VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Khamenei miraton zyrtarisht mandatin e ri presidencial

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Khamenei miraton zyrtarisht mandatin e ri presidencial
E Martë, 08.04.2009, 07:14am (GMT+1)

Udhëheqësi suprem i Iranit i dha zyrtarisht miratimin mandatit të dytë presidencial të Mahmud Ahmadinexhadit, megjithë protestat e gjera kundër rizgjedhjes së tij.

Ajatollah Ali Khamenei i dha vulën zyrtare presidencës së zotit Ahmadinexhad sot me një ceremoni zyrtare në Teheran. Dy ish presidentë të vendit,  Mohamed Khatami dhe Akbar Hashemi Rafsanxhani, si dhe kandidatët reformistë që nuk fituan në zgjedhje, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi nuk morën pjesë në ceremoni.

Katër vjet më parë, pas fitores së parë të zotit Ahmadinexhad në zgjedhjet presidenciale, në Iran qarkulloi një fotografi që tregonte presidentin e ri duke i puthur dorën Khameneit, në shenjë besnikërie ndaj tij. Por siç njofton media iraniane, në ceremoninë e sotme, udhëheqësi suprem bëri një hap prapa kur zoti Ahmadinexhad iu afrua me sa duket për t'i puthur dorën përsëri. Ayatollahu e lejoi atë t'i puthte vetëm shpatullën. 

Zoti Ahmadinexhad do ta bëjë betimin në Parlament më 5 gusht. Pas kësaj date, Presidenti ka afat dy javë për të shpallur kabinetin e tij. ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ish presidenti iranian kritikon gjyqin ndaj protestuesve (08.03.2009)
Fillon gjyqi kundër aktivistëve të protestave në Iran (08.02.2009)
Bosnjë: Arratiset i dyshuari për lidhje me terroristët (08.01.2009)
Përfundoi prania ushtarake britanike në Irak (07.31.2009)
Në Iran policia përleshet me protestuesit (07.31.2009)
Koreja e Veriut kap një anije koreanojugore (07.30.2009)
Gejts: Ndoshta SHBA do të përshpejtojnë largimin e trupave nga Iraku (07.29.2009)
Çështja ujgure krijon përplasje japono-kineze (07.29.2009)
Obama: Bisedimet me Kinën janë një hap i rëndësishëm përpara (07.28.2009)
Ministrat e BE mbështesin kërkesën e Islandës për anëtarësim (07.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]