VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A do ta bllokojë një fqinj tjetër Maqedoninë në integrimin euroatlantik?

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 02:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
A do ta bllokojë një fqinj tjetër Maqedoninë në integrimin euroatlantik?
E Mërkurë, 08.12.2009, 02:49pm (GMT+1)

 

 

 

Maqedonia me probleme të reja drejt anëtarësimit në BE  

 

Pas ftohjes së skajshme të marrëdhënieve me Greqinë, si rezultat i kontestit të emrit kushtetues të Maqedonisë, qeverisë së Shkupit po i kanoset edhe një veto për anëtarësimin në strukturat euroatlantike. Ajo vjen nga fqinji i saj lindor Bullgaria. Çështjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni, Sofia e paraqet si kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por arrestimi i qytetares me nënshtetësi të dyfishtë maqedonase- bullgare Spaska Mitrova  ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë pretendon se Mitrova është dënuar me burgim,  meqenëse është deklaruar bullgare, sepse ka pasaportë bullgare dhe sepse synon të riaktivizojë një shoqatë bullgare në Maqedoni. Në notën verbale të Bullgarisë dhënë ambasadores së Maqedonisë në Sofie kërkohet lirimi i menjëhershëm i Spaska Mitrovës. Në të kundërtën Sofia ka kërcënuar se do të bllokojë integrimin evropian të Maqedonisë.

Shkupi e ka refuzuar notën bullgare me vërejtjen, siç thuhet, se  dy shtetet nuk duhet të lejojnë keqpërdorimin e dyshtetësisë dhe pasaportave si alibi për qytetarët që kanë probleme të divorcit, siç është rasti me Spaska Mitrovën. apo raste të tjera që kanë të bëjnë me fshehjen e tatimit.

 

Keqëpërdorimi i nënshtetësive te dyfishta nga qytetarët

 

Analistët politikë vlerësojnë se qytetarët me shtetësi të dyfishtë shpeshherë e keqpërdorin këtë fakt për të mbuluar mosmarreveshjet familjare apo veprimet antiligjore që kryejnë. Këta persona i shfrytëzojnë deri në maksimum privilegjet e dyshtetësisë.  Profesori i fakultetit juridik në Shkup Toni Deskovski thotë se nuk duhet të lejohet që qyetarët me nënshtetësi të dyfishtë të keqpërdorin aktet juridike të shteteve.

"Ekzistojnë mekanizma ndërkombëtarë për personat që bien ndesh me ligjin e që kanë shtetësi të dyfishtë. Ata mund  të ndiqen penalisht edhe në shtet tjetër. Ky mekanizëm duhet të shfrytëzohet nga çdo shtet", thotë profesori Toni Deskovski.

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Mersel Bilalli vlereson se Maqedonia nuk duhet ta shtojë numrin e shteteve fqinje të cilat mund të përdornin veto për anëtarësimin e saj në strukturat euroatlantike.

"Qeveria aktuale duhet t'i trajtojë problemet me shumë maturi , posaçërisht marrëdhëniet ndërfqinjësore, sepse edhe pa këtë ajo ka probleme të mëdha me fqinjin jugor. Hapja e problemeve edhe me fqinjët e tjerë, mendoj se ka të bëjë me vetë strukturën që udhëheq shtetin. Ata akoma nuk dinë të nuhatin që standard i komunikimit diplomatik është  fqinjësia e mirë, që është edhe kusht shumë i rëndësishëm për anëtaresim në Bashkimin Evropian",- thotë Mersel Bilalli.

Sipas informatave jozyrtare 20 deri 30 mijë qytetarë të Maqedonisë posedojnë pasaporta bullgare. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur Eunice, motra e JFK (08.11.2009)
Biserko: Serbia po e radikalizon Bosnjën (08.11.2009)
Tronditen vendet e Paqësorit nga një tërmet i fuqishëm (08.11.2009)
Familja e Politkovskajas kritikon hetimet rreth vrasjes (08.10.2009)
Klinton: Do joshim Teheranin t'u kthehet bisedimeve (08.10.2009)
SHBA nuk mohon ndihmën ushtarake për Gjeorgjinë (08.05.2009)
Medvedjev uron Obamën dhe flasin për Gjeorgjinë (08.05.2009)
Koreja e Veriut fal dy gazetarët e burgosura amerikane (08.04.2009)
Khamenei miraton zyrtarisht mandatin e ri presidencial (08.04.2009)
Ish presidenti iranian kritikon gjyqin ndaj protestuesve (08.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]