E Premte, 05.03.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ZANA E VJOLLCAVE ME RREZE DIELLI
Cikël poetik nga FRAN UKCAMA

E Hënë, 03.25.2013, 11:35am (GMT+1)



NË GJINJTË E NANËS KUR THITHJA UNË

Kur mbeshteta kokën në një manushaqe,
në dy ujëvara thitha tamël shumë,
si edhi sugar në Marsin e lodhun,
në gjinjtë e Ajkunes kisha vënë faqen,
kur linda unë...
Tash Nana asht tretur te vorret mbi koder,
edhe manushaqja thinjur asht sot,
unë përseri hurb gishtin e vogël,
kujtoj se kam lindur dikur në Betoshë!!

SE DASHURIA KA FORCË GRAVITETIN

Nuk desha Parajsen as tokën me magji,
as sarajet e mbreterve në Besarabi, heret
të kthehem dhe sot në një ëndërr me ty,
zana e vjollcave ne rreze dielli, prap, krehet..

Të mbytemi në valet e ujvarave në krahnor,
mes kodrave thepisun te mbytem, të mekem,
te dehemi te dy, kulloshtren e bores,
... ta shtrydhim mes buzeve , aromen e bjeshkes..

Ah kreveti i alpeve, ku ma mesove këngen,
legjendat m`i tjerr në shpirtin si bosht,
sot i harruar prej yjeve edhe henes,
po lyp shtrojerat të shtrihem e të mos sos..

Askush nuk qesh kur loton per jetën,
kur ec në shtigje e kërkon shenja e sende,
se dashuria, e njoma, ka forcë gravitetin,
dhe kurrë nuk fiket edhe pas tretjes se mendjes.

NË QERPIKUN E PRANVERES

Lulet hapin sythat drojtur,
kundrejt eres edhe rrezes,
si një vajzë trenuar hovshëm,
që sheh fshehtas gjoksin vetes..

Dhe buisin degza, lulëza,
vishen kodrat me fustane,
porsi vajzat gjimnaziste,
që vrapojnë në ëndërra nate..

Hidhen zogjtë në këngë e valle,
dallendyshet të hutuera,
po lypin foletë e mbrapme,
mergimtare të desheruera..

Guf krejt shpirti si një flutur,
që nuk di ku të ndalojë,
ah, qerpiku i pranveres,
merri ndjenjat, futi në lojë!!
VEGSHI

Mua, kudo ku shkel, më del prap përpara,
vegshi mbi prush me mish e lakra të bardha,
më del Ai që na mbajti shpirtin mbi zjarr,
... e tash nuk di ku ndodhet si antikuelar,
por di se na mblidhte rreth sofres në darkë,
i madh e i vogël dhe miqtë ardhur, bashkë,
kjo poçe prej balte që ishte në çdo konak,
tash lypet si relike fshehun në ndonji cak..

E kur del në dritë, në ndonji taverrnë, cungim,
e marrin si homerike, si befas zbulim..
Vegshin, që na ngrohu zorrtë në të njomë,
me vjen për të qeshur, kur ma prezentojnë!!

Kush grryeu në vegsh, lakra, a fasule,
ndofta me pak thëngjij, të rena prej une,
shijue ushqimin mbi bluda, a kalanica,
vlerson mirë jetën , dhe leqenikun me hidhëza..

ELEGJI PËR JULIANIN

E masakroi mostra si ujk,
në plehra trupin i hodhi,
dhe sot si qielli qaj dhe unë,
... termet kam te krahnori..

Juliani djali në Tiranë,
u rrit mes endërrash, gezimit,
por lajmi doli qysh mbramë,
... e kishte gri, si makinë mishi..

Njeriu-kafshë jeton mes nesh,
mes nesh, quhet dhe qytetar,
një lule-jetë keputi në mes,
një zog të vogël, krejt pa faj..

Çka t`i them zemrës që vuan,
po synit tim që po rigon,
kjo kohë ka djaj dhe të mallkuar,
që zoti vetë s`i ndalon..

E masakroi mostra si ujk,
e hodhi mes plehrash engjullin,
sot s`i mposht dot ndjenjat, nuk
do desha ta përpija të tërin..
E ku ka meshirë, ku meshirë
për kafshën që rriti një nanë,
sot qaj e vuaj, nuk kam durim,
therras në qiej: Julia, Julian, Julian!!

Të gjitha ata që mund të thonë,
ndodhin, kjo është, e hapur shoqeria,
janë maskarenjtë më të plotë,
hiqmuni nga visoret e mia..

Ajo bankë që mbeti bosh,
si foleza e dallendyshes,
si duron e s`pelcet sot ,
zemra e nanes, gjyshit e gjyshes!

Si duron shkambi nuk çahet,
si s`vidhiset maja e malit,
lumi i vuajtjes ne dege ndahet,
ngurosun te shpirti i babit..

Shoket qe e presin për lojë,
qe i merrte në krah era,
pse sot nuk kanë gojë,
në shi rrijnë si harabela..

Edhe rruga, dhe rrugica,
heshtin mes shiut e pluhnit,
kane tre muaj me morrnica,
presin kambte e shpejta te Julit..

Nuk mund, nuk mund të qetesoj,
shpirtin në këtë prag pranverë,
Vikas, vikas , e nuk pushoj,
për Julin, e miljona Juliana të tjerë!

Ky shi pranvere që qiellit rrodhi,
litar, litar qysh prej moti,
ta dini, si ne me kroje loti,
për Julian ka qarë gjithë ditën Zoti!
KU JANË SOT KU JANË...

Ku janë sot femija, ku janë mesues e mesuese,
pa Juljanin sot, edhe zogjtë po qajnë,
ku janë baballaret, nënat sot ku janë,
ku janë gazetaret,
mediat shkrrye e shkrue, pse zi nuk mbajnë,
ku janë idhëtaret,
politokaret sot çka po bajnë,
deputet, që po duan armë, a e thanë një fjalë,
siguria e jetes baraz me një lajm,
dhe larja e shteti, lotë në deklaratë,
kishat e xhamitë, në qiej minaret,
zanin ku e kanë...
Nxinë faqja e Shqiperisë, turp më të madh nuk ka,
femijtë, zogjtë e pa faj, i dhunojnë, i hanë,
ne nga po vijmë, ne ku po vemi,
ne çka po bajmë?!!!

E DUA TRANDAFILIN QË QAN HERSHËM

E dua trandafilin që qan çdo mengjes,
në sy me lot dashurie,
më ngjan nuk di se përse,
i brishtë si rinia ime..

E dua trandafilin që djersinë,
në ballin e dites me grimca uji,
me ngjan me moshen time te burrnisë,
që mbeti udhve se ku humbi..

E dua trandafilin që pshertetinë,
në vjeshten mes eres fletet fali,
me ngjan të tretes moshe e stinë,
ku shpirti fle në preher malli ...

E dua trandafilin syth pa çelun,
sa ngrica këmbet i përdrodhi
me ngjan se prap unë, si zog hedhun,
po nisem pas fminisë te oborri!!

NANË DUA BUKË

Nana i shtron shtrojat,
që të flejë me ngut,
voglushja sheh gezhojat,
edhe po lyp bukë..

Nanë dua bukë,
po kercasin zorrtë !
Nana kafshon buzën,
dhe e mbysin lotë!

Nis e belbezon te shtrati,
arrna, jo jorgana,
oh e mira e nanes,
oh moj nina-nana..

Omoj nina- nana,
me zanin ngadalë,
te veshi vogelushes,
i thermon një përrallë..

Iku në gjumë çupa,
e genjeu përralla,
nana lot pas lotit,
nis një nina-nana!!

MUNGIM...
Mungon një krah, mungon një sy,
mungon një këmbë, dora e njomë dhe gishtat krejt,
mungon një djalë, një bankë mbet bosh, tash ka pranvera,
u mbushën pesë,
mungojnë në udhet e fshatit bombë, njezet e gjashtë jetë!
Mungojnë lule, mungojnë shumë zogj,
pellumbat e rjepur, djegur e zharitur, kurrë nuk u kthyen ma në Gerdec !
Kjo gojë me dhambë prej hekuri e baruti,
klithma, vikama e shpirtrave, arrati, që nuk flejnë..
Mungon drejtesia...dhe paftyrësia mburret me vilat, shemtimi i shekullit..
Muzeumi i dinosaureve, varri i kafshates, dheu me predha,
kurrë nuk mbyllet, krateri i Gerdecit..
Dhe pyes, me gjuhen e zemrën e nënes vrerë,
A do kthehen kurrë më ata pellumba të shkretë,
kurrënjëherë, aman,
E Kombi hesht, e kambana bie, ting-tang, ting-tang,
ky qiell, sterrë për ata, sot, po qan!!!!

U RRITEM TË VARFER ME ERË LULE BLINI

U rritem të varfer ju besoj e dini,
por ishim të pasur me erë luleblini,
me erë manushaqje , shije boronice,
mekun pas thellezes, ojnave të një çike..

U rritem të varfer, me arna të bardha,
por ishim të pasur dashurive të para,
me aromë ftoni, a molles në gji,
... dehun në flladnajë, për syrin e zi..

U rritem të varfer, por ishim të paster,
se na mbante në gji Valbona e Kalter,
me erëza rudinat, me erza plot bjeshka,
kaprollja perdridhej si rrufe në kreshta..

Sot jemi dhe të kamur, dihet andej, kendej,
por jemi shkretim shpirtit ku nuk gjej,
ku nuk gjej lule, kthjellim në ujëvara,
vjollcat mbenë jetime, dashuri të vrara!!

PUTHJA E MESUESES

-skicë-

Te kroni me ujin e ftohtë i laja faqet çdo mengjes,
veshet, qafen dhe qerpikët e synit,
pastaj me lëng molle sperkatja teshat e arrnuera,
bluzen dhe kemishën,
mesuesja na kontrollonte duart, prerjen e thonjeve,
veshet dhe ...
... ... një puthje në faqe si dhuratë e kishim,
unë ktheja faqen tjetër dhe mesuesja ma falte edhe të dyten,
ku e dinte ajo se unë isha jetimi pa nënë,
dhe gjithçka në botë kisha gjyshen !!!
Kur të më shkoqet shpirti prej krahnori,
vetem ateherë do më të më thahet bashkë më të puthja e mesueses!


FRAN UKCAMA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VEPËR KULMORE ME RËNDËSI LETRARE E SHKENCORE PËR BREZAT QË VIJNËNga DELI SMAKA (03.25.2013)
ADEM DEMAÇI - ËSHTË KOHA TË BASHKOHET KOMBI SHQIPTARDemaçi - "Ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë” (03.24.2013)
BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVEEsé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996) (03.24.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëDIKUR, DIKUR, DIKUR.....Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.21.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëT.S.ELIOTI, POETI I AJRIT, TOKËS, UJIT, ZJARRITEse nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe BURN NORTON nga poema KATËR KUARTETET (03.21.2013)
MAKBULE FRASHËRI - BISEDAT NË QELI ME MUSINE KOKALARIN E DRITA KOSTURIN PËR ENVERIN E QEMALIN (03.18.2013)
IMI/IMJA/IMINga CHARLES BERNSTEIN (03.18.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.18.2013)
PAÇKA SE BOTA BORXH NA KA, NE BORXHIN S'IA DUAM ASNJËHERËCikël poetik nga QAZIM SHEHU (03.17.2013)
KAPITULLI I PARË I ROMANIT 'I FUNDMI I SHALËGJATËVE'Nga THANI NAQO (03.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]