VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ish nënpresidenti amerikan Dik Çeni do të botojë kujtimet

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Ish nënpresidenti amerikan Dik Çeni do të botojë kujtimet
E Premte, 08.14.2009, 08:04am (GMT+1)

 

 

 

Sipas një gazete amerikane, ish nënpresidenti Dik Çeni beson se presidenti Xhorxh W. Bush, u mbështet më pak tek këshillat e tij gjatë mandatit të dytë dhe u përpoq të mbajë një qëndrim më afër publikut. Gazeta Uashington Post thotë se zoti Çeni, i cili është përshkruar si nënpresidenti më i fuqishëm amerikan, ka thënë se shumë nga sekretet e atëhershme tashmë janë bërë të njohura.

 

Gazeta citon biografin e tij Stivën Hejs, që thotë se zoti Çeni ka ndjenja të forta për ato që kanë ndodhur në administratën e presidentit Bush dhe se nuk sheh ndonjë arsye që të mos i shprehë këto pikëpamje drejtpërdrejt. Gazeta citon një pjesëmarrës në një nga diskutimet për librin me zotin Çeni, i cili thotë se ish nënpresidenti ka përshtypjen se zoti Bush i ishte larguar atij gjatë mandatit të dytë.

 

Ai shton gjithashtu se ish presidenti Bush ose nuk i kishte marrë shumë parasysh këshillat e zotit Çeni, ose i kishte kundërshtuar ato. I njëjti person citohet të ketë thënë se presidenti Bush kishte filluar të tregonte një farë pavarësie që zoti Çeni nuk e kishte pritur, ndërkohë që presidenti përpiqej të tregohej më i hapur ndaj mendimeve të publikut. Gazeta thotë se zoti Çeni, i zemëruar që presidenti Bush nuk ia kishte falur dënimin ndihmësit të tij të lartë në Shtëpinë e Bardhë Luis Libi, do t'i përshkruajë të gjitha debatet e tij me ish presidentin në librin që pritet të publikohet në vitin 2011./ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjermani: Përdorimi i parullave naziste i ndaluar vetëm në gjermanisht (08.14.2009)
Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Bjellorusinë (08.13.2009)
A do ta bllokojë një fqinj tjetër Maqedoninë në integrimin euroatlantik? (08.12.2009)
Ka vdekur Eunice, motra e JFK (08.11.2009)
Biserko: Serbia po e radikalizon Bosnjën (08.11.2009)
Tronditen vendet e Paqësorit nga një tërmet i fuqishëm (08.11.2009)
Familja e Politkovskajas kritikon hetimet rreth vrasjes (08.10.2009)
Klinton: Do joshim Teheranin t'u kthehet bisedimeve (08.10.2009)
SHBA nuk mohon ndihmën ushtarake për Gjeorgjinë (08.05.2009)
Medvedjev uron Obamën dhe flasin për Gjeorgjinë (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]