E Premte, 05.03.2024, 06:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA. Të dhënat tregojnë se kriza ekonomike ka përfunduar
E Premte, 10.30.2009, 06:50am (GMT+1)

 

Sipas të dhënave të publikuara dje nga qeveria, recesioni më i rëndë dhe më i thellë ekonomik që pas Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar. Nga Uashingtoni korrespondenti i Zërit të Amerikës Majkëll Bowman sjell hollësi.

 

Pas katër tre mujorësh të njëpasnjëshëm tkurrjeje, ekonomia amerikane u rrit 3,5 përqind nga korriku deri në shtator.

Këto shifra të publikuara nga Departamenti Tregëtisë tregojnë rritjen ekonomike më të fuqishme në dy vitet e fundit.

Ekonomistët, si Kathleen Stivensen nga kompania Aladdin Capital Holdings me seli në Konetiket, e mirëpritën këtë lajm.

"Në të vërtetë rimëkëmbja ka marrë drejtim. Ky është një fillim i mbarë. Rritja është pak më e madhe seç parashikohej."

Zonja Stivenson foli për kanalin televiziv Bloomberg. 

 

Rritja ekonomike është nxitur nga shitjet e mallrave industriale dhe shtëpitë. Të dyja këto kategori kanë përfituar nga subvencionet e mëdha qeveritare për blerjen e makinave që përdorin pak karburant dhe blerjen e shtëpive. Por subvencioni për blerjen e makinave, Cash for Clunkers ka përfunduar, dhe kredia në taksa për ata që blejnë shtëpi për herë të parë do të skadojë.

Kjo e shqetëson Kathleen Stivenson mbi ardhmërinë e ekonomisë Amerikane.

 

"Shumë nga kjo rritje e shpenzimeve të konsumatorëve ka ndodhur për shkak të mbështetjes nga qeveria. Shtatëdhjetë përqind e kësaj ekonomie është ende e stimuluar nga konsumatorët. Konsumatori është ende duke e marr veten dhe favorizon pakësimin e borxhit ndaj blerjeve të reja. Kjo do të thotë se konsumatori do të jetë i kujdesshëm me shpenzimet, pasi rrogat nuk po rriten shpejt. Kështu që ne ende do të kemi sfida të mëdha këtu për konsumatorin, gjë që më shqetëson."

Ekonomia do të vazhdojë të rritet, por me një hap të ngadalshëm, tha ekonomisti kryesor i organizatës Global Insight Nariman Behravesh.

"Edhe pse ne nuk do të kthehemi tek shifrat negative, rritja do të ngadalësohet ndoshta në 2 përqind në të ardhmen."

 

Një nga pengesat e një rritjeje të fortë dhe të qëndrueshme të ekonomisë amerikane është papunësia, e cila qëndron në 9,8 përqind në shkallë vendi dhe parashikohet të rritet edhe më tej gjatë muajve të ardhshëm. Zoti Behravesh thotë se kjo situatë nuk është e pazakontë në fazat e hershme të rimëkëmbjes ekonomike.

"Krijimi i vendeve të punës gjithmonë vjen me vonesë dhe pas rimëkëmbjes. Bizneset zakonisht presin deri sa janë krejt të sigurta se rimëkëmbja është e qëndrueshme para se të fillojnë ripunësimin e njerëzve."

 

Departamenti i Punës ka njoftuar se 530,000 amerikanë që kanë humbur punën kanë aplikuar për ndihmë sociale javën e kaluar, një zbritje e vogël në krahasim me javën e mëparshme por më e lartë se ç'kanë parashikuar ekonomistët.

Nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i kërkesave ka qëndruar në 5,8 milion, 150,000 kërkesa më pak se një javë më parë.

Nëse ekonomia amerikane pësoi rritje gjatë tre-mujorit të fundit, a kanë verejtur përmirësimin amerikanët e thjeshtë? Ende jo, kështu thonë disa punëtorë të anketuar në Los Anxhelos.

 

"Nuk do ta besoj se ka ndryshim derisa të bjerë papunësia"”dhe jo vetëm se kështu thotë qeveria."

"Nuk e di. Ende nuk kam parë ndryshime. Ndoshta është herët të thuhet se recesioni ka përfunduar."

"Për tetë muaj me radhë jam duke kërkuar punë, dhe nuk kam marr përgjigje ende. Miqtë, familja, ata janë pak a shumë në të njëjtën situatë. Njoh shumë njerëz që po kërkojnë punë."

 

Analistët thonë se papunësia e lartë do të kufizojë rritjen e ekonomisë amerikane në një ardhme të afërt. Por disa analistë tjerë thonë se përmirësimet e tanishme ekonomike janë të mirëseardhura, duke marrë parasysh se para një viti kishte një debat të hapur mes ekonomistëve nëse Shtetet e Bashkuara po qëndronin në prag të një Depresioni të Madh ekonomik sikur ai i viteve 1930. (http://www.voanews.com/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Irani i jep përgjigje pozitive propozimit të OKB-së (10.29.2009)
Washnington Post: Trupat të kthehen në shtëpi (10.29.2009)
SHBA: Dollari ruan statusin e tij botëror (10.28.2009)
Gjykata Kushtetuese shtyn takimin për traktatin (10.28.2009)
Sarkozi bjerr në sondazhe, 58 për qind e francezëve nuk e miratojnë (10.27.2009)
Beograd: Gyl nuk flet në Kuvendin e Serbisë (10.26.2009)
Debuton lobby hebrej i majtë (10.26.2009)
Kryeministri turk Erdogan mbron Iranin (10.26.2009)
Greqia në alarm, mafia italiane zbraz lëndë radioaktive në Jon (10.25.2009)
Inspektorët e AIEA arritën në Teheran, do të inspektojnë impiantin në Qom (10.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]