E Shtunë, 05.18.2024, 02:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VILHELME VRANARI HAXHIRAJ PËRFSHIHET NË ANTOLOGJINË ITALIANE TË FITUESVE
E Enjte, 12.12.2013, 01:18pm (GMT+1)



U botua Antologjia Italiane "Premio Internazionale di Poesia" me fituesit e 3 viteve (2010-2011-2012). Mes fituesve edhe një shqiptare, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

Në maj 2013, në Toskanë (Itali) doli nga botimi antologjia italiane:" Premio internazionale di Poesia" ,"Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë", ku janë përfshirë fituesit e çmimit ndërkombëtar të 3 viteve (2010-2012). Mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota, përfshirë në këtë antologji, e vetmja autore shqiptare, ishte Vilhelme Vranari Haxhiraj me poezinë e titulluar: "Quanto Vorrei" ( Sa do të doja), botuar për herë të parë në këtë antologji.

Ky është i dyti çmim në Itali dhe antologji e dytë italiane, ku përfshihet shkrimtarja Haxhiraj, autore e suksesshme e Sh.B."Nacional".

CV për antologjinë italiane, në shqip

 Vilhelme Vranari Haxhiraj -Albania

Lindi në Kaninë (Vlorë) më 8/ 12/1944, pasardhëse e familjes së

princit Gjergj Arianiti. U përndoq nga lufta e egër e klasave, me familje të burgosur, të internuar, i mohuan profesionin, i ndaluan diplomimin në degën Histori-Filologji, por mundi të laurohej në Universitet, Katedra -Histori me rezultate maksimale,veç pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Pas rënies së diktaurës komuniste1990 rifilloi profesionin e mësuesit dhe nisi të shkruajë. Prej 1996 -2012 ka botuar 32 libra, nga këto: 15 romane, të tjerat janë poezi, prozë e shkurtër , për fëmijë , ese dhe publicistikë.

Tani është shkrimtare e njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Haxhiraj është nderuar me 15 çmime letrare në Shqipëri, Itali, Kosovë, Greqi dhe Mal të Zi. Nga këto veçojmë, Çmimin e Karrjerës, Medalje Argjendi, Medalje Ari, Mjeshtre e Madhe e Penës". Çshtë përfshirë në 13 antologji Shqipëri,Itali, Angli, Ruamni,Kosovë dhe Greqi. Është përkthyer në Ruamni, Itali e Angli. Vilhelmja është e vetmja autore femër, e papërsëritshme,që me letërsinë e saj bashkëkohore ka bërë autopsinë e shoqërisë shqiptare dje dhe sot .

 

Poezia fituese në shqip:


Sa do të doja

 

Do të doja një botë

në paqe dhe harmoni.

Pa mllefe,

pa hakmarrje,

pa cinizëm,

pa urrejtje,

pa luftra dhe robëri

 

Dëshiroja ...

që botën

ta kisha në dorë,

t'ia shtrydhja

gjithë ligësitë

që shpirtrat helmojnë,

të shpëtoja jetët

që ajo shkatërron!

Do të pëlqeja...

një botë plot mirësi,

që të mbjellë

mirëkuptim,

tolerancë,

begati,

vëllazërim

dhe dashuri!

 

Doja të shihja

një botë

pa mashtrim,

ku njerëzimi

të mos njohë intriga,

as vuajtje,

as zhgënjim,

pa tragjedi dhe mjerim

 

Sikur të shihja

një botë të mbarë.

Pa dhunë,

pa krime,

pa prostitucion

dhe trafik.

Tej e ndanë globit

të mos enden më jetimë.

 

E dua botën pa tradhti,

të jetë e bukur dhe e dëlirë!

 

          Curriculum Vitae
di Vilhelme Vranari Haxhiraj, scrittrice dal' Albania.

 

Nata a Kanina (Vlorë) il 08/12/1944, erede della famiglia di Giorgio Arianiti, Principe di Epirio.

È stata perseguitata insieme alla sua famiglia dall regime dittatoriale, gli hanno negato di lavorare nella sua professione. Si e laureata in Storia con il massimo dei risultati, ma senza il diritto di esercitare la professione. Dopo il crollo della dittatura comunista nel 1990, ha ripreso di esercitare la sua professione di insegnante e cominciando a scrivere. Dal 1996 -2012 ha pubblicato 32 libri, di cui: 15 romanzi, gli altri sono poesia, prosa breve, per i bambini, saggi e giornalismo. Ormai è una scrittrice nota nell suo paese e all'estero. É stata premiata con 16 premi letterari in Albania, Italia, Kosovo, Grecia e Montenegro. Di qui , "Premio di Carriera", "Medaglia d'Argento", "Medaglia d'oro", "Gran Maestra della Penna"". La sua letteratura è stata inclusa in 15 antologie :Albania, Italia, Inghilterra, Romania, il Kosovo e la Grecia. É tradotta in Romania, in Italia e in Inghilterra. Wilhelme è l'unica autrice irripetibile donna, che con la sua letteratura contemporanea, ha fatto l'autopsia della società albanese di ieri e d'oggi.


 

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Quanto vorrei...

Vorrei un
mondo di pace e di armonia,
senza
vendetta e senza rancore,
senza odio
e senza schiavitù
pieno
d'amore e di virtù.

Vorrei che
il mondo nella mia mano fosse,
spremendolo
mandare via le perversità',
che le
anime avvelenate e distrutte,
Vivessero
nella tranquilità.

Vorrei un
mondo senza inganni,
che la
gente lavorasse in quiete,
e mai non vedesse ripetere,
le tragedie
passate ed i malanni.

Vorrei un
mondo senza delitti,
la gente
non avesse  conflitti.
Per gli orfani...
girovagando per il mondo,

la vita
fiorisse tutt'intorno.

Vorrei un
mondo pieno di bontà,
d'intesa e
di tolleranza,
dove regnasse ovunque,
la fratellanza e la prosperità.
SAIMIR KONDA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPIN VALA LOTT E MIPoezi nga AGIM GASHI (12.11.2013)
NUK MUND TË JESH TI, SHPIRTI YT I PATHYER dhe MBI KËTO PASTELE GJETHESHTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.11.2013)
KURTHET E ENDRRES…Në vënd të pasthënies për librin e Hasan Selimit “ ANTOLOGJIA E ENDRRES”Nga LULZIM LOGU (12.10.2013)
BARDHYL DEMIRAJ - E VËRTETA E ARRATISJES SË MARTIN CAMAJT DHE DOKUMENTARI PËR TË (12.09.2013)
FUSTANI I MERILINITTregim nga PËRPARIM HYSI (12.09.2013)
NATË MUAJI MAJ- I vdekuri dhe i gjalli -Tregim nga MITRUSH KUTELI (12.08.2013)
PJESËTUAR NË QINDRA DASHURICikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.08.2013)
MARTIN CAMAJ S'ËSHTË SHKRIMTAR MËRGATE, MJAFT E ZHVLEFTËSUATNga MARIAN SHESTANI, studiues (12.07.2013)
ENIGMA IMECikël poetik nga ZEQIR LUSHAJ (12.07.2013)
SA E LODHUR MË DUKESH, MOJ TOKËCikël poetik nga FASLLI HALITI, botohet me rastin e 5 dhjetorit, ditëlindjes së poetit (12.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]