E Premte, 05.17.2024, 04:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
Portrete krijuesish
MUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHA
Nga RRUSTEM GECI

E Enjte, 10.09.2014, 09:50am (GMT+1)


Nexhat Rexha u lind në Topanicë, në vitin 1956 të shekullit të kaluar. Nexhati shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetnin e Prishtinës. Topanica e poetit Nexhat Rexha ka një histori të pasur në historinë tonë kombëtare. Topanica është pjesëmarrëse në të gjitha luftat për çlirim të Kosovës. Të rënët e Topnicës për liri të Kosovës janë të shumtë.
Në Luftën Antifashiste, Topanicës i ranë dy gjëmë të rënda; Kidnapimi i Nuseve, nga fshati fqinj serb, dhe mobilizimi i regrutëve për në Tivar. Por, Topanica, e pajisur me urrtësi, me Zemërbardhësi, dhe me dorën grusht, doli e mbijetuar nga ata që vrasjen kishin mësim. Ky fshat i mençur dhe patriot, sot ka infrastrukturë moderne, rrugë, e shtëpi të bukura, shkollë bashkëkohore, infrastrukturë të ujërave të zeza, dhe me ekonomi të kamur. Topanica sot i ngjan një qyteze vërtet të bukur.

Poeti dhe patrioti Nexhat Rexha, që në moshë të vogël është marr me krijimtari dhe publicistikë të herëpashershme. Pozita gjeografike e Topanicës ku jeton dhe krijon poeti Nexhat Rexha, është ambient frymëzues. Fshati i tij, si për dëshirë të poetit është i prekur nga tre lumej, të blertë në pranverë, dhe të këthjellët në dimër. Dheu i vendlindjes, aroma e bimëve dhe pemëve, kopshtet e mbushura me lule dhe perime, janë motivet që e lënë pa gjumë, poetin, Rexha. Ndjesitë e mia për këtë ambient artistik, më thotë poeti, jo rrallë zbresin në nështresat e tokës, aty ku jetën bëjnë rrënjët.
Unë nuk mund ti marr kësaj jete më shumë gjak poetik, se sa më lejon natyrshmëria e jetës dhe ambijentit ku krijoj. Dëshira e lirë në art, më thotë Nexhati, kujtoj se ende është largësi. Mungesa e tërësisë së kaluar, dhe vjedhja e së kaluares nga fqinjët tanë, dhemb gati tek gjithsecili kijues në Kosovë. Muza e perendisë e ka një fole në Topanicë, në zemrën e kraharorit të poetit Nexhat Rexha.

Në një poezi të poetit Nexhat Rexha, lexojë: Pikat e shiut bien me dhimbje / në kraharorin e afshtë të tokës / Në dhimbje e kam një fjalë zemre / që pemë e jetës në rremb të çelë /!.. Këto dhe vargje të tjera , të poetit Nexhat Rexha, janë mesazh i fortë poetik, se e sotmja jonë ka të ardhme të bukur.

Nexhat Rexha, është autor i 4 librave me poezi, dhe autor i dy librave, kritikë letrare. Veprat e tij janë; 1 . Ndrydhja e pikës K, 2 . Unazë qiellore, 3 . Dhembja kujtesë, 4. Bekimi i shekujve, rumunisht, 5 . Ligjërime përjetimesh, dhe 6 . Fjala ruan kujtimin, janë libra të vlerësuar.

Aktiviteti krijues letrar i Nexhat Rexhës është i gjerë, dhe domethënës. Nënshtresa poetike e poetit Nexhat Rexha është artistikisht e pasur: Ishte kohë e pritjeve në ethe,../ ditët e netët torturoheshin / kokat nguleshin në hunj gardhi / e rrugët ndiqnin njëra tjetrën/, dhe vazhdon ; kam një fjalë të pathënë / në këtë orë të historisë / hyj në dyert e një ashensori / të jetoj edhe një çast!..

Poezia ka botën e saj të paskajshme. Ajo nuk jepet, është fryma më sublime për njeriun, aroma që deh dhe frymëzon. Nexhat Rexha, poet, kritik dhe publicist, jo rrallë edhe dorën e bën grusht, dhe nuk ikën nga e vërteta, nga e bukura, nga muza e tij e përgjakur.

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MËNga QAZIM D. SHEHU (10.08.2014)
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)
Poezi shqipe nga ItaliaMALET E FËMIJËRISË SIMECikël poetik nga ZEF MULAJ (10.05.2014)
IDENTITETI SHQIPTAR I ARBËRESHITdhe 13 poezi e një poemë nga libri 'Heroika' i RRUSTEM GECIT (10.05.2014)
Një legjendë e bukur e indianëve të AmerikësSI LINDI YLBERI... LEGJENDA E LËKURËKUQVEPërktheu: FASLLI HALITI (10.05.2014)
“PËR ATË DIELL”Esé nga QERIM SKËNDERAJ (10.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]