VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NËNPRESIDENTI BIDEN - SHBA MBËSHTET QEVERINË E RE UKRAINASE

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NËNPRESIDENTI BIDEN - SHBA MBËSHTET QEVERINË E RE UKRAINASE

E Premte, 02.28.2014, 08:21am (GMT+1)


Nënpresidenti amerikan Joe Biden i telefonoi kryeministrit të Ukrainës Arseni Jatseniuk për ta përgëzuar për formimin e qeverisë së re dhe për t'i përcjellë angazhimin për mbështetje amerikane, ndërkohë që Ukraina ndërmerr reforma për të stabilizuar ekonominë e vendit.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se nënpresidenti Biden theksoi se ky është një shans i rëndësishëm jo vetëm për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ukrainë, por edhe për të rikthyer besimin e ukrainasve tek institucionet demokratike para zgjedhjeve të planifikuara në maj.

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë ndërkohë që Ukraina përpiqet për ripajtim, përmbush detyrimet ndërkombëtare dhe punon për marrëdhënie të hapura dhe konstruktive me të gjithë fqinjët.

Ndërkohë, kryeministri i ri i Ukrainës, Arseni Jatseniuk ka akuzuar qeverinë e ish-presidentit Viktor Janukoviç se ka vjedhur miliarda dollarë nga arka e shtetit. Parlamenti miratoi dje kandidaturën e zotit Jatseniuk si kryeministër i ri i vendit.

Zoti Yatseniuk tha se 70 miliardë dollarë nga fondet qeveritare të Ukrainës janë dërguar në llogari jashtë vendit gjatë tre vjetëve të fundit dhe se një kredi prej 37 miliardë dollarësh që mori vendi është zhdukur, duke lënë Ukrainën të zhytur në probleme financiare.
Arseni Jatseniuk, ish-ministri i jashtëm dhe i ekonomisë, i njohur për pikëpamjet pro-perëndimore, ka përballë detyrën e vështirë për të shmangur kolapsin e ekonomisë ukrainase.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë ekipe për të analizuar nevojat e vendit. Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për t'i dhënë Ukrainës garanci për 1 miliard dollarë kredi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVIONËT LUFTARAKË RUSË PATRULLOJNË KUFIRIN ME UKRAINËN (02.27.2014)
UKRAINA DHE KËRCËNIMI USHTARAK RUS (02.27.2014)
NASA ZBULON 715 PLANETE TË REJA (02.27.2014)
Interfax - OKUPOHET PARLAMENTI I KRIMEAS (02.27.2014)
KERRY, HAGUE - UKRAINA NUK SIMBOLIZON NJË NDARJE LINDJE-PERËNDIM (02.26.2014)
PUTIN URDHËRON STËRVITJE LUFTARAKE (02.26.2014)
PRESIDENTI OBAMA - TË PËRGATITEN PLANET PËR TËRHEQJE NGA AFGANISTANI (02.25.2014)
GJENDET GAZ NATYROR NË BRIGJET E GAZAS (02.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA FTON PRESIDENTIN ABAS NË UASHINGTON (02.24.2014)
TAKIM I MINISTRAVE TË FINANCAVE TË G20s (02.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]