VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eurovizioni provokon ekscentrizëm në Moskë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Eurovizioni provokon ekscentrizëm në Moskë
E Enjte, 05.14.2009, 09:36am (GMT+1)

 Xixa, ngjarje ekscentrike dhe manifestime homoseksualësh kanë takim në Moskë të shtunën për finalen e Eurovizionit 2009, një show që shpesh cilësohet si pa shije, por që vazhdon të tërheqë me qindra milionë telespektatorë çdo vit. 
     Dyzet e dy vende u angazhuan në fillim të edicionit të 54-t të këtij konkursi të organizuar për herë të parë në Rusi, fituese e vitit të kaluar. 
     Dhjetë vende janë kualifikuar tashmë gjatë natës së parë gjysmëfinale, që u zhvillua dje në mbrëmje në Moskë, një ceremoni me efekte të shumta vizuale dhe kostume skenike ekstravagante. 
     Sot, dhjetë vende të tjera do të përpiqen të fitojnë hyrjen në përfundim të gjysmëfinales së dytë që fillon në orën 19:00. 
     Pesë vende janë kualifikuar pa marrë pjesë në konkurim, Rusia, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja dhe Franca, që do të përfaqësohet nga këngëtarja Patricia Kaas.
     "Jam shumë krenare që përfaqësoj Francën. E kam  mbrojtur këngën franceze që prej 20 vjetësh në mbarë botën", deklaroi kohët e fundit  interpretuesja e "Mademoiselle chante le blues".
     Këngëtraja që do të interpretojë "Et s''il fallait le faire", do të "luftojë për fituar" dhe do të bëjë kështu të harrohen rezultatet jo shumë  të mira për Francën vitet e fundit në këtë konkurs. 
     Duke dalë në krye të dhjetë finalistëve të parë, Turqia figuron ndër vendet favorite me këngën me titull "Dum Tek Tek", të interpretuar nga këngëtarja popullore Hadise.
     Një vend tjetër favorit Ã«shtë Norvegjia me këngën "Fairytale", të interpretuar nga Alexander Rybak, ushtrues i pianos dhe violinës, i lindur në Bjellorusi. 
     Përveç Turqisë, Suedia, Izraeli,  Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnje-Herzegovina,  Rumania, Armenia dhe Islanda e kanë marrë tashmë biletën e tyre për në finalen e të shtunës në kompleksin sportiv  "Olympiïski", në qendër të kryeqytetit rus. 
     Mënyra e votimit të konkursit të organizuar nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (UER) ndryshon këtë vit: votat e telespektatorëve evropianë do të ponderohen 50/50 me ato të një jurie profesioniste  në çdo vend. 
     Në Moskë, është e vështirë të mos e vësh re Eurovizionin, pasi afishe reklamash dhe ngjyrat e kuqe, bardhë e blu të flamurit rus kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit.  
     Ndërsa Rusia nuk i ka kursyer mjetet, duke vënë në dispozicion të kësaj ngjarjeje 32 milionë euro, një nga konkurset më të shtrenjta në historinë e Eurovizionit.
     Me shpresën për të prëfituar nga mediatizimi i Eurovizionit, militantë të kauzës homoseksuale kanë zgjedhur ditën e finales për të organizuar manifestimin e tyre gei që deri tani ka qenë i ndaluar nga bashkia e Moskës.  
     "Skandalet bëjnë më shumë zhurmë se këngët", thekson e përditshmja ruse "Kommersant".
     Të martën, 20 militantë të një organizate ruse për mbrojtjen e kafshëve u ndaluan në Moskë, ndërsa po piketonin vendet e manifestimit kundër vrasjes së qenëve dhe maceve të rrugëve që popullojnë rrugët e kryeqytetit, me afrimin e finales së Eurovizionit. 
     Ndër të tjera, Gjeorgjia hoqi dorë nga pjesëmarrja në Eurovizion pas refuzimit të këngës së saj nga organizatorët me motivin se tallej me kryeministrin rus,  Vladimir Putin, më pak se një vit pas luftës rrufe që kundërvuri dy vendet gushtin e kaluar. 
     Në Rusia janë ngritur gjithashtu zëra kundër zgjedhjes së një këngëtareje ukrainase për të përfaqësuar vendin në konkurs./ATSH-AFP/ -
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Papa e cilëson murin e Izraelit simbol të një rruge pa krye (05.13.2009)
Rusia mund të përballet me konflikte për burime të energjisë përgjatë kufijve të saj (05.13.2009)
Papa: Një shtet sovran për palestinezët (05.13.2009)
E ardhmja e gazetarisë në Shtetet e Bashkuara (05.13.2009)
Përurohet Ivanov, mungojnë Bullgaria, Greqia dhe Kosova (05.12.2009)
Presidenti Barak Obama përshënder lirimin e Roksana Saberit (05.12.2009)
Zbulohen në Bari zëdhënësit e Al Kajdës, në shenjë edhe aeroporti i Parisit (05.12.2009)
Roksana Saberi lirohet (05.11.2009)
Irani shkurton dënimin, së shpejti gazetarja Roksana Saberi do të jetë e lirë (05.11.2009)
Shtypi amerikan: Al Kajda po forcohet në Pakistan (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]