VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË BISEDIM MIDIS LASGUSH PORADECIT DHE AT FULVIO CORDIGNANOS (VITI 1926)Përgatiti: MARIA GUSHO

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJË BISEDIM MIDIS LASGUSH PORADECIT DHE AT FULVIO CORDIGNANOS (VITI 1926)
Përgatiti: MARIA GUSHO

E Shtunë, 03.16.2013, 03:59pm (GMT+1)



Dhe Lasgushi foli: "I nderuari zot Cordignano - më falni, por unë s'di të shprehem në gjuhë fetare - më dëgjoni. Ju në një koment kritik që keni bërë mbi poemën "Skënderbeu" të Naim Frashërit, keni thënë se ky poem është artistikisht i pavlefshëm; keni thënë se versi i përdorur n'atë poem ësht shtat rokshi; që ë-ja në shqipe*) ësht e pa prononcueshme s'formon rokje; keni thënë se e vetmja pjesë e vlerëshme e atij poemi ësht ajo kur në armë-pushimin Heroi ynë vendos dhe martohet. Po prap keni shtuar e thënë se edhe këtu bukurija e artit humbet nga shkaku i ndjenjës së qelbët të dashurisë që dominon shpirtin e Heroit! Oh, z. Cordignano, sa gabime, sa gabime! Poemi "Skënderbeu" i të madhit Naim Frashëri përmban thesare artistike të pa-çmuarshmë që çdo shpirt shqiptari dhe intelekt artisti lehtazi i zbulon! Poemi "Skënderbeu" o zoti Fulvio Cordignano, nuk ësht shkruar në shtat rokshin por në tetë, sepse versi epik shqiptar ësht tet rokshi, dhe ë-ja në shqip ka foní të plotë..."

"Oh këtë nuk e dija" - pret Fulvio Cordignano me zë të hollë dhe të ... turpëruar.

"Ju e cilësoni," - vazhdon me rrëmbim Lasgush Poradec, "ndjenjen e dashurisë së qelbët! Por nuk dini, o zoti Fulvio Cordignano, që dashuria ësht ajo ndjenje sublime dhe hyjnore që lumturon njerin? Nuk e dini që dashuria ësht hovi kozmik që u jep jetë jetave? Nuk e dini që pa ndjenjën e dashurisë eksistenca jonë ësht e varfër dhe e kotë? Nuk e dini që dashuria ësht dielli i shpirtit? Nuk e dini se po të mungojë dielli shuhet çdo krijesë? Oh, qysh nuk e dini, o z. Cordignano, që Krishti i juaj vet ka thënë "Shumëzohuni!"? Kjo fjalë a nuk mbërthen në kuptimin e thellë të sajë gjithë shprehjen më të lartë të dashurisë?"

*) Nuk kupton se qënia e "ë"-së në të folurit toskërisht, është sot një zë i domosdoshmë me një jetë plotërisht të gjallë - i domosdoshëm dhe aq i gjallë sa dhe "a"-ja në gjuhën sanskrite, se vlera e saj e ka shpjegimin në histori, në gjuhësi, në semantikën dhe estetikën e gjuhës s'onë përgjithërisht, të toskërishtes veçanërisht, dhe se nga ky shkak asnjë fije dyshimi s'mund të na shkojë ndër mënd e të themi se "Skënderbeu" i Naimit është shtatë-rokës. (Sjellë nga e bija e poetit, Marie Gusho)


Përgatiti: MARIA GUSHO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRANVERË LIBRASH NË LAJPCIG (03.16.2013)
Zëri i Amerikës - VEPRIMTARIA E SHKRIMTARIT SHQIPTAR SHEND SOLLAKU NOÉShkrimtari ka botuar kohët e fundit romanin me titull Kufiri i Mjegullës, në qendër të të cilit janë intelektualë ish të përndjekur politikë&a (03.15.2013)
POETESHA E RE TROPOJANE MANJOLA BRAHAJ - POEZIA IME SHKRUHET MËSËMIRI NË GEGNISHT (03.11.2013)
AJO RRJEDH NËPËRMJET MEJE SIKUR GJAKU I RICikël poetik nga SOKOL DEMAKU (03.10.2013)
FERIAL VASILIT, MËSUESES TIME TË LETËRSISË NË GJIMNAZIN SAMI FRASHËRIMësuesja e letërsisë që ishte për mua edhe shenjtore edhe diellNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.07.2013)
LOJA(Përshëndetje post scriptum Markesit)Rrëfenjë nga ENVER S. MORINA (03.07.2013)
TREGIME NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.05.2013)
AG E DRITË JE, O DRITËRO!Nga RAMIZ LUSHAJ (03.04.2013)
SHËRBYESJA E LASGUSH PORADECIT RRËFEN SHERRET E POETIT ME TË SHOQEN PËR TË DASHURAT (03.04.2013)
BUKURIA DARDANE KËRKON KËNGËT E SAJEsé nga THANI NAQO (03.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]