E Djelë, 05.19.2024, 08:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JUSTINA ALIAJ RIKTHEHET NË SKENË, MBRËMJE GALA NË METROPOL

E Premte, 12.12.2014, 04:59pm (GMT+1)


 
"Justina i kreh flokët me këngë" titullohet mbrëmja gala kushtuar artistes së njohur Justina Aliaj. Vitet e ikura larg Shqipërisë, teatri, poezia, kënga, mbijetesa dhe liria e shpirtit të artistes do të jenë pjesë e kësaj mbrëmje gala. Me një organizim nga "Albanian Excellence", mbrëmja gala nesër në skenën e Teatrit të Metropolit e rikthen pas shumë vitesh mungesë artisten e njohur shqiptare para publikut, ndërsa do të shpalosen pjesët më të veçanta të jetës së saj artistike.

Gjithçka me interpretim live, ky rikthim para publikut për artisten e njohur shqiptare Justina Aliaj nderuar me titullin "Mjeshtre e madhe", do të sjellë jo vetëm momentet e veçanta artistike, por dhe jetën e saj duke filluar që nga mosha e fëmijërisë kur ishte 8 vjeç. Vetë artistja që këto kohë ndodhet në Tiranë, prej ditësh ka nisur provat për mbrëmjen gala, duke u marrë me detajet artistike të jetës së saj. Ishte pikërisht Festivali i 11 në RTSH kur artistes së njohur iu ndërpre në mes karriera e saj, pas zhvillimit të festivalit do të niste më pas dhe kalvari i vuajtjeve, duke bërë që në kohën kur ishte në kulmin e saj të mos vazhdonte dot më tej.

"Jam shumë e emocionuar për këtë mbrëmje gala dhe falënderoj shumë "Albanian Excellence". Festivali i 11 dhe data 11 ishte diçka e rastësishme për këtë mbrëmje", pohon artistja e njohur. Pas goditjes që mori me Festivalin e 11 që u zhvillua më 1972, për tetë vjet artistja u dërgua punëtore në mjete mësimore, ndërsa vetëm 18 vjet më pas ajo mundi të rikthehej sërish në ekranin e televizorit me dy këngë. "Pas Festivalit të 11 jeta artistike u ndërpre, për tetë vjet punova në mjetet mësimore, por vetëm 18 vjet pas zhvillimit të atij festivali u riktheva me këngën. Në vitet '90 në një koncert të Vitit të Ri interpretova këngën "Mall për vendlindjen" dhe më pas ishte dhe kënga "Është nënë, nëna"", tregon artistja e njohur që nesër në mbrëmje do të jetë në skenë para publikut. Në kaq dekada, kjo mbrëmje gala është aktiviteti i parë që i kushtohet vetëm jetës dhe karrierës së artistes së njohur Justina Aliaj. Ndërkaq që kjo mbrëmje gala në nder të artistes vjen nën organizimin e "Albanian Excellence", e cila deri më tani ka pasur në vëmendje dhe të tjera figura jo vetëm në fushën e artit. Projekti "Albania Excellence", për evidentimin e shqiptarëve të suksesshëm, është projekti i parë i kësaj OJQ-je e cila ka në programin e saj afatgjatë krijimin e një database të ekselencës shqiptare në botë. Qendra ka si qëllim të kontribuojë në prezantimin, evidentimin, promovimin dhe përkrahjen e Shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë të cilët kanë arritur të integrohen profesionalisht në vendet ku kanë emigruar apo ku aktualisht jetojnë dhe që kanë treguar vlera të larta qytetare dhe arritje profesionale të larta; kanë ruajtur identitetin dhe kulturën Shqiptare, kanë treguar një lidhje me atdheun e tyre.

Justina Aliaj në Festivalin e 11

Në jetën e saj artistike, Festivali i 11 në RTSH ashtu si dhe për të tjerë artistë solli dhe goditjen për këngëtaren Justina Aliaj, duke i prerë në mes ëndrrat e saj. Justina Aliaj në Festivalin e 11 interpretoi këngën "Në ekranin e televizorit!", kompozim i Agron Xhungës. Pas festivalit, nuk e lejuan të këndojë më në festivalet e këngës dhe në të gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shumë e suksesshme. Edhe sot pas kaq vitesh, për publikun këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si "Mall për vendlindjen", "Në ekranin e televizorit", "Stacion i dashur", "Në mbrëmjen e vallëzimit", " Unaza", "Unë dhe shokët e mi", etj, kanë mbetur në kujtesën e publikut. Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 dhjetor të vitit 1972 në Tiranë. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze(diçka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata. Regjisor i festivalit ishte Mihal Luarasi. Por edhe pse Justina i mungoi skenës dhe spektatorit pothuajse dy dekada përsëri dalja e saj në skenë në vitet "˜90 ngjalli emocione të mëdha tek spektatori.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENDEMI NË KURTHIN E QOFTËLARGUT?Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (12.12.2014)
PSE TË MOS I NJOHIM PERSEKUTORËT DHE SPIUNËT TANËNga MARK MARKU (12.12.2014)
BRANISLLAV SINADINOVSKI - NË MAQEDONI EKZISTOJNË RRETH 70 MIJË SHQIPTARË ORTODOKSË (12.12.2014)
ERMONELA JAHO DHE GËZIM MYSHKETA RIKTHEHEN NË TIRANË ME NJË KONCERT BAMIRËSIE (12.12.2014)
JU LUTEM, NDIHMONI KËTE FËMIJË!!..Nga FRITZ RADOVANI (12.12.2014)
DEPUTETJA MESILA DODA - JANË SHQETËSUAR FUKSAT E OLD AND NEW AGE??? (12.11.2014)
OSBE E SHQETËSUAR PËR SULMIN NDAJ GAZETARIT ZEKIRJA SHABANI (12.11.2014)
SHFAROSNI SHQIPTARËT - JA PLATFORMA E FQINJËVENga BEN ANDONI (12.11.2014)
VIRON BEZHANI - 10 DEPUTETË TË PDsë I KËRKUAN NAFIZ BEZHANIT DOSJEN E BERISHËS (Intervistë) (12.11.2014)
HOLBROOKE, MIK I SHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES, PREHET NË PAQE - ( 24.04.1941 - 13.12.2010)Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]