VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shpresat e Evropës tek Obama

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Shpresat e Evropës tek Obama
E Martë, 01.20.2009, 04:43pm (GMT+1)

VOA - Britanikët presin shumë nga Barack Obama. Tim Rivers i Zërit të Amerikës vizitoi në një lokal në pjesën perëndimore të Londrës për të parë nga afër këtë atmosferë.

Në të gjithë Evropën, Barak Obama shihet si një udhëheqës që mund të bëjë ndryshime. Ai shihet si një president që mund të përmirësojë imazhin e Amerikës në botë dhe të rikthejë sensin e bashkëpunimit mes miqëve të vjetër dhe mes aleatëve.

Këtu në barin King's Fairway pranë aeroportit Heathrow, mbizotëron mendimi se Obama ka gjetur njerëzit që do të ndryshojnë gjërat për më mirë.

"Unë mendoj se ai e ka ndryshuar tashmë imazhin e Amerikës personaliteti i tij është komplet ndryshe"

"Ai është i ri dhe i pashëm, jam i sigurt që gjithë bota do ta dojë"

"Ai është një orator i zoti. Ai është ndryshe nga Presidenti Bush dhe sigurisht, ai do t'ia dalë"

Çdonjëri këtu është i shqetësuar për sa i përket punës dhe shpresa në këtë lokal është që Obama mund ta bëjë Amerikën përsëri funksionale në mënyrë që pjesa tjetër e botës të mund ta ndjekë.

 "Problemi kryesor sot në botë është problemi financiar. Nuk e di se si ne mund të dalim nga kjo gjendje."

"Ai ka premtuar shumë gjëra. Do mundet t'ia dalë mbanë?"

Ndërkohë që ekonomia përbënë shqetësimin kryesor, njerëzit këtu do të ndjekin nga afër se si presidenti i ardhëshëm do të veprojë në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, si do ta trajtojë konfliktin në Irak dhe Afganistan si dhe ndryshimet klimatike. Presidentin e ri e pret një ngarkesë e madhe punësh, por ai do të jetë një udhëheqës që do të ketë shumë mbështetës në Europë që i dëshirojnë atij veç suksese./voal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rripi i Gazës: Grupi Hamas shpall armëpushim (01.19.2009)
Olmert: Armëpushimi i njëanshëm i mundshëm (01.17.2009)
Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi Presidentit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e NATO-s - Si simbol i krijimit të një bote të re Bush-it iu prezantua dhe flamuri i Kosovës në DSH (01.16.2009)
Avioni në New York ra mbi Lumin Hudson duke i shpëtuar mrekullisht një tragjedie të sigurt (01.15.2009)
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës (01.15.2009)
Bush: "Sfida më e madhe për SHBA mbetet terrorizmi" - Ka deklaruar në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë (01.12.2009)
Telegraph: Shuhet Kolonel David Smiley (01.11.2009)
Edhe Jordania largon Ambasadorin nga Tel Avivi (01.10.2009)
Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për ndaljen e konfliktit në Gaza (01.09.2009)
Përpjekje për armëpushim në Gaza, raketa nga Libani në veri të Izraelit që përgjigjet (01.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]