E Premte, 04.26.2024, 07:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Tim Xhuda: Njohja e Kosovës nga Serbia - çështje kohe dhe aplikim përvojash europiane
E Mërkurë, 03.04.2009, 09:05am (GMT+1)

Intervistë me Tim Judah, korrespondent i "The Economist" për Ballkanin

 

DW:  A janë zhvillimet e deritanishme ne shtetin e ri, Kosovën e pavarur shenja të një historie suksesi?

Tim Judah: Nëse i kthehesh parashikimeve të zymta, që u bënë për Kosovën, se do të kishte eksod të serbëve, sidomos nga enklavat serbe, se do të kishte dhunë dhe se Serbia do të binte në duar të ekstremistëve, nacionalistëve, atëhere mund të thuash se gjërat shkuan mjaft mirë: nuk pati eksod të serbëve, nuk pati dhunë të madhe dhe Serbia jo vetëm që nuk ra në duart e radikalëve, ekstremistëve nacionalistë, por ka një qeveri proeuropiane. Pra zhvillimet deri tani kanë qenë mjaft të sukseshme. Natyrisht ka patur zhvilime, që nuk kanë qenë të suksesshme nga pikëpamja e Kosovës, si zhgënjimi nga vendet, që nuk e njohin shtetin e saj të ri,  apo që Serbia po drejton një fushatë efikase diplomatike kundër njohjes dhe natyrisht fakti që Kosova nuk është sovrane në të gjithë territorin e saj, është në pjesën më të madhe të tij, por jo në të gjithin.

 

DW: Cilat janë problemet më të vështira, me të cilat do të përballet Kosova gjatë këtij viti?

Tim Judah: Mendoj se janë problemet e qarta të marrëdhënieve me minoritetin serb, apo me zonat që janë "de facto" nën kontrollin e Serbisë. Por gjatë këtij viti nuk kanë për të ndodhur zhvillime për çështjet e mëdha të Kosovës. Eshtë shumë e rëndësishme që autoritetet në Kosovë, si kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor, të jenë të ndërgjegjshme se problemi më i madh këtë vit është kriza financiare botërore dhe përballimi i saj. Në Serbi shumë vetë do të humbin vendet e tyre të punës, në Kosovë njerëzit do të kenë më pak para, pasi do të bien padyshim dërgesat e emigrantëve, siç është rasti tani edhe në Shqipëri.

 

DW: Çfarë shansesh ka misioni i BE në Kosovë, EULEX-i, që të jetë i suksesshëm?

Tim Judah: EULEX-i ka shanse të jetë një mision i tillë. Por mendoj se ai nuk duhet të përdoret si justifikim nga drejtuesit dhe politikanët  e Kosovës, si ka ndodhur shpesh në të shkuarën dhe siç është prirja edhe në vende të tjera të Ballkanit, që t'ia kalojnë, t´ia hedhin problemet e vështira tek të huajt për t'i zgjidhur, duke thënë se "janë shumë të vështira për ne", apo "ne mund të humbim votat e elektoratit". Një nga problemet në Kosovë, siç ka qenë edhe në Bosnjë është që politikanët preferojnë më mirë t´ua kalojnë problemet e vështira të huajve, sesa të marrin përgjegjësi për t' i zgjidhur dhe marrë vendime të vështira . Kjo është një lloj syndrome varësie. Natyrisht që BE do të ndihmojë, por në fund të fundit janë vetë kosovarët, që duhet t'i zgjidhin problemet e tyre.

 

DW: Çfarë veprimesh mund të ndërmerren, që autoritetet e Koosvës ta shtrijnë pushtetin e tyre edhe në Veri, apo në enklavat serbe? Si mund të zgjidhet situata, që ju sapo përshkruat?

Tim Judah: Për momentin nuk mund të bëhet shumë në këtë drejtim. Eshtë tepër e vështirë të ushtrosh pushtetin mbi njerëz, që nuk duan dhe nëse këmbëngulet, që kjo të ndodhë, gjenerohet dhunë. Nuk mendoj se situata do të ndryshojë shumë gjatë vitit 2009. Në një perspektivë me afatgjatë pas disa vitesh do të vijë edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe e njohjes së ndërsjelltë. Serbia dhe Kosova mund të bëjnë atë, që BE mund të diskutojë: ndarjen për njohjen e ndersjellte, madje duke ndryshuar kufinjtë me Preshevën, por nuk po them që kjo është e dëshërueshme, po them që kjo është një opsion, diçka që mund të ndodhë. Ka edhe forma të tjera të zgjidhjes së situatës në Veri të Kosovës dhe zona të tjera serbe, psh modeli i minoritetit gjermano-austriak në Itali , që ka një vetëqeverisje në një masë të caktuar. Po të shihni edhe brenda Europës do të gjeni të gjitha format e kombinimeve, që funksionojnë për zona të caktuara. Dhe nuk ka arsye, pse ato të mos funksionojnë për zonat serbe në Kosovë.

 

DW: A ka gjasa që Serbia të njohë Kosovën në këmbim të integrimit të saj të përshpejtuar në BE? Tani flitet që brenda 2009-s edhe Serbia mund  të kërkojë statusin e vendit kandidat me BE?

Tim Judah: Pyetja është e drejtë dhe arsyeja pse është Qipro. Mendoj se kur Serbia dhe vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor, do të jenë në prag të anëtarësimit në BE, ndonëse thuhet se njohja e Kosovës nuk është një kusht për Beogradin, por në fakt do të jetë një kusht në njërën apo tjetrën formë. Për arsyen e thjeshtë se ka shumë, që mendojnë se është gabimt të pranosh Qipron në BE, pa zgjidhur më  parë problemet, që ai ka, pra nuk dëshërohet një Qipro tjetër në BE.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Publikohet anketa për myslimanët në SHBA (03.03.2009)
"Washington Times" Një rrëfim tjetër nga Serbia (02.25.2009)
Kosova e pavarur përballet me realitete të reja (02.23.2009)
Ditari i urrejtjes së Paskal Milos (02.23.2009)
Shteti ligjor kusht për integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë (02.22.2009)
Dosjet le të hapen Z.Ambasador ! - Letër e Hapur Ambasadorit të Britanisë të Madhe në Shqipëri - Nga Nezi KAZANI (ALIZOTI) (02.21.2009)
PAVARËSIA E KOSOVËS DHE SFIFDAT E SAJ (02.20.2009)
Festimet e Kosovës në fotolajmin e The Washington Post (02.19.2009)
Soren Jesen Petersen: BE-ja ta kushtëzojë Beogradin (02.18.2009)
Frenk Uisner: Kosova ka shënuar suksese në të gjitha fushat (02.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]