VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SULM ME BOMBË DHE ARMË NDAJ NJË XHAMIE NË IRAK

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SULM ME BOMBË DHE ARMË NDAJ NJË XHAMIE NË IRAK

E Shtunë, 08.23.2014, 07:24am (GMT+1)


Në Irak, militantët shpërthyen një bombë dhe më pas hapën zjarr ndaj një xhamie suni në verilindje të Bagdadit, duke vrarë dhjetëra njerëz që merrnin pjesë në lutjen e së premtes.

Sulmi, në të cilin u vranë të paktën 60 njerëz, mund t'i ndërlikojë përpjekjet e qeverisë së shumicës shiite të Irakut, për të ngushtuar  përçarjet sektare, që po bëhen gjithnjë e më të përgjakshme.

Dëshmitarë okularë dhe zyrtarët Suni akuzuan pjesëtarët e një ushtrisë radikale shiite për ngjarjen. Disa komandantë ushtarakë të qeverisë, megjithatë, po ua hedhin fajin militantëve të shtetit islamik, ISIS.

Kryeministri i emëruar irakian, Haider al-Abadi është duke u përpjekur për të bashkuar popullatat suni, shiite dhe kurde për t'u përballur me militantët e shtetit islamik, të cilët kanë marrë kontrollin e territoreve të gjera të vendit.

ISIS ka kapur territore që shtrihen nga Siria lindore në Irakun veriperëndimor dhe ka fituar mbështetjen e sunive të margjinalizuar, duke përfshirë ish-zyrtarë ushtarakë irakianë. Gjithashtu, ata po rekrutojnë në mënyrë aktive njerëz nga e gjithë bota.

Sipas një zyrtari amerikan, në Siri ka rreth 12 mijë luftëtarë të huaj, prej tyre më shumë se njëmijë mendohet të jenë nga vendet perëndimore. Rreth 100 besohet të jenë amerikanë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFLIKTI - VRITET NJË FËMIJË IZRAELIT (08.23.2014)
UNICEF - 469 FËMIJË TË VRARË NË GAZA (08.22.2014)
AUTOKOLONA RUSE HYN PA LEJE NË UKRAINË (08.22.2014)
PAPA TELEFONON PRINDËRIT E GAZETARIT TË VRARË (08.22.2014)
IZRAELI KRYEN SULME TË REJA NË GAZA (08.22.2014)
HAGEL - ISIS GRUP BARBAR, I RREZIKSHËM PËR SHBA (08.22.2014)
GlobalPost - PËR FOLEYN ISHIN KËRKUAR 100 MILIONË EURO (08.22.2014)
BANK OF AMERICA - GJOBË REKORD 17 MILIARDË DOLLARË (08.22.2014)
ERDOGAN - DAVUTOGLU, KRYEMINISTRI I RI I TURQISË (08.21.2014)
IZRAELI VRET TRE KOMANDANTË TË HAMASIT (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]