E Hënë, 04.29.2024, 12:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
“PARA PUSHKATIMIT...” HAPNI DOSJET!
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V)

E Martë, 03.10.2015, 07:59am (GMT+1)



"Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit! Enver Hoxha"


1945...DOSJA Nr...

â– Isha fëmijë në Nandor të vitit 1945 kur shkova me Nanën me rregullue varrin e Babës,
javën e të Vdekunve në Rrëmaji. Dikush tregoi se janë rregullue Varre mbas murit aty ku per çdo ditë ndigjohej shkrepja e automatikëve të "çlirimtarëve tanë trima"...

Si fëmijë shkuem me pa ata varreza që vërtetë ishin të veçanta, ishin tre me Kryqa dhe
tre përballë me shenjën e Muslimanëve, sipër me zhovor të bardhë, gjashtë foto të
mëdha dhe rreth varrit me cigare. Kush vinte aty, njena nga Nanat që ishte tek Koka e
djalit saj, u epte cigare vizitorëve... Kujtoj se tek varri i Kolë Sokolit kishte edhe fruta...

Mbas pak minutash u ndigjue një zhurmë makinash me disa ushtarë të armatosun ...
Kujtoj si tashti tmerrin e ardhjes së atyne kamjonëve me ushtarë të armatosun, kur po
shihnim ata Varre, pra, janë plot 70 vjetë nga ajo ditë që nuk e harroj kurrë, mbas Murit
të Varrezave të Rrëmajit... Kur ushtarët me armë në dorë vrrisnin si bishat e terbueme:

"Largou...largou...!" e Nanat e Atyne djelmëve që ishin pushkatue, mbulue me futa të
zeza e degermia të bardha, pranë atyne varrezave të rregullueme me aq kujdes, rrokën
fotot e mëdha të Atyne djelmëve si sokola për gjoks... Kur ushtarët shkrepën armët e tyne vrastare në ajr, ne ikëm nga frika... Gjithshka aty u kthye në zallishtë si përpara...

â– Dosja nr.1108 (1945) hapet kështu:

" V.F.L.P.

Proçes- verbal

I mbajtur mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje, Ndue Mirash Pali dhe Caf
Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:

"Ndu Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t'ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!

Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes.

Caf Meti tha: Rroftë Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha.

 Prokuror (Aranit Çela) d.v."


â– Kur Nana ime shkoi tek Burgu i Kishës së Fretenëve, me i çue ushqimin axhës së vet,
At Mati Prennushit, i dënuem me vdekje në mensen e atij kuvendi pa e dëgjue njeri atë
gjyq Burrash për të cilin Historia e Shqipnisë vazhdon me "heshtë", mbasi komunistët
u gjetën ngushtë ndaj padronëve jugosllavë, që kishin urdhnue me "futë armë në Kishë
dhe me e shkatrrue atë çerdhe Atdhetarësh me kulm e thëmel... tue i detyrue në tortura
me pranue se armët i kishin futë Fretnit e atij Kuvendi...",
Fretnit qendruen si Burra dhe
u pushkatuen të gjithë Prelatët e Klerit Katolik Shqiptarë, pa pranue asnjeni akuzat!...
Ishte 11 Marsi 1948, kur Dulaq Lekiçi i tha Nanës sime: "Mos sill ma ushqime... I kemi
pushkatue dhe e keni në Zallin e Kirit !.."
Kurrë nuk më shkonte mendja se "njëditë" do të kishe mundësi me pa me sy dhe me lexue Dosjen e At Matisë me shokët e Tij...

â– Përgjigje e shkresës Nr. 88 datë 8 mars 1948:

Ju njoftojmë se të dënuarit ME VDEKJE:

1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI,

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, dhe

3.DON NIKOLL ZEF DEDA, të gjithë nga Shkodra, u ekzekutuan me datën 11 mars
1948, ora 5.00 para dite dhe fjala e fundit ka qenë:

1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti Mbret, Feja Katolike dhe
Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra
është tek Papa. Rroftë Shqipnija!

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të
detyrës s'eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!

3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme.
Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!

 P. Kryetar i Gjykatës

67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v."

***

â– Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: "Ah, moj Shqipni, moj mizore e, shka të baj
ma shumë për ty?!" (Simbas tregimit Don Mikel Koliqit 1993)

***

â– "Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

1. Prof. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin
shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin
vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më
kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!

2. Patër Daniel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i
pafajshëm, ma mirë se fajtor. T'i japin prindët (far'e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me
më thanë dy meshë.

3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme.
Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti
Mbret!

4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të
njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të
më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t'ja
paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata
që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret,

Rrnoftë Shqipnija! Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v."

Shënim (FR): Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:

"...Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës.
Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit.

 Frederik Nosi d.v.

***

â– Prizren, 15 Nandor 1946: Nga "Katoliçeskaja Banda" Pushkatohen:

At Bernard LLUPI tha:

"Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!"...

Prof. Kol PARUBAJ: "Ma keni kujdes vajzën! Rrnoftë Shqipnia Etnike bashkë me
Kosovën!" Maria SHLLAKU filloi me këndue Hymnin e Flamurit...

At Bernard Llupi atëherë i tha me za të naltë: "Të lumtë, bylbyli i shqiptarizmës!
Le ta marrin vesht bota si shkon me vdekë femna Shqiptare, me kangë në gojë!"


Maria ia këtheu me za të fortë:"RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE!.. RRNOFTË
BASHKIMI I SHQIPTARËVE!"


Mësuesi Gjergj Martini tha: Rrnoftë Shqipnia e Bashkueme. Rrnofshin Shqiptarët..."

***

â– Me datën 28 Mars 1947 Ushtari Besnik i Atdheut dhe i Fesë Don Dedë MAÇAJ tha:

 "Ja ku po e them para Zotit Tonë, që shpejt ka me më pritë, dhe para gjithë jush
ushtarë të shtrejtë që, po më vrasin vetëm për shkak se urrejnë Fenë Katolike.
I tham këto fjalë pa ligësi dhe pa urrejtje për ata që do të më pushkatojnë!
Rrënoftë Krishti Mbreti Ynë! Rrënoftë Papa! Rrënoftë Shqipnia!"

***

â– Prof. Prenkë Kaçinari shkruen:

"...Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.

Një dëshirë tjetër e që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.

E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t'ju shkruajshe ma gjatë. S' po më punojnë ma as mendja, as dora.

Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat tuaja, jam i juaji

 Prenkë Kaçinari

Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke."


***

â– Imzot Prof. Jul BONATTI njëditë i kishte tregue kushrinës që shkoi me e takue në
një manikomjo ku, e derguen mbasi e dënuen 5 vjetë pa fakte..."Kam provue tortura të
pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...".

E gjetën të coptuem nga të "pavetëdijshmit" me 5 Maji 1951... (Dosja 3616, Arkivi)

***

â– Imz. Ernesto Çoba: (1978), "Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam
dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë e do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!"

â– 25 PRILL 1968

Don Mark Hasi: (1968) tha në fjalën e fundit mbasi ju dha vendimi i gjyqit në Shkoder:
"me vdekje, me pushkatim" , "...Ka me ardhë ajo ditë, kur do të ngrihet një Monument në Shqipni. Me shkronja të arta, do të daltohën emnat e të gjithë Martirëve dhe Deshmorëve të Lirisë së Atdheut, që luftuen për Demokracinë e vërtetë dhe ranë nën shpatën komuniste."

â– Zoti i pastë në Mbretninë Tij!

Vazhdon Pjesa V, "Respekti per të vdekunit..."

Melbourne, Mars 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNAZA E RRESHTERIT BRITANIK TOMSON DHE BESA SHQIPTARE (03.09.2015)
SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH (03.09.2015)
ME KRIJUES SHQIPTARË - NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…(Përurohet vepra “Thesar Kombëtar”-3)Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (03.09.2015)
Portret i një mërgimtareje të suksesshme në GjermaniAGNESA, SHQIPJA QË KËRKON KTHIMIN NË FOLENË E TË PARËVE TË SAJNga FLORIM ZEQA (03.09.2015)
BIBLA  - HISTORIA E NJERËZVE ME PLISStudim nga FATBARDHA DEMI (03.09.2015)
KJO KARIKATURË MIQËSORE E BUJAR KAPEXHIUT U CENSURUA NGA GAZETAT E TIRANËS, PRANDAJ KAPËRCEU ATLANTIKUN (03.08.2015)
SHFRYTËZIMI I FUQISË DHE POTENCIALIT TË GRAVE - THELBËSOR PËR ADRESIMIN E SFIDAVE GLOBALENga JOHN KERRY (03.08.2015)
8 MARSI, FESTA E GRUAS – U FESTUA NË MËNYRË MADHËSHTORE NË HELSINGBORG TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (03.08.2015)
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS - RELIKE E KOHËVE TË SHKUARA?Koment nga SARAH HOFMANN, Deutsche Welle (03.08.2015)
JEMI NJË KOMBPoezi nga SYLË BAJRAMI (03.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]