E Martë, 05.14.2024, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
UKRAINA NUK DO TË LEJOJË AUTOKOLONËN ME NDIHMA NGA RUSIA

E Martë, 08.12.2014, 08:53pm (GMT+1)

Ukraina deklaroi se nuk do të lejojë autokolonën prej 280 kamionësh me ndihma humanitare nga Rusia të hyjë në vend.

Zyrtarët ukrainas thanë sot se autokolona nuk do të lejohet për shkak se ajo nuk po koordinohet nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe mund të shërbejë si pretekst që Rusia të dërgojë trupa në territorin që mbahet nga separatistët.

Valeriy Chaly, zyrtar i presidencës ukrainase, tha se Ukraina ka në plan të mos e lejojë  autokolonën. Ai tha se ndihma ruse do të ngarkohet në automjete të siguruara nga Kryqi i Kuq, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe shpërndarjen e ndihmave në Ukrainën lindore.

Ukraina, shtoi zyrtari, "përfundimisht" nuk do të lejojë personel nga ministria e situatave emergjente të Rusisë ose personel të tyre ushtarak që të shoqërojë furnizimet me ndihmat ruse.

Televizioni rus njoftoi sot se misioni i ndihmës është duke u realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Por kjo agjenci tha dje se nuk është arritur  ndonjë marrëveshje për pjesëmarrjen e Rusisë dhe se duhen sqaruar "hollësitë praktike" para se të realizohet një mision i tillë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA - IRAKIANËT TË BASHKOHEN NË LUFTËN KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË (08.12.2014)
LIDERËT EVROPIANË I DËRGOJNË URIME ERDOGANITKancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar “sukes, qëndrueshmëri dhe fuqi” (08.11.2014)
VAZHDOJNË SULMET AMERIKANE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.11.2014)
MILITANTËT E BRAKTISIN AL KAIDËN PËR SHTETIN ISLAMIK (08.11.2014)
PUTIN E FILLOI PROJEKTIN RUSO-AMERIKAN TË NAFTËS (08.10.2014)
TURQI - MBAHEN ZGJEDHJET HISTORIKE PRESIDENCIALE (08.10.2014)
PROTESTA KUNDËR DHUNËS NË GAZË (08.09.2014)
APROVIM NË BERLIN PËR MISIONIN E GAZËS (08.09.2014)
SULME TË REJA NGA USHTRIA AMERIKANE NË IRAK (08.09.2014)
SHQETËSIME SE RUSIA MUND TË PUSHTOJË UKRAINËN (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]