E Djelë, 04.28.2024, 02:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHTËPIA E BRAKTISUR!
Tregim me motiv nga lufta e Kosovës në Gollak në fshati Dabishec
Nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 12.12.2014, 07:07pm (GMT+1)


Ai mbylli sytë për të pushuar pas një nate të fishkëllimave të pushkëve në Dabishec , fshat që përkufizohet me Serbinë e tashme. Çetnikët serb prapë synim e kishin Kosovën . Përsëri ky fshat po sinjalizohet nga sulme tinëzare sllave . Ashtu i mbante mend babai im forcat serbo çetnike edhe në Luftën e dytë botërore .Fshatin me dinakëri e futën në luftë me forcat gjermane që mbeten shumë të vdekur në vitin 1941 nga ushtarët gjerman. Tri ditë ma herët kishte udhëtuar drejt fshatit qe e kishim braktisur që shumë vite. Zjarri i ndezur në oxhakun lëshonte flakën shtëllunga shtëllunga të dallgëzuar. Sikur donin ti hynin thellë në trupin e lagur qe kishte udhëtuar mbi 35 km këmbë nga Prishtina e flakosur në luftë nga ana verilindore . Shiu ja kishte rrahur trupin me orë të tëra. Babai bënte përgatitjen e ushqimeve dhe druve për luftën që kishte përfshirë edhe anën e Gallapit (Gollakut) që t'i sjell familjarët e strehuar në shtëpinë tonë te fshatit. Ai mendonte që në fshat do të ketë një qetësi, por edhe këtu ishte një situatë alarmante!. Ju rikujtua që vet me duart e veta e kishte ndërtuar atë shtëpi në kushtet e asaj ane me dru dhe pallzina . Ai i kishte gdhendur me sëpatë, dhe me llaç e lyer. Në luftën e dytë ia kishin djegur me themel shtëpinë që e kishte ndërtuar gjyshi ynë Sahiti në truallin e vjetër! Nga një distancë shumë e afërt e flakës së zjarrit i thante rrobat e lagura nga shiu. Pak plaçka që i solli nga Prishtina ishin të qullosura. Pasi pushoj pak ,ju përthanë rrobat. Doli jashtë në oborr për vëzhgimin e luftës. Në vijë ajrore ishte hiq ma larg s e tri kilometra kufiri me Serbinë. Shtëpia jonë ishte në lagjen e Llapsidesë në Dabishec.

- Ishte në pikën e udhëkryqit dhe trekëndëshit, që ndante fshatrat Dabishec , Gllogovicë dhe Prapashticë. Aty jam rritur edhe unë dhe shkollën e mbarova aty. Edhe se doli jashtë nuk dëgjoj ndonjë bombardim, pos të lehurave nga qentë e fshatit. Ai u kthye në shtëpi . U ul pranë zjarrit ku e koti gjumi ulur skaj një dollapi të mbështetur kokën edhe në drutë e prera për djegëje për ditët në vijim. Në kujtesë babai kishte nënën time Sofijen qe kishte mbetur në Prishtinë duke u përkujdesur për shumë refugjat në shtëpinë tonë që kishin ardhur nga zonat tjera të luftës. Djalin e axhës Halilin me dy anëtar të familjes të sëmurë . Ai kujtonte edhe motrën qe kishte ardhur nga fshati Mramor me të gjithë familjen që iu dogj shtëpia para ca ditësh nga grupet paramilitare serbe në Mramor. - Babai, Feti Dibrani i rikujtoj shumë këto skena miq që ishin vendosur në shtëpinë tonë në Prishtine si strehim qe i kishte përfshirë flaka e luftës në vendbanimet e tyre nga Drenica , Llapi e Gollaku. Duke e ndjekur turmën në kolonë për Shqipëri dhe shtetet tjera u dëgjonte vaji i foshnjave te sëmurëve dhe pleq e plakave qe nuk i përballonin një terrori të tillë. Atë ditë ishte një terror në fshatin Makoc që u masakruan dhe u vranë mbi 50 veta . Turma që i kishin përfshirë nga fshatrat Dabishec ,Prapashticë ,Keqekollë,Koliq. Nishec Stallovë,Nishec, Brainë Hajkobillë Grashticë etj . Kështu i thelluar babai në mendime dhe rikujtimet e këtyre ditëve të ofensivës serbe e sollen deri nje gjysme gjumi. Aty kishin mbetur gjurmë të forcave të UÇK-së ,që disa dite bënin roje të fshatit, po në këtë shtëpi qe i shihte me kersheri babai im . Nga larg në errësirën e natës e panë qe dikush është në shtëpi përmes dritës së oxhakut qe lëshonte ndërkohë flaken sikur të ishte në prag të fikjes . U hamenden se kush është këtu që pronari Feti Dibrani e kishte braktisur që moti këtë shtëpi. Luftëtarët me një kujdes ju afruan shtëpisë . Armën për të pa priturën e natës baba Fetiu e shtrëngoj për mysafirët e vonshëm , por edhe të dyshuar në ketë kohë?

-Me tu afruar shtëpisë thirren në emrin e pronarit të kësaj shtëpie "Ooo Feti" " Ooo Fetiiiooo"

Ai nuk pati kohë për të dalë jashtë , sepse ata ishin shumë pran rrugës me kalldrëme dhe e mbuluar me gurë për skaj shtëpisë qe vet babi i kishte rregulluar me kujdes.
-Ata pak minuta asgjë nuk ndodhi . U dëgjua një zë :
-Le të ngjitemi në shkallë dhe të shohim! U dëgjua një zë burri , zë i trash .

Babai dëgjoj prapë të thirrurat. O Fetiiii! Babai duke menduar se çfarë të përgjigjen ju përgjigj:
Kush është në këtë kohë e lëshoj një zë ? Mori pozicionin e mbrojtjes dhe e përgatiti armen në drejtimin e tyre .

Ata ju përgjigjen jemi ushtarët e UÇK-së. O mire se ju ka pru zoti urdhëroni hyni brenda ju përgjigje Fetiu babai me buzë në gaz . Ushtarakët u përshëndeten me të me një gëzim qe s'ishin parë me kohë të gjatë .

-Po çka ka or Feti nga Prishtina e pyeten ? Babai u përgjigj: Ka terror dhe forcat serbe kanë hy në disa pjesë të Prishtinës. Babai vazhdoj rrëfimin ,nuk po kemi siguri nga se jemi në grykë të serbeve të Kolovicës fshat në verilindje të Prishtinës . Mezi dola të përgatis këtë shtëpi për strehimin e shumë familjareve nga të gjitha anët qe janë strehua në Prishtine në shtëpinë tonë. Ka të vrarë në çdo rrugë . Ushtarët hapen sytë dhe shumë me vëmendje po e përcjellin babain në të rrëfyer. Spitalet janë mbyll, shkollat po ashtu !.Dhuna po vazhdon shtoj ndër te tjera babai .

-Po këtu si është gjendja pyeti babai?
-Grup i ushtareve njerëzi thanë : Kemi marrë informacion është duke përgatitur një sulm nga të gjitha drejtimet për shkatërrimin e Dabishecit dhe kësaj ane që edhe në luftën e dytë botërore i ka pas barrikadat këtu. Po ashtu edhe popullsia e qytetit u kërcënuar çdo ditë dhe jemi të pasigurt ndërhyri babai edhe se ka organizime të UÇK-së edhe në Prishtinë. Shkolla , kopshte dhe institucione të tjera nuk po funksionojë . Qytetarët janë strehuar në bodrume pas sulmeve të forcave të armikut. Po ashtu forcat tona kanë pas ofensiva të shpeshta që armikut i kanë mbet shume ushtare ë vrarë shtoj babai .
Para se të keni filluar mobilizimin , ne ishin pothuajse unik që të armatosemi tha baba. Ata me vëmendje po e përcillnin , sikur iu dha zemër me qe ata ishin fare të paralizuar nga informimet qe e kishin ndërpre edhe energjinë elektrike!

. U ndjeheshin si në një varr , të shkëputur nga bota .

Ushtaret ishin te lodhur nga të shtënat e gjithë ditës nga të njëjtën llogore në drejtim të armikut qe ma kishin hyre në territorin e Kosovës drejt thellësisë së Dabishecit. Ushtarët edhe ata kryen formacionet e kontrollet. Ndezën zjarrin edhe një herë biseduan ashtu të lodhur derisa i nxuri gjumi pos rojës qe rrinte i zgjuar ne vëzhgimin e situatës.

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOSJET PESËQINDVJEÇAREProzë nga REZART PALLUQI (12.12.2014)
JERONIM DE RADA - 'KËNGË TË MILOSAOS' - shqip dhe arbërisht (12.12.2014)
DORIAN KOÇI DEL NË SKENË ME LIBRIN E TIJ TË PËRKRYER PËR ALI PASHË TEPELENËNNga NOVRUZ XH SHEHU (12.12.2014)
Tirana Observer - ARTUR VREKAJ, NJË ZË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR HAPËRIMIN E KOMBIT (Intervistë) (12.12.2014)
QANTE SI FËMIJË LUMI MITIKADEM ZAPLLUZHA – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (12.11.2014)
LE TE LUTEMI PER SHKRIMTAREN ROZI THEOHARI (12.10.2014)
JERONIM DE RADA DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMIN E ALBANOLOGJISË GJERMANENga INA ARAPI (12.10.2014)
TRISHCikël me poezi lirike nga PËRPARIM HYSI (12.10.2014)
SHPRISHEN RETËTrevargshCikël poetik nga QAZIM D.SHEHU (12.10.2014)
PAS GJURMËVE TRAGJIKE TË 'IKJES SË MADHE'Mpakja dëshpëruese e popullsisë së vendit tonëNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]