VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVEEsé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996)

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 08:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVE
Esé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996)

E Djelë, 03.24.2013, 10:28am (GMT+1)



Tani që e dini parahistorinë e asaj që kam për të thënë, ia vlen shumë që t'jua them. Është një mënyrë për të formuar një shije letrare, dhe kjo mënyrë qëndron në leximin e poezisë. Nëse ju mendoni se unë jam i frymëzuar nga intriga profesionale, se unë prirem t'i kaloj në plan të dytë interesat e mia trupore, hëm, gaboheni shumë. Poezia, në fakt, duke qenë forma supreme e shprehjes njerëzore, nuk është vetëm mjeti më konciz dhe i thukët për të transmetuar përvojën njerëzore, ajo ofron edhe kanunet më të larta për çdo veprim në gjuhësi, sidomos për ato veprime që hidhen në letër.

Sa më shumë që lexojmë poezi, aq më pak jemi të gatshëm të tolerojmë çdo tip fjalamanie, në shqyrtimet politike apo ato filozofike, në histori, në studimet sociale apo në rrëfim. Në prozë stili duhet gjithmonë t'i bëjë llogaritë me saktësinë, shpejtësinë dhe dendësinë lakonike të gjuhës poetike. Poezia, bija e epitafit dhe e epigramit,  e sapongjizur, e krijuar për të arritur menjëherë në zemrën e çdo teme të mundshme, është për prozën jo vetëm blera e çdo fjale të vetme, por edhe shpejtësia vendimtare e skemave mendore të specieve njerëzore; i sigujeron alternativa kompozimit linear, e nxit të bëhet e qartë, ia mëson këmbënguljen ndaj së veçantës dhe teknikën e antiklimaksit. Mbi të gjitha, pastaj, poezia zgjon dhe ushqen në prozë atë etje metafizike që e dallon një vepër arti nga letërsia e ditës. Por, do pranuar, se në këtë aspekt të veçantë proza është dëshmuar një nxënëse disi dembele.

Nuk do të doja të keqkuptohesha: nuk jam duke kërkuar t'ia heq prozës aureolën e saj. E vërteta është se poezia, thjesht, është më e moçme se poezia dhe kështu që ka udhëtuar më shumë. Letërsia, besoj, ka filluar me poezinë, me këngën e një endacaku që i paraprin të gjitha shkarravinat e një ndenjëtari. E ndonëse diku kam shkruar se ndryshimi midis poezisë dhe prozës mund të krahasohet me ndryshimin midis aviacionit dhe këmbësorë, nuk dua të ndërmend një rend hierarkik apo të vë në diskutim prejardhjen antropoligjike të letërsisë. Ajo që po bëj është vetëm një arsyetim praktik; këshilla ime synon t'ia kursejë sytë tuaj dhe qelizat tuaja trunore një grumbull letrash të shtypura të panevojshme. Poezia, do të thoja, është shpikur saktësisht me atë synim, sepse poezia është sinomin i ekonomisë.

Prandaj do bërë përpjekje të përsëritet, qoftë edhe në miniaturë, procesi që ka bërë pjesë në evoluimin tonë civil në rrjedhën e dy mijëvjeçarëve. Operacioni është më i thjeshtë se mund të duket me shikimin e parë, sepse korpusi i poezisë është ku e ku më pak i vëllimshëm se ai i prozës. Për më tepër, nëse interesimi juaj i kushtohet kryesisht letërsisë bashkëkohore, gjithçka bëhet më e lehtë, është pothuaj një shaka. Do të mjaftonte që për nja dy muaj të mrreshe me veprat e poetëve që kanë shkruar në gjuhën tuaj amtare, duke u përqëndruar parapëlqyeshmërisht tek gjysma e parë e këtij shekulli. Përfytyroj se e gjithë barra juaj do të tkurrej në një numër vëllimthesh tejet të hajthëm, e në mbarim të verës do të ndjeheni tashmë në formën më të mirë.


Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Ditën Botërore të PoezisëDIKUR, DIKUR, DIKUR.....Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.21.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëT.S.ELIOTI, POETI I AJRIT, TOKËS, UJIT, ZJARRITEse nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe BURN NORTON nga poema KATËR KUARTETET (03.21.2013)
MAKBULE FRASHËRI - BISEDAT NË QELI ME MUSINE KOKALARIN E DRITA KOSTURIN PËR ENVERIN E QEMALIN (03.18.2013)
IMI/IMJA/IMINga CHARLES BERNSTEIN (03.18.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.18.2013)
PAÇKA SE BOTA BORXH NA KA, NE BORXHIN S'IA DUAM ASNJËHERËCikël poetik nga QAZIM SHEHU (03.17.2013)
KAPITULLI I PARË I ROMANIT 'I FUNDMI I SHALËGJATËVE'Nga THANI NAQO (03.17.2013)
'GURI I VASHËS', ROMANI QË TË LË PA GJUMËNga MEHMET REÇICA, prozator e eseist (03.17.2013)
NJË BISEDIM MIDIS LASGUSH PORADECIT DHE AT FULVIO CORDIGNANOS (VITI 1926)Përgatiti: MARIA GUSHO (03.16.2013)
PRANVERË LIBRASH NË LAJPCIG (03.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]