E Premte, 05.03.2024, 08:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJ
Nga SOKOL DEMAKU

E Djelë, 08.10.2014, 01:51pm (GMT+1)


          Proza gojore është shumë e zhvilluar në letërsinë shqipe. Ajo paraqitet në forma të ndryshme, e një nga ato forma më të përhapura tek ne është përralla, që është një tregim me plotë fantazi dhe elementet dhe subjekti janë ëndërrimet dhe mendimet njerëzore në formë alegorie. Ato nisën nga një trillim i plotë e që mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mmendime filozofike, morale, shoqërore, etike e estetiket ë jetës së njerëzve. Këto janë të përhapura në tërë botën dhe janë po ashtu të pëlqyera në tërë botën si për vlerat filozofike njashtu edhe për vlerat didaktiko mësimore.
          Përrallat shqiptare shquajnë për larmin e fantazisë së tyre dhe për thurje inetersante të subjekteve të tyre. Fantastika në përrallt tona është shumë e madhe dhe zë vend dominant në to. Përmes saj krijohet një simbolikë e pasurë që flet në alegori për mësimet shoqërore dhe moralen ë shoqërin njerëzore. E pikërisht këtu qëndron vlera filozofike e përrallës.
          Gjinia më e përhapurë dhe më e lexuar, e kënduar tek shqiptarët është përralla popullore shqiptare.
          Edhe tropojanja Valbona Haklaj e këndoi përallën shqiptare më një sens të vecant në librin e saj të radhës pas asaj me poezi "Etja e ëndrrës" dhe librit të saj të dytë më përralla për fëmijë "Dhelpra pa bisht", pra tani na vjen me librin e  saj të tretë ku në te ngërthehen 32 përralla me motive dhe karaktere të ndryshme, të cilat më plotë, trillime, magji dhe qasje të ndryshme të ngjarjeve na sjellin në kujtesë të mirën dhe të keqën që është prezente tek një mori njerëzish edhe në ditët e sotme bashkëkohore.
Fabula e përrallave është shumë e qartë, e thejshtë për ta kuptua lexuesi.
          Duhet të them se Valbona na vjen si një vazhduese e traditës së Kutelit më rrefime të përpunuara mirë dhe bukur e më një ligjërim të natyrshëm dhe të sistemuar me kujdes e që e bënë librin të lexohet më shumë vemenedje dhe kujdes nga lexuesi. Mbështeturë në këtë themi se ky libër zgjon kurreshtjen e lexuesit, e pasuron imagjinatën dhe ajo cka është më shumë rëndësi dhe ndoshta për mendimin tim më kruesorja ndihmon lexuesit të këndell sinqeritetin njerëzor, të zgjon ndërgjgjen kolektive tek njerëzit.
          Sepse këtu përmes përrallave autorja na jep gjykime për jetën, për të ardhmen, lumturinë, për të mirën, për të keqën, për të bukurën dhe atë të shëmtuarën, për aspiratat famkëqia të njerëzve, ëndërrat e parealaizuara të njërëzve me mendje të prishurë.
         Por ma thotë mendja se vizioni i përgjithshëm që në të vërtetë buron nga përlla në këtë përmbledhje për jetën në përgjithësi është i plotë dhe shumë optimist, sepse cdo herë këtu do shofim se triumfon jeriu me ato përpjekjet e tij mbinjerëzore dhe ato sakrifica të cilat e përcjellin në jetë si e kemi këtu rastin tek "Djali i vogël", "Kucedra", e përalla të tjera. Êshtë inetersant se njeriu duke qenë cdo herë i ndershëm, edhe pse në jetë do ketë një fat ndoshta gadi targjik, ia arrin më në fund lumturisë së tij si e kemi rastin tek përralla "Djali gjarpër", oset ek e "Bukrua e dheut" që na del si simbol lumturie.
          E them me plotë gojën se ky vizion optimist në njëren anë edhe realist në përrallat e këtij libri e ka burimin tek karakteri i fortë i folklorit tonë popullor, ku me shekuj ka shprehurë solidaritetin dhe qëndrushmerinë e popullit përballë të këqiave, përballë problemeve dhe vështirësive nga më të ndryshmet në jetë që i kanë dalë përpara në jetë.
Gryksia, pangopshmeria, e disa individëve që edhe sot është shumë aktuale dhe prezente në jetëne  tyre të përditshme na vin në shprehje edhe në librin e Valbona Hykajt dhe na pasqyrojnë për mrekulli këto veti dhe shprehje mjaft negative dhe të damshme shoqërore si tek përrallat "Balona dhe vajza e mbretit" pastaj "Dy vëllezërit dhe Qeli" ose gryksia e cila edhe sot prek shtresat shoqërore në cdo cep të botës dhe shkatrron  jetë e familje e na paraqitet për mrekulli në përrallën me titull "Divat dhe tri m mbulesat e arta"
          Pra janë këto 32 përralla të përpunuara dhe prezentuara për mrekulli në këtë libër të Valbona Hykaj me redaktor Jaho Margjeka dhe recenzent Prof.asoc.dr Adem Jakllari, ia vlenë që njeriu ti lexoje e rilexoj se kanë një vlerë të madhe shpirtërore dhe filozofike për ditët e sotme në të cilat jetojmë.

         Përralla më rolin e saj psikologjik, historik dhe kulturor që ka në shoqëri si shprehje e këtyre procese shoqërore që përmendem në shumë përalla nga ky libër mendoj se është e vecantë dhe e bënë përrallën të llojit specifik brenda llojit të prozës gojore. Por ajo cka është më kryesore mendoj unë përralla shqiptare këtu ruan larmin e fantazisë të subjekteve, ku roli i fatnazisë këtu është shumë domethënës, sepse përmes fantazisë përpunohet subjekti i saj artistikisht por edhe në aspektin filozofik ku realiteti përmes simbolikës dhe alegorive fletë shumë dhe jep mësime shoqërore, estetike, etike për jetën tek individi e sidomos në ditët e sotme që është më se e nevojshme kjo.

         E pikrisht vlera e saj filozofike është më e rëndësishme sepse përmes saj jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën të keqën, gryksinë, për të bukurëne  tër shëmtuarën, për ëndërrat e parealizuara aspirata e njerëzve në përgjithësi.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)
DASHURIA SHQIPTARE E GERD MYLERITEsé nga ALEKO LIKAJ (08.08.2014)
TË LUTEM, FALËM!Tregim nga PËRPARIM HYSI (08.08.2014)
'MUZGU I PERËNDIVE TË STEPËS', PASQYRIM I NJË KULTURE TË PARANOJËS DHE DYSHIMITNga ALAN TAYLOR, shkrimtar, HERALDSCOTLAND, e shtunë 2 gusht 2014 (08.07.2014)
Në nderim të veprës së madhe të Esad Mekulit me rastin e 21 vjetorit të vdekjesPOPULLI TIMPoezi nga ESAD MEKULI (08.07.2014)
Bisedë:MIMOZA EREBARA: KUR SHKRUAJ, DUA T’I SHPREH TË GJITHA MENDIMET E NDJENJAT…Nga Prof MURAT GECAJ, publicist e studiues Tiranë (08.06.2014)
Ç’DO MË TEPËR NGA UNËPoezi nga LAURETA PETOSHATI (08.05.2014)
EDHE MERMERI I ZËRIT TIM ËSHTË I THYERPoezi të zgjedhura nga FREDERIK RESHPJA (08.05.2014)
Pas 50 vjetësh...NË SHTËPINË E POETIT FREDERIK RESHPJANga XHAHID BUSHATI (08.04.2014)
POEZI FOSFORESHENTE ME RRËNJË FJALE QË LIND NGA KOCKA E POETITNga XHEVAHIR CIRONGU (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]