E Shtunë, 04.27.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TERRORISTËT NUK MUNDEN TA ÇRRËNJOSIN ASPIRATËN PËR LIRI
Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

E Djelë, 05.10.2015, 06:54am (GMT+1)


Terrorizmi shtetëror është një formë e terrorizmit të kryera nga qeveria e një shteti barbar, siç është FYROM-i.
***
Terrorizmi është një term politike e diskutueshme që mund të definohet si terrorizëm i ushtruar nga një Shtet. Edhe pse nuk ka konsensus në mesin e shkencëtarëve nëse aktet e dhunshme të kryera nga shtetet dhe institucionet shtetërore të tilla si ushtarake, policore dhe të shërbimeve të inteligjencës duhet të përfshihen në konceptin e terrorizmit, ka arsye të mira për ta bërë pikërisht atë. Një shtet terrorist është territorialisht një entitet i veçantë politik që përdor detyrimin dhe dhunën kundër shteteve tjera ose qytetarëve të vet me qëllim djallëzor për të frikësuar apo për t`i detyruar ata që pa rezerva të pranojnë ideologjinë e tij, duke arritur një pozitë dominuese në botë apo qëndrimit të përhershëm në pushtet (fuqi) në vendin e tyre.

Nëse një organizatë nëntokësore e shpërthen një bombë në një vend publik, është ai një akt terrorist. Por ajo mund të vihet në pikëpyetje (është e diskutueshme) nëse është aq shumë një akt terrorizmi, kur një avion ose helikopter ushtarak, për hakmarrje, lëshon bomba mbi një qytet, kamp refugjatësh etj dhe të plagosë dhe të vrasë shumë më tepër civilë. Është mjaft e qartë se qeveritë shtetërore disponojnë një aparat dhune dhe represioni shumë më të madh dhe ata mund të sjellin shumë më tepër vuajtje dhe vdekje se sa grupet terroriste kanë arritur ndonjëherë.

Terrorizmi shtetëror mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga forcat ushtarake nacionale ose forcat e sigurisë, ose tërthorazi, përmes organizatave terroriste të mbështetura nga shteti. Shtetet mund të terrorizojnë popullatën e tyre, për të garantuar sovranitetin dhe shtypur rryma të kundërta, ose të shtetasve të huaj, për të mbështetur një regjim të preferuar ose për të destabilizuar një regjim të padëshiruar.

Ekzistojnë shembuj të shumtë të qeverive që ushtrojnë dhunën kundër civilëve si brenda dhe jashtë kufijve të tyre kombëtarë, që të modifikojnë hapat e veprimit dhe modelet e sjelljes të të tjerëve përveç atyre që janë prekur drejtpërdrejtë nga veprimet e dhunshme. Qëllimi është që të trembë njerëzit për të vepruar - ose të përmbahen nga të vepruarit - në mënyra të caktuara. Terrori për këtë arsye mund të përdoret për të ruajtur rendin ekzistues shoqëror. Disa njerëz i referohen këtij fenomeni si "terrorizëm nga lart". Shembuj: Terrori i Rusisë mbi Çeçeninë, terrori i Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, terrori i FYROM-it mbi shqiptarët e asaj troje etnike të pushtuar dhe kolonizuar.

Ka edhe arsye të mira për të bërë dallimin në mes të terrorizmit shtetëror dhe terrorizmit tjetër. Shtetet kanë një pozitë pushteti krejtësisht të ndryshme se grupet kundërshtare, dhe për këtë arsye mund të përdorin mjete të dhunshme, si pjesë e strategjive politike rrënjësisht të ndryshme se sa që mund të kenë terroristët "subversiv". Kur grupet joqeveritare përdorin terrorin, një nga qëllimet më të rëndësishme është për të arritur publicitet. E kundërta është në rastin e terrorizmit shtetëror. Këtu shteti që ushtron terrorin përpiqet për të shmangur publicitetit, të paktën në lidhje me botën e jashtme.
Shteti shpesh definohet si institucion që ka "monopolin mbi përdorimin legjitim të dhunës." Në praktikë, kjo i jep legjitimitet, madje edhe në rastet kur policia dhe ushtria përdoret për shtypjen dhe vrasjen masive të qytetarëve të vet. Grupet jo-qeveritare janë quajtur si të paligjshme nëse ata përdorin dhunën, edhe në rastet kur ata janë duke luftuar për një "të drejtë" legjitime. Krahasuar me metodat që shteti zakonisht mund të përdorë për mbrojtjen nacionale dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit, terrorizmi shtetëror konsiderohet si keqpërdorim (abuzim) të pushtetit legjitim dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Studimi mbi terrorizmin kritikohet nga qarqe të ndryshme sepse bazohet vetëm në përcaktimet e terrorizmit "të kontrolluar", dmth i aktorëve jo-shtetërorë, ndërsa terrorizmi i "verifikuesit" - i shtetit dhe aparatit të pushtetit - mbahet jashtë këtij termini (amnistohet). Kritikët thonë se të dy aktorët domosdoshmërish të trajtohen brenda të njëjtit model.

Terrorizmi shtetëror ndryshon nga terrorizmi tjetër në aspektin e mjeteve, strategjive dhe objektivave. Shumë njerëz zgjedhin për ta parë terrorizmin shtetëror si një formë e veçantë e dhunës terroriste.

Organizatat revolucionare ose nacionaliste terroriste as përafërsisht nuk kanë një aparat dhune me të njëjtin potencial siç ka një shtet. Terroristët "tradicionalë" zakonisht përdorin dhunën në shkallë relativisht të vogël.

Me fjalë tjera, strategjia e terroristëve ("tradicionalë - të rëndomtë") nuk është kryesisht për të çrrënjosur ose shkatërruar (shfarosur) tërësisht kundërshtarin, siç është shpesh rasti me terrorizmin shtetëror, si për shembull të FYROM-it.

"Zgjidhja përfundimtare" e Gjermanisë naziste, "Proceset e pastrimit" e Stalinit, masakrat turke të armenëve dhe gjenocidi i regjimit "Kmerët e Kuq" në Kamboxhia, janë shembuj të terrorizmit shtetëror. Ndërkaq, terrorizmi shtetëror sllavo-ortodoks "maqedon" mbi popullatën shqiptare është një kombinim i pistë i këtyre katër llojeve terrorizmi. Qëllimi: Masakrat dhe Gjenocidi si Procese Pastrimi, Zgjidhja Përfundimtare e çështjes shqiptare në FYROM.
***
Kopilët terroristë, që ta largojnë vëmendjen e opinionit nga "bombat" e Zoran Zaevit, me gjithë arsenalin dhe teknikën policore-ushtarake e masakruan Kumanovën shqiptare.

Asnjë shtet ligjor, në asnjë rast, nuk justifikon masakrat dhe terrorin mbi civilët e pafajshëm.

FYROM nuk është shtet por një katrahurë terroriste, e udhëhequr nga një qeveri jo-legjitime terroriste: VMRO-DPMNE: Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska... dhe zagarëve shqipfolës të BDI dhe PDSH: Ali Ahmeti, Menduh Thaçi etj. Megjithatë, do të dështojnë. Terroristët nuk munden të çrrënjosin aspiratën për liri të kombit tim të terrorizuar, i cili kur të vije koha e gjykimit, gjakpirësit dhe tradhtarët do t`i varrosi aq thellë sa që kurrë nuk do të ngjiten lartë përsëri.

Agresioni ndaj qenies dhe dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ato kreshniket e trashëguara nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tanë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FORCAVE TË TËRBUARA SLLAVOMAQEDOASE KA ARDHUR KOHA T'IU NDALET TURRIKoment nga SKËNDER MULLIQI (05.10.2015)
LILIANA ÇAVOLLI - NJË GJYSMË SHEKULLI ME KËNGËT E SAJ (Dossier)Ka ndërruar jetë sot në mëngjes këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli (05.09.2015)
JAHJAGA SHPREH NGUSHËLLIME PËR KËNGËTAREN LILJANA ÇAVOLLI (05.09.2015)
PROFESOR GJON SINISHTANga FRITZ RADOVANI (05.09.2015)
TMERRI I VËRTETË DHE RRËFIMI TRISHTUES I FAMILJES AJDINI NGA KUMANOVA (05.09.2015)
KRYEFAJTORI: PLANI I MADH I STALINIT PËR TË FILLUAR LUFTËN E DYTË BOTËROREPërgatiti: SAIMIR LOLJA (05.09.2015)
GDANSK - EVROPA KUJTOI DITËN E FITORES MBI NAZIZMIN (05.09.2015)
ELENI LAPERI - ROSE WILDER LANE DHE SHQIPTARËTNga DHURATA HAMZAI (05.08.2015)
I JEPET 'NDERI I KOMBIT' ANËTARIT TË ASAMBLESË SË NJU JORKUT MARK GJONAJ - Nishani i akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” fotografit Norman H. Gershman – (05.08.2015)
KOMBËTARET E YJEVE - SHQIPËRIA HUMBET 3-4 NDAJ GJERMANISË (Fotogaleri) (05.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]