SA HERË QAN HISTORIA RRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik"
E Shtunë, 02.07.2015, 09:38am (GMT+1)
LIRIKË ME KOSOVË
Aty ku e drejta është në burg dhe liria ç´nderohet çdo ditë lufta politike s´njeh të afërm aty edhe i afërmi merr gjak
Kjo lëndë e trishtë për pushtet hap rrugët e përgjakjeve, dhe mbahet me injorantë e teveqelë dhe ngritet me fushatë e krim
Në betejat e ashpra për fron sponzor janë rendi dhe paraja diktatorët nuk lindin vetvetiu në fron ata i ngrejnë magnatët
Një pretendent të tijëve u tha; nëse unë do vij në pushtet; u jap qumësht nga qumështi i juaj, dhe bukë nga buka juaj
P O E T I
Në poezi ësht gjaku im Kosova e të gjitha kohrave sa herë qan a ngec historia veton dhe bubullon poezia
Midis ajrit, frymës dhe ujit midis bimëve dhe bëmave jeta jonë jo rrallë pluskon në heshtje dhe pa beteja
Koha na do si do vetë jo ashtu si e ( duam ) ne ëndërrës zëshëm i thërras po edhe ajo më del e zënë
Dhjamin dhe metaforat zih asnjë lloj i artit si duron poezia ndjehet e trishtuar sa herë me emër shenjëzon
LULET E KUQE TË MARSIT
Të gjitha eposet janë zgjuar fushës së gjelbër të Kosovës brenda është muza dardanëve brenda është Shqipëria etnike
Të gjitha eposet janë zgjuar me vete sjellin pluhur e tym të sulmuara janë tre Trojat dhe kullat me gur të Olimpit
Të gjitha eposet janë zgjuar në grimcat magjike të fjalës për të përjetshmin tonë atdhé për të përjetshmen, Shqipëri
Të gjitha eposet janë zgjuar fushës së gjelbër të Kosovës të ruajnë qënien dhe shpirtin gjakun gjuhësor të shqipes
E ËMBLA E GJUHËS
Në artin e gjuhës së folur në artin e gjuhës së shkruar gjeni e gjuhës-fjalët i mbjellë gjeni e gjuhës, fjalët i rritë
Për mija vjet të gjuhës sonë në dheun ku rrënjëzon bari edhe toka flet s´i flasim ne dhe gjuha qeshë si qeshim ne
Në sintaksë ku lulëzon gjuha çdo shkronjë ka diellin e vet që nga mëngjesi e në muzg në gjuhë shndritë një jetë e re
Gjuha ime, ti udhën mirë e di marsho me gjakun shkrimor ti je njëlloj si perëndia, me ty kam fjalën e gjaktë të tokës
A L B A N I
Jam popull gjysh i Evropës popull gjysh i gjuhëve të saj krijues i qytetërimit të lashtë popull pellazgo-iliro-shqiptar
Jam Dardan i IIirisë, jam i njëjtë me Dardanët e Trojës Jam njëgjakësh me pellazgët shqiptar prej 13 mijë vjetësh
Njerëzimit i dhamë qytetërim I dhamë edhe - Njëperendinë kësaj bote i dhamë katër Papë një Skënderbeg e Nënë Terezë
Jam popull gjysh i Evropës popull gjysh i gjuhëve të saj kështu e thotë Pindari, këshu është e bardha mbi të zezën!..
Z A L L A M A H I
Në këtë qytet pa ekstazë thonë se dikush ka vdekur qytetarët kudo janë tubuar por ata s´din kë e vorrosin arkmort s´ka, as të vdekur njerëzit janë grumbulluar dhe dikë duan ta vorrosin
Në këtë qytet pa ekstazë ka aq shumë fantazma,dhe vjedhës të thashethemeve që vuajnë nga plagët pa zë dhe nga hijet e hiadhave thërritësit e fantazmave duan një mort pa arkmort qytetarët janë grumbulluar (zëra kafshësh dëgjohet ) ata duan ta vorrosin dikë por s´dinë kë ta vorrosin zallamahinë apo vetveten
Rrustem Geci - Dortmund, 6. 02. 2015
RRUSTEM GECI
|