E Martë, 05.14.2024, 01:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
IBRAHIM RUGOVA - NJË LIS I MADH NË MES TË NJË MALI TË VOGËL
Në shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.Rugova
Nga XHAFER LECI

E Enjte, 01.22.2015, 08:22am (GMT+1)


Askush nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës
 
Nga e majta:Ramë Dreshaj, dr. I. Rugova, Avdyl Muçiqi, Veli Fazliu dhe Xhafer Leci, Leonberg-Gjermani, 1993

Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në "birë të minit" dhe s'u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati "hëngër" kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën.Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t'i shpëtojë. Të prirë nga dr. Rugova shqiptarëve nuk u ndodhi ashtu sikur na ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra, për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohej me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit.
 
Të rrjeshtuar duke ecur për t'i dhënë lamtumirën e fundit dr.I.Rugovës
E mërkurë, 25.01.2006, Prishtinë, majtas: Sahit Avdyli e Xhafer Leci

Pra, për ate duhej krijuar istitucionet shtetërore, kuvendin, qeverinë, të zgjidhej presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe e kishte legjimitetin të fliste në emër të popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e dinte se kënd përfaqësonin ata. Dr. Rugova me shokë diti të kërkojë dhe mbrojë interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në Kosovë ka një lider të sinqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar përmendësh disa fjalë, të cilat i përsëriste gjithmonë. Ata nuk marrin vesh asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë duke i ndërruar fjalët dhe kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ishte mendjemadh, se nuk dilte të bisedojë me popull, as kjo shpifje s´është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë shqiptarëve.

DHEMBJE DHE KRENARI PËR SIMBOLIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË
EDHE MËRGIMTARËT TANË BËNË HOMAZHE PARA VARRIT TË PRESIDENTIT DR. I.RUGOVA
 
Para varrit të presidentit dr. I. Rugova. E shtunë, 28 janar 2006, Prishtinë

XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nëntë vite pa Presidentin Rugova!PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARESISENga AGIM GASHI (01.21.2015)
Në nëntë vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtareFALEMINDERIT, PRESIDENTNga FLORIM ZEQA (01.21.2015)
Me rastin e 9 vjetorit të shkuarjes së Ibrahim Rugovës në AmshimPROFITERËT E RUGOVËS DUHET TË LARGOHEN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.21.2015)
TEUTA RUGOVA - LDK NË KOHËN E PRESIDENTIT RUGOVA ISHTE PARTI ME IDEALE KOMBËTARE, VRASJET POLITIKE E TRONDITNIN THELLË FAMILJEN TONË, E MËRZITNIN SHUMË BABAIN (01.21.2015)
FETAH RUDI RRËFEN - ATENTATIN E KAM NGA SHQIPTARËT, DREJTËSIA I DI EMRAT E TYRE (01.21.2015)
FOTO E DITËS - PA U BËRË DREJTËSI PËR 29 TË VRARËT NË ATENTATE POLITIKE, KOSOVA NUK DO TË KETË DREJTËSI (01.20.2015)
VARFËRIA NË VERI TË SHQIPËRISË - ISH KAMPI I INTERNIMIT TOROVEC KTHEHET NË STREHË BANIMIReportazh dhe fotogaleri nga Reuters (01.20.2015)
NË KOSOVË TROKET NEOMILLOSHEVIÇIZMIOpinion nga JAKUP KRASNIQI (01.20.2015)
A ËSHTË KOSOVA AFËR FEDERALIZIMIT?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.19.2015)
Ndal korrupsionit dhe grabitjes së pronësGRABITET PRONA E LASGUSH PORADECITNga PETRO LUARASI (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]