ALBUMI I PIKTORIT - 'UNË NUHAS PRANVERËN', PEIZAZHE NGA HELIDON HALITI
E Shtunë, 03.14.2015, 03:01pm (GMT+1)
Voal - Miku ynë i shquar Helidon Haliti në Ditën e Verës 2015 vjen për publikun e tij adhurues me një cikël të ri prej 14 peizazhesh.
Siç e shpreh vetë titulli 'Unë nuhas pranverën', piktori i talentuar ka kapur me penelin e tij aromat e pranverës që po afrohet dhe i ka fikuar në këto peizazhe të mrekullueshme, sa frymëzuese, aq dhe dehëse për të gjithë dhe për gjithçka që e pret me haré stinën e re, stinën e ringjalljes së natyrës.