E Hënë, 05.20.2024, 09:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
2014 - NË VITIN E GAFAVE TË POLITIKËS INSTITUCIONET E KOSOVËS ISHIN NË KONVALESHENCË

E Enjte, 01.01.2015, 04:02pm (GMT+1)



Edhe një vit plot gafa në politikën e Kosovës. Lidershipi politik dëshmoi se mund t'i shpenzojë gjashtë muaj pa Qeveri e Kuvend.

Për gjashtë muaj u dëgjuan premtime e zotime që rezultuan të jenë jo të sinqerta. Po ashtu, ky lidership u tregua shumë i shkathët në shumë raste që ta gjymtojë fjalorin, gjuhën, të ngatërrojë shkronjat, postet e çka jo tjetër.

Por, kur në fakt kishte lindur dashuri ndërmjet Hashim Thaçit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
---
Dashuria e PDK-së dhe LDK-së që rezultoi me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të lira, e kishte zemëruar Aleancën Kosova e Re e cila ishte partnere e PDK-së për tre vjet rresht.

Deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani po fliste atë ditë dhe të tjerët s'kishin përse t'i përzihen.
--
Shpërndarja e Kuvendit çoi vendin në zgjedhje. Zyrtarisht, fushata zgjati shkurt, por në praktikë, ajo kishte filluar dy muaj më herët.

Gjithçka shkoi mirë sa i përket rregullsisë së zgjedhjeve, kurse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli rezultatet. Por, partitë politike bllokuan gjithçka.

Opozita, provoi të marrë kreun e Kuvendit e më pas edhe qeverinë. Seanca konstituive, nuk ishte aspak e lehtë për kryesuesen e saj Flora Brovina. Ajo mbrojti stoikisht interesat e partisë së saj, por e huqi cila është ajo.
-----
Në seancë diheshin emrat e kandidatëve për kryetar të Kuvendit, por athua ndodheshin në sallë edhe qenie jonjerëzore? Ta dëgjojmë çfarë ka thënë Brovina.

Pushteti ishte larguar dhe Kuvendi mbeti në duart e opozitës dhe deputetes më të re, Teuta Rugova. Ajo ende pa e nisur seancën fillimisht deshi të shpallë një pauzë.

Dhe, kështu pa partinë fituese të zgjedhjeve, deputetët zgjodhën Isa Mustafën Kryetar të Kuvendit. Ai mori detyrën dhe një javë pas iu desh ta dorëzojë, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje.
-----
Kriza politike ishte me tensione, nervozë e deklarata thumbuese. Teksa blloku i quajtur VLAN [Vetëvendosje, LDK, AAK dhe Nisma] po binte, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte një shprehje për Vetëvendosjen.

Bllokada zgjati deri në momentin kur ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson, para se të mbusheshin gjashtë muaj të vakuumit u dha një porosi të qartë liderëve politik.

Pas mesazheve të ambasadores amerikane, lidhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë Nisma dhe Vetëvendosjen po zbehej.

Për një natë, Mustafa dhe LDK u kthyen kah dashuria e Shën Valentinit që e shpërndau edhe Kuvendin.
------
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tani po e merrte jo më karrigen e kryetarit të Kuvendit, por karrigen e Hashim Thaçit dhe postin kryeministrit.

Por, Mustafa e kishte marrë sa me nxitim këtë punë, ngaqë një nga premtimet e tij të para ishte që Kosova të bëhet anëtare e superfuqisë botërore.

Mbase u mor vesh, kryeministri po premton Kosova anëtare në Kombet e Bashkuara. Kurse në mbyllje të këtij blloku me gafa gazmore që na e dhuroi spektri politik i Kosovës për Vitin e Ri, përzgjedhim edhe një nga gafat e presidentes Atifete jahjaga.

Ajo vizitoi ish-shtëpinë e saj të vjetër, Policinë e Kosovës dhe i premtoi mbështetje të plotë.

Të nderuar dëgjues, ky është fundi i këtij blloku të sivjetmë të gafave të politikanëve. Mbase kishte shumë më tepër, por kaq kishim hapësirë t'i prezantojmë. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAMELEONI I VITIT 2014 - ISA MUSTAFA (01.01.2015)
DIBRA SHPRESON POR PETICIONI VAZHDONNga Dr. GËZIM ALPION, Angli (12.31.2014)
QËLLIMI I POLITIKËS KRIMINALENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (12.31.2014)
LEKSIONET POLITIKE I KEMI MËSUAR...Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.31.2014)
GËZUAR 2015 NGA RADIO EVROPA E LIRË â€œE ardhmja u takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave”, -- Eleanor Roosevelt. (12.31.2014)
FAMILJARËT E TË ZHDUKURVE TË LUFTËS PROTESTOJNË PARA QEVERISË (12.31.2014)
NJË URIM JO VETËM PËR ORTODOKSIT SHQIPTARËNga PETRO LUARASI (12.31.2014)
SHUMICA E FËMIJËVE NUK MUND TË GËZOHEN PËR VITIN E RI - NË NJË SHTET TË BANKROTUAR EKONOMIKISHTNga SKËNDER MULLIQI (12.30.2014)
2014 - VIT I MBRAPSHTË DHE I SHËMTUAR POLITIK!Nga FLORIM ZEQA (12.30.2014)
'BALLË PËR BALLË' ME KOLË MIRAKAJN TEK LIBRI 'VETVRASJA E NJË KOMBI'Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]