VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!
Nga UMBERT ECO

E Premte, 03.06.2015, 03:04pm (GMT+1)


I dashur nip! Studio dhe kujto! Letra e fashme e Umberto Eco-s, një prej studiuesve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj të Italisë, është një refleksion mbi teknologjinë dhe një këshillë për të ardhmen.

Të ruash në kujtesë çdo ditë një strofë poezie, por edhe të bësh gara kujtese për një formacion futbolli apo emrat e shërbyesve të "tre muskëtjerëve", sepse interneti nuk mund të zëvendësojë njohurinë e njerëzimit e as kompjuteri s'mund të zëvendësojë trurin tonë.

Umberto i shkruan nipit të tij, që ndërsa lundron në internet dhe kalon te faqet porno të mos besojë se ai është seksi i vërtetë, por se bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon ta detyrojë atë të mos dalë nga shtëpia dhe të shohë vajzat e vërteta.

"Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty, e që ndoshta shkojnë në universitet. Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se, nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë. Bëje këtë gjë kur të duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë. Ka rrezik që, ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë".

Shkrimtari i kujton të nipit se edhe mendja ka nevojë të ushtrohet, ashtu sikurse trupi.

"Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron, rrudhet. Dhe ti transformohesh, kuptohet nga këndvështrimi mendor, me një tjetër lloj aftësie. Pra, që të flasim qartë, në një idiot".

Përveç këshillave, Eco tregon edhe eksperiencën e tij se çfarë bën për të mbajtur në formë kujtesën.

"Dhe ja cila është dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër. Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu, për të parë se kush mban mend më shumë. Nëse nuk e pëlqen poezinë, atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve. Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar. Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e "Tre muskëtjerëve dhe të D'Artgnanit"... Duket një lojë, në fakt e tillë është, por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji".

Shkrimtari shpjegon në letër se truri i kompjuterave është modeluar mbi tonin, por se truri ynë ka më shumë lidhje sesa një kompjuter.

"Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që ke mbi tavolinë, sa më shumë e përdor, aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar. Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë, kuptohet nëse do ta kesh ushtruar, do të kujtojë më shumë gjëra nga ato që kujton tani. Dhe... falas madje".

Letrën me mbi 1 mijë fjalë, të botuar vitin e shkuar te gazeta italiane "Expresso",  të cilën Eco ia dedikon nipit të tij, por që është e vlefshme për të gjithë, shkrimtari e mbyll me këtë mesazh.

"Do të vijë dita, kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi, i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë... dhe mirë iu bë. Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar kujtesën e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione".
Përktheu: Valbona Zhupa


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
F L A M U R Ipoezi në kujtim të heroit Adem JashariNga RRUSTEM GECI (03.05.2015)
BIBLIKEKujtim nga 7 Marsi 1972Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2015)
POEZITË E MIA KUSHTUAR XHEVAHIR SPAHIUTNga PËRPARIM HYSI (03.05.2015)
KJO ISHTE HISTORIA IME E SHËMTUAR, PËR TË CILËN NUK KËRKOJ SHFAJËSIMVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti X nga romani 'Loja e Mëkatit' (03.03.2015)
DUA TË IKI LARGCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (03.02.2015)
XHEVAHIR SPAHIU MBUSHI 70 VJET - DENJËSISHT NË KRYE TË LETRAVE DHE KULTURËS SHQIPENga ZYLYFTAR HOXHA (03.02.2015)
TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTEPoemë dashurie nga ADEM ZAPLLUZHA (03.01.2015)
SHKOPINJ HORIZONTESHCikël poetik nga QAZIM D. SHEHU (03.01.2015)
FERRPARAJSAPoezi nga XHEVAHIR SPAHIU(Ribotuar në 70 vjetorin e lindjes së poetit) (03.01.2015)
VDIQ ROMANCIERI I SHQUAR TURK JASHAR QEMALI (02.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]