Kosovo (Beograd: Mala Biblioteka
Politike, 1981), f. 5-18.

54 The Washington Post, 4 prill 1981, f. a17, dhe Suddeutsche Zeitung, 6 prill 1981.
55 Rilindja, 25 prill 1981 , f. 4.
56 Kurier (vienna), 17 prill 1981, f. 5, cituar nga ATSH, në anglisht, 1700 GMt, 27 prill 1981
dhe The Evening Standard, 21 prill 1981.
57 Reuters, 2 gusht 1981.
58 The New York Times, 19 tetor 1981, f. a4.
59  Platforma politike mbi Kosovën miratuar nga KQ i LKJ në sesionin e saj të 22-të,  Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1657 GMt, 24 nëntor 1981; raporti i komisionit hetimor ndaj Mahmut Bakallit,  Rilindja, 26 shtator 1981, f. 11-12 dhe Dr. Fuad Muhič: "the dead-end streets of history," Svijet (sarajevo), 22 qershor 1981, f. 14-15.

60 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 0837 GMt, 5 maj 1981.
61 Politika, 23 maj 1981, f. 6.

62     Rilindja, 18 dhe 19 korrik 1981.
63     Po aty, 18 shtator 1981, f. 5-6.
64     Borba, 20 nëntor 1981, f. 5 dhe Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 0705 GMt,
3 janar 1982.
65 Po aty, 16 nëntor 1981, f. 5 dhe Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1800
GMt, 12 nëntor 1981.
66 Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1800 GMt, 24 nëntor 1981.
67 Po aty, 1533 GMt, 25 qershor 1981.
68 Po aty, 1325 GMt, 21 nëntor 1981.
69 Ilustrovana Politika, 29 shtator 1981, f. 14-15.
70 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1532 GMt, 10 dhjetor 1981.
71 Borba, 19 qershor 1981, f. 5 dhe 25 gusht 1981, f. 3; si dhe Radio Beogradi në serbo-kroatisht,
1400 GMt, 12 nëntor 1981.

72 Zëri i Popullit, 19 janar 1980, f. 4.
73 Po aty, 8 prill 1981.
74 Vjesnik, 7 prill 1981.
75 Zëri i Popullit, 23 prill, 17 maj, 5, 9, 11 qershor dhe 12 shtator 1981.
76 Po aty, 2 nëntor 1981.

77 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1532 GMt, 4 dhjetor 1981.
78  NIN, 27 dhjetor 1981, f. 52-54 dhe 3 janar 1982, f. 52-53; Novosti, 13 janar 1982; Rilindja,
14 janar 1982 dhe Borba, 14 janar1982.

79 Zëri i Popullit, 16 janar 1982.
80   C. n.  o.  Bartelt, "the  turkish  Minority in the socialist  autonomous  Province of
kosovo," Coexistence, vëll. 17, nr. 2 (tetor 1980), f. 193-197.
81 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1657 GMt, 24 nëntor 1981.

82 Politika, 27 janar 1982, f. 9.
83 La Stampa (Turin), 5 korrik 1981, f. 5.

ELEZ BIBERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...PKSH E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË...Nga FRITZ RADOVANI (11.13.2014)
TAKIMI RAMA-VUÇIÇ, ZOR SE MUND TË JESH ENTUZIASTNga FATOS LUBONJA (11.13.2014)
Një ditë në PrishtinëSHIKIM I VARUR NË DEGË LISIReportazh nga AGIM GASHI (11.13.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT - SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (Pjesa XI)Nga BRAHIM AVDYLI (11.13.2014)
POETI VISAR ZHITI PUBLIKOI 'LAJMËTARËT E EVROPËS' (11.13.2014)
ELIDA BUÇPAPAJ NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË ME VËLLIMIN POETIK 'ANTICIRKLAND' (11.12.2014)
SHKRIMET E ELEZ BIBERAJT KARAKTERIZOHEN NGA QASJET PANSHQIPTAREParathënie e librit 'Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes'Nga Prof. NIKOLLA PANO (11.12.2014)
PREJ SOT 12-16 NËNTOR NË TIRANË ËSHTË HAPUR PANAIRI I 17-TË I LIBRIT - JU FTOJMË TA VIZITONI (11.12.2014)
EUROPA U RINGJALL NË PRISHTINËReagim me shkas, ndaj deklarimeve të kolonelit francez Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë - unë e ndava Mitrovicën!”Nga XHAFER LECI   (11.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]