E Premte, 05.17.2024, 08:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTË
Cikël poetik nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 10.17.2013, 08:57am (GMT+1)


1. Ku je "fshehur?!"

Ku je fshehur? Mos ke "humbur?!"
Gjrumën unë s'ta gjej askund
Apo unë jam pak "vulëhumbur?!"
Të kërkoj. Të gjej, nuk mund.

Se sa mirë kur bashkë ishim
Se sa mirë! Dhe qe tetor
Pranë askënd për be nuk kishim
Unë e ti, o moj Dolorë!

Edhe nata...ç'natë e bukur!
Pse u sose, o moj natë?!!!
Le të jem për jetë "vulëhumbur"
Veç për buzën tënde mjaltë.

E kujtoj tash atë kohë
Tërë natës syri kllap
Të kërkoj dhe zë bëj "oh!"
Ku ke humbur, moj buzëmjaltë?!...

14 tetor 2013

2. Po kur thoshe

Po kur thoshe:- Jam e "mitur"
Sikur sytë s'i kam në ballë
Kam parë shumë dhe jam kokëthinjur
Nuk gaboj lehtë në "kandar"

Në kandar që të "peshoj"
Je e "rëndë" apo e "lehtë"
Unë me sy saktësisht të çmoj
Për të tjerat... e di vet.

3. Kur trokiti dera

Tak-tak trokiti dera
Unë u ngrita dhe e hapa
Iku vjeshta, erdh pranvera
Fllad, o seç fllad që soll nga prapa.

Natyrisht që u çudita
Nga trokitja e papritur
Dhe për pak desh lajthita
"Flladi" kishte sy të ndritur.

Dhe u ula përbri saj
Përbri saj po nuk qe punë
Thomëni:- Kush e ka kollaj
Që mos e zërë me shkumë?!

Kështu ndodhi. S'e mohoj.
Se erdh flladi më flladiti
Jo. Nuk skuqem tek tregoj
Befas, dera më trokiti...

Tiranë, 16 tetor 2013

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)
KËNGA E MONOTONISËProzë nga NONDA BULKA (10.15.2013)
DIELL I ATDHEUT Poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (10.15.2013)
'BLOWBACK' - ROMANI I ISH AGJENTES VALERI PLUME (10.14.2013)
"PËRJETË ME SHEFIKUN”, LIBËR NGA URTI OSMANI, NË KUJTIM TË BASHKËSHORTITNga: Prof. Dr. PAJTIM BEJTJA, Mësues i merituar-Tiranë (10.14.2013)
MANAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (10.14.2013)
MERIMANGA dhe KËPUCËT E SHQYERADy tregime nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.14.2013)
KAM SHUMË ANMIQ TË LIQ NË KËTO SENDE PA SHPIRTCikël poezish të zgjedhura nga MIGJENI (10.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]