VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AMNESTY INTERNATIONAL - DHUNA NDAJ ROMËVE NË EVROPË NË RRITJE

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 05:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
AMNESTY INTERNATIONAL - DHUNA NDAJ ROMËVE NË EVROPË NË RRITJE

E Martë, 04.08.2014, 02:05pm (GMT+1)


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International thotë se shtetet evropiane kanë dështuar të ulin dhunën ndaj komunitetit të romë dhe në disa raste madje kanë nxitur diskriminimin, frikësimin dhe dhunën ndaj tyre. Sot më 8 prill me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Amnesty International publikoi një raport mbi të drejtat e romëve në Evropë në të cilin thuhet se dhuna kundër romëve është në rritje.

"Ka pasur një rritje të dukshme të rasteve të dhunës kundër romëve në Evropë në vitet e fundit. Reagimi ndaj këtij fenomeni alarmant ka qenë i papërshtatshëm", thotë John Dalhuisen, Drejtor i Amnesty International për Evropën dhe Azinë Qendrore. Ai thotë se "është e papranueshme që në Evropën moderne disa komunitete rome jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës dhe sulmeve".

 Në raport thuhet se, ndërsa në përgjithësi kanë dënuar shembujt më të fortë të dhunës kundër romëve, autoritetet kanë hezituar të njohin shtrirjen e saj dhe kanë qenë të ngadalshëm në përpjekjet për ta luftuar atë. Raporti thotë se Bashkimi Evropian ka hezituar të sfidojë shtetet anëtare mbi diskriminimin sistematik të romëve.

Raporti i Amnesty International, "Ne kërkojmë drejtësi: Dështimi i Evropës për të mbrojtur Romët nga dhuna raciste", shqyrton dhunën e motivuar nga urrejtja dhe sulmet e kryera kundër romëve nga zyrtarë dhe qytetarë të zakonshëm në Republikën Çeke, Francë dhe Greqi, duke ilustruar shqetësimin e organizatës mbi dhunën ndaj romëve në mbarë kontinentin.

Raporti thotë se qeveritë në mbarë Evropën kanë dështuar në shumë fusha në përpjekjet për të mbrojtur romët. Në raport thuhet se diskriminimi, dëbimet me forcë nga banesat, ndarja dhe niveli i ulët i arsimimit të romëve janë normë në shumë vende të Evropës.

Amnesty International u bën thirrje qeverive kombëtare dhe Bashkimit Evropian që të angazhohen në eliminimin e diskriminimit dhe dhunës  ndaj romëve në mbarë rajoni. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
8 PRILLI - DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE (04.08.2014)
SHTËPIA E BARDHË E PARALAJMËRON RUSINË PËR UKRAINËN (04.07.2014)
UKRAINË - AKTIVISTËT PRORUSË SHPALLËN REPUBLIKË NË DONJECK (04.07.2014)
FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË SREBRENICËS E PADISIN QEVERINË E HOLLANDËS (04.07.2014)
SHBA - DY LUFTANIJE TË TJERA NË JAPONI (04.07.2014)
SHBA - AMERIKANËT TË MOS SHKOJNË NË IRAK (04.07.2014)
KINA ZBULON NJË IMPULS NGA AVIONI I ZHDUKUR (04.06.2014)
AFGANISTAN - VRITET FOTOREPORTERJA GJERMANE (04.04.2014)
SHTËPIA E BARDHË - TWITTERI KUBAN, PROJEKT ZHVILLIMI (04.04.2014)
TENSIONE TË LARTA NË KUFIRIN MES RUSISË DHE UKRAINËS (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]