E Djelë, 05.19.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BIOGRAFI THOTË SE KUTELI U NJOH ME GRUAN NË PLAZH, E PËRGËNJESHTRON E BIJA E KUTELIT

E Enjte, 07.03.2014, 07:57am (GMT+1)


POGRADEC - Libri "Kuteli, kalvari i një jete plot brenga" i autorit Tomi Mato ka indinjuar pa masë familjen e shkrimtarit të madh. Atalanta Pasko dje deklaroi se në 500 faqet e librit ka shumë pak të vërteta që kanë të bëjnë me qytetin ku lindi Kuteli, shkollën e mesme të kryer në Selanik, studimet e larta në Bukuresht dhe që ndërroi jetë në vitin 1967.

Atalanta tha se ka dhe një të vërtetë tjetër; mbesa e Kutelit u martua në vitin 1962 me vëllain e gruas së Tomi Matos dhe kjo sipas saj është fillesa e krijimit të një alibie nga ana e autorit, për të shkruar ato që ajo i quan 'përçartje'. Vajza e Dhimitër Paskos "përplaset" me autorin e biografisë së Kultelit.

Sipas saj, Mato shkruan në libër për mungesë parash dhe shitje tokash, se familja e Dhimitër Paskos kishte hyrë në borxhe të mëdha për shkak të studimeve të tij, ndërsa personazhe janë bërë edhe Dhimitër Berati, Viktor Eftimiu për t'i gjetur punë Mitrushit, por që kjo është thjesht gënjeshtër. Por përplasja më e fortë mes familjarëve dhe autorit të librit është njohja e Kutelit me bashkëshorten.

Tomi Mato shkruan në libër se Kuteli u njoh me gruan e tij në plazh. Ndërsa, Atalanta Pasko sqaroi se babai dhe nëna e saj u njohën në një ngushëllim. Gjithashtu, Pasko tha se Mato gënjen për dasmën, pasi ajo nuk u bë, për muajin e mjaltit, një fletërrufe vendosur (sipas autorit) Kutelit në vitin 1967 në qendër të Tiranës etj. "Gazeta Shqiptare" ka sjellë pasazhe të librit të Tomi Matos, që kontestohen fort nga familjarët e Kutelit.
 
LETRA

Tomi Mato në librin e tij publikon edhe një letër, që sipas tij, Fan Noli ia ka dërguar Kutelit. Ai më shkruante "I dashur dhe i shtrenjti i zemrës sime. Mitrush Kuteli! Si bir i Zotit që jam, i lutem Atit të gëzosh shëndet të mirë dhe të ketë nën kujdes nën të ardhmen. Po të pyesësh për mua, nuk jam mirë pas operacionit. Më vjen keq që nuk mund të shtrëngoja dorën tuaj të arët dhe të blatoja dashurinë dhe mirënjohjen time të zjarrtë. I jam lutur mikut tim, të nderuarit Behar Shtyllës, amanetin: Nëse do të shuhem në Amerikë, të mos më lini këtu. Dëshiroj që eshtrat e mia të treten në atdheun tim, Shqipëri.

Të mirë u pafshin në botën tjetër! Duke të përqa-fuar e shtrënguar dorën të uroj shëndet dhe 'korrje' të reja në letërsi. Kur të vesh në Pogradec, jepi të fala mikut tim, Koçit të Tushit. Lamtumirë me dashuri të Krishtit për njerinë dhe njëherë, ju lutem mos më lini këtu. Miku yt, Fan .S Noli. Launderdej më 8 mars 1965."


Atalanta: Tomi Mato synon të jetë sensacional duke bërë gjoja publike 'të vërteta të pathëna' si kjo letër, që nuk është aspak e vërtetë. Ai thotë se me këtë letër Noli i lë amanet Kutelit që trupin t'ia sjellin në Shqipëri pas vdekjes. Ne si familje, si trashëgimtarë kemi realisht të gjithë korrespodencën e Kutelit me Nolin, por realisht nuk kemi një letër të tillë.

ENKELEJDA SKENDERASI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTHJA E CUBIT dhe BUKËN TONË TË PËRDITSHME FALNA SOTDy proza nga MIGJENI (07.02.2014)
VAGËLLIMË E KTHJELLËTProzë nga QERIM SKËNDERAJ (07.01.2014)
DISA ÇASTE ME POETIN ADEM ZAPLLUZHANga HALIL KAJTAZI (07.01.2014)
ÇFARË U MUNGON KËTYRE RRUGËVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (06.30.2014)
ARTAN SANTO MIK PËR NJË NATËEsé nga ROLAND GJOZA (06.29.2014)
IKA LARG S'DI SI IKACikël poetik nga AVNI MULAJ (1947-2010) (06.29.2014)
KY ZË SHIUHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri” (06.28.2014)
HESHTJA E BARDHËCikël poetik nga GJIN GJONPALI (06.28.2014)
MARIOTregim nga SIRI SULEJMANI (06.27.2014)
COPA ÇASTESH NGA E SHKUARACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (06.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]