VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dita e parë e shkollës për Malia dhe Sasha Obama në Shkollën Sidwel Friends

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Dita e parë e shkollës për Malia dhe Sasha Obama në Shkollën Sidwel Friends
E Martë, 01.06.2009, 10:44am (GMT+1)

Washington Post- Voal-online  Dje ishte dita e parë shkollës Sidwell Friends për Malia dhe Sasha Obama. Administrata e Shkollës private Sidwell ishte e përgatitur  për këtë ditë. "Ishte krejt një ditë normale, pas pushimeve të dimrit", thotë Ellis Turnes, prej stafit drejtues të shkollës. "Nuk ishte përgatitur asgjë speciale për nxënësit". Asgjë speciale. Përveç vajzave të Presidentit. Malia 10 vjeçare, që do të vazhdojë klasën e pestë në kampusin Northwest Washington pranë Wisconsin Avenue, dhe Sasha, 7 vjeçare që do të vazhdojë klasën e dytë në kampusin Bethesda, aty pranë. E pra dje ishte një ditë speciale për shkollën Sidwell Friends. Edhe nxënësit dhe prindërit e dinin këtë fakt. "Na kanë thënë që të jemi krejt normal", tha një nxënës që nuk pranoi të identifikohej sepse thyente rregullat e shkollës, por ky fakt  "nuk ndalte askënd që të mbanin kokat nga dritaret".

Në pushimin e drekës ai e kishte parë Malia-n në kafeterinë e shkollës. "Ajo duket si të gjithë nxënësit dhe duket sikur do të bëjë shokë e shoqe që ditën e parë të shkollës sepse që tani kishte plotë shokë e shoqe rrotull vetes". Traditat e shkollës janë të tilla sa i bëjnë të ndihen mire të gjithë të sapoardhurit, ku midis tyre bëjnë pjesë gjithashtu edhe mbesat e Zëvendës Presidentit Joe Biden.

Fotot e botuara tregojnë se edhe për Familjen Obama dita e parë e shkollës në Sidwell Friends ishte gati e njëjtë me të çdo familje tjetër. Pasi përshëndeten me babin e tyre, që do të shkonte në Capitol Hill, vajzat shoqërohen në shkollë nga Michelle, aty ku i prisnin një mari e pafund e mediave.

Pastaj erdhi koha kur përfunduan orët e mësimit aty nga ora 15:30 dhe fëmijët u derdhën në Wisconsin Avenue pranë stacionit të autobusëve dhe parkingjeve ku presinin veturat e prindërve. Pak milje më larg shkolla në Bethesda, më e vogël dhe e rrethuar prej një lëndine idilike plot bar, duket edhe më qetë, ku  prindërit vijnë e shkojnë bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa disa fëmijë të tjerë vazhdojnë lojën e tyre  në oborr.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Protesta anëembanë botës për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës (01.05.2009)
Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza (01.03.2009)
Rajs: SHBA duan një armëpushim të qendrueshëm në Rripin e Gazës (01.03.2009)
Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes (01.02.2009)
Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës (01.02.2009)
S'ka armëpushim midis palëve ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhuron gjak për fëmijët e Gazës (12.31.2008)
Europa kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza (12.30.2008)
Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës (12.30.2008)
Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të ndërpresin luftimet (12.28.2008)
Bashkimi Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm (12.28.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]