E Premte, 05.17.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
'MUZGU I PERËNDIVE TË STEPËS', PASQYRIM I NJË KULTURE TË PARANOJËS DHE DYSHIMIT
Nga ALAN TAYLOR, shkrimtar, HERALDSCOTLAND, e shtunë 2 gusht 2014

E Enjte, 08.07.2014, 07:29pm (GMT+1)



Ismail Kadare, romancieri shqiptar dhe kandidati në pritje i Nobelit, ka kohë që e ka ndarë më dysh opinionin, dhe jo vetëm për veprën e tij.

Disa komentues perëndimorë nuk kanë qenë edhe aq të ngadaltë për t'iu dhënë zë dyshimeve për dikë që ia doli mbanë të jetonte, relativisht i patrazuar, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, një prej diktatorëve socialistë më brutalë (dhe më të krisur).

Pati disa pak entuziastë më të mëdhenj për dënimin me vdekje dhe regjimi shtypës i Hoxhës e shtriu juridiksionin e vet në të gjitha aspektet e jetës së shqiptarëve. Për të eliminuar kundërshtarët, ai burgosi mijëra persona në kampe pune të detyruar, ndërkohë që shumë të tjerë u torturuan dhe ekzekutuan. Për më tepër, kultura perëndimore konsiderohej si e dëmshme dhe armiqësore; madje në mënyrë akoma më qesharake, mbajtja e mjekrës ndalohej si johigjienike. Sa i përkiste dhe i interesonte Hoxhës, e ardhmja e Shqipërisë ishte e rruar taze dhe të paktën për njëfarë kohe në aleancë me Bashkimin Sovjetik.

Kadareja, sipas opinionit të ekspertit të respektuar të Ballkanit Noel Malcolm, ishte pjesë e klasës drejtuese të Shqipërisë, shumë i kujdesshëm për të mos e komprometuar veten. Gjykuar nga jashtë, ai konsiderohej si instrument i një regjimi mizor, dhe i përmendur njëkohësisht me Vaclav Havelin dhe Aleksandër Solzhenicinin vetëm për ta dëmtuar. Pa dyshim, pak ishin të gatshëm për ta mbrojtur atë, por vala filloi të merrte kthesë ndërsa më shumë detaje u bënë të njohura në kapërcyell të mileniumit se si ishte të jetoje e të ishe artist ndërsa punoje prapa Perdes së Hekurt.

Së fundmi, reputacioni i Kadaresë është lartësuar dhe çmimet, nderimet dhe pjesëmarrja në festivale të librit e kanë ngritur atë në një status që më parë do të ishte i paimagjinueshëm. Tashmë, siç demonstrojnë edhe shënimet lëvduese në kopertinë të librit të përkthimit të ri "Muzgut të perëndive të stepës" (i cili u botua së pari në vitin 1978), ai përmendet rregullisht krahasuar me Kafkën dhe nderohet nga pëlqimet e Financial Times dhe Wall Street Journal. Është një kthesë e jashtëzakonshme.

Për këtë, një pjesë e meritës duhet t'i jepet David Bellos-it, përkthyesit të respektuar të Kadaresë, hyrjet prezantuese të të cilit paraqesin një sfond të vlefshëm informues për lexuesin që nuk e njeh jetën e pasluftës të Bllokut të Lindjes në përgjithësi, dhe të Shqipërisë në veçanti. Siç edhe vëren ai, Shqipëria kishte qenë, që nga viti 1949, "një varësi virtuale" e BRSS-së dhe kishte siguruar vend ankorimi për të vetmen bazë të nëndetëseve sovjetike në Mesdhe.

Në fund të viteve 1950, sidoqoftë, Hoxha ishte alarmuar gjithnjë e më shumë nga liberalizimi i dukshëm i shoqërisë sovjetike nga Nikita Krushçevi dhe tensioni ndërmjet Moskës dhe Tiranës ishte rritur.

Prandaj, "Muzgu i perëndive të stepës" është pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit, në të cilën kushdo që kryente një lëvizje të gabuar ose pëshpëriste diçka që mund të konsiderohej subversive mund të priste të kishte pasoja ndëshkimore. Në qendër të tij është nderimi me Çmimin Nobel për Letërsinë, në vitin 1958, i Boris Pasternakut, gjë që në Bashkimin Sovjetik shkaktoi një trazirë të fuqishme. Lexuesi i interesuar për të mësuar më shumë për këtë mund të kërkojë librin "The Zhivago Affair", shkruar nga Peter Finn dhe Petra Couvee, i botuar më herët gjatë këtij viti.

Rrëfimi i Kadaresë për këtë është si personal, ashtu edhe i krijuar dhe shumë lehtë i fiksionalizuar. Narratori i tij është një shkrimtar i ri shqiptar, student i letërsisë në Institutin Gorki, i cili u krijua për të prodhuar një kuadër shkrimtarësh që do t'i thurte lavde Realizmit Socialist. Duhet ta pranojmë se nuk është një nga leximet më të lehta dhe duhet të ndjekësh për të mos humbur një numër të madh personazhesh, shumica e të cilëve janë persona realë.

Por avantazhi është, sidoqoftë, portretizimi i Moskës në një kohë kur lexuesit e kësaj ane të fushës së betejës ideologjike ishin më të interesuar për "From Russia With Love" dhe "Dr No" sesa për ndonjë gjë që shfaqej në lindje. Ashtu si Kadare vetë, narratori rastësisht ndesh në disa faqe të "Doktor Zhivagos". Më vonë, pasi Pasternakut i është dhënë Çmimi Nobel, ai ia përmend këtë një shoku, i cili i thotë: "Mos i thuaj asnjë fjalë njeriu. Mund të futesh në telashe serioze për asgjë".

Në Institut, narratori ndeshet me shkrimtarë të tjerë nga satelitë të BRSS-së, të cilët kanë braktisur gjuhën e vet, për të shkruar sipas një "recete" marksiste-leniniste sovjetike. Ky nuk është një kurs që ai dëshiron ta ndjekë. Për të, kultura dhe mitet, gjuha dhe historia e vendit të vet janë intrinsike për artin e tij, dhe pjesë të këtij romani i kushtohen parafrazimit të baladave të ngjashme me ato të mitologjisë greke.
Megjithëse magjepsëse siç janë, mbi to bie hija e fushatës kundër Pasternakut, e cila u udhëhoq nga transmetimi ndërgjegjshmërisht hakmarrës-ndëshkimor dhe helmues, shenja dalluese i regjimeve të tilla. "Një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje", shkruan Kadare. Ndëshkimi i Pasternakut erdhi nga çdo qoshk, përfshirë thuajse të gjithë kolegët e tij shkrimtarë.

Narratori sa ç'ka rënë në dashuri, po aq përjeton një torturë. Si Hoxha, ai është zhgënjyer nga Bashkimi Sovjetik, por për arsye krejt të ndryshme. Ai duhet të kthehet në shtëpi në Shqipëri, pavarësisht nga ç'pret të gjejë atje. Ishte një rrugë që vetë Kadare zgjodhi ta ndiqte, ku ngadhënjeu patriotizmi i tij i brendshëm, i lindur, ndaj tundimit për të qëndruar në ekzil. A ka pasur ndonjëherë ndonjë shkrimtar të ngecur më ngushtë ndërmjet Skilës e Karibdës?

ALAN TAYLOR


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në nderim të veprës së madhe të Esad Mekulit me rastin e 21 vjetorit të vdekjesPOPULLI TIMPoezi nga ESAD MEKULI (08.07.2014)
Bisedë:MIMOZA EREBARA: KUR SHKRUAJ, DUA T’I SHPREH TË GJITHA MENDIMET E NDJENJAT…Nga Prof MURAT GECAJ, publicist e studiues Tiranë (08.06.2014)
Ç’DO MË TEPËR NGA UNËPoezi nga LAURETA PETOSHATI (08.05.2014)
EDHE MERMERI I ZËRIT TIM ËSHTË I THYERPoezi të zgjedhura nga FREDERIK RESHPJA (08.05.2014)
Pas 50 vjetësh...NË SHTËPINË E POETIT FREDERIK RESHPJANga XHAHID BUSHATI (08.04.2014)
POEZI FOSFORESHENTE ME RRËNJË FJALE QË LIND NGA KOCKA E POETITNga XHEVAHIR CIRONGU (08.04.2014)
E BINDA TËRË BOTËNHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri "Një grusht dashuri" (08.03.2014)
JU FLET KËMBA E MAJTË E SHQYER!Satirë nga REZART PALLUQI (08.03.2014)
Në SHBA dhe Britaninë e Madhe botohet romani i Kadaresë“Muzgu i perëndive të stepës”THE NATIONAL:NËSE DREJTËSIA EKZISTON, KADARE DUHET TA KISHTE MARRË ME KOHË NOBELIN Nga MALCOLM FORBES, "The National", 30 korrik 2014 (08.01.2014)
HËNË E RE, HËNË E VJETËR…Cikël me poezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]