VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËSHILLI I SIGURIMIT MIRATON REZOLUTËN MBI LUFTËTARËT E HUAJ TË ISIS-it

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KËSHILLI I SIGURIMIT MIRATON REZOLUTËN MBI LUFTËTARËT E HUAJ TË ISIS-it

E Enjte, 09.25.2014, 06:41am (GMT+1)



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një takim të kryesuar nga Presidenti Barack Obama, miratoi njëzëri një rezolutë për të marrë masa të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi Shteti Islamik.

Këshilli votoi të mërkurën për t'i detyruar vendet e ndryshme ta cilësojnë krim për qytetarët e tyre udhëtimin jashtë shtetit, për të luftuar krahas me militantët, ose për të rekrutuar njerëz të tjerë për ta bërë këtë.

Zoti Obama është i vetmi president amerikan që kryeson një takim të Këshillit të Sigurimit. Ai e bëri një gjë të tillë edhe në vitin 2009.

Presidenti e hapi sesionin e Këshillit të Sigurimit, duke shprehur solidaritet me Francën, pasi një shtetas francez u rrëmbye dhe ju pre koka nga xhihadistët në Algjeri, me lidhje me grupin "Shteti Islamik".

Zoti Obama tha se mbi 15 mijë luftëtarë të huaj nga mbi 80 vende të botës kanë shkuar në Siri gjatë viteve të fundit dhe se këta terroristë  i "përkeqësojnë më tej konfliktet" dhe përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për vendet e tjera.

Por ai paralajmëroi se "vetëm rezolutat nuk do të jenë të mjaftueshme" për të mundur Shtetin Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste:

"Retorika e lartë dhe qëllimet e mira nuk do të mund të ndalin as edhe një sulm terrorist të vetëm. Fjalët e thëna sot këtu duhet të kthehen në veprime; në vepra, në aksione konkrete, brenda vetë vendeve dhe në mes tyre, jo vetëm në ditët e ardhshme, por edhe në vitet që do të vijnë."- tha Presidenti Obama.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I PRITET KOKA PENGUT FRANCEZ (09.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - E VETMJA GJUHË QË KUPTOJNË VRASËSIT ËSHTË GJUHA E FORCËS (09.24.2014)
SHBA - SULME TË REJA KUNDËR ISIS NË SIRI (09.24.2014)
VATIKAN - ISH AMBASADORI NË ARREST SHTËPIAK (09.24.2014)
ERDOGAN - TURQIA MUND T'I BASHKOHET KOALICIONIT KUNDËR IS-it (09.24.2014)
VRITEN TË DYSHUARIT PËR RRËMBIMIN E TRE IZRAELITËVE (09.23.2014)
SHBA FILLOJNË SULMET AJRORE KUNDËR SHTETIT ISLAMIK NË SIRI (09.23.2014)
IZRAELI KA 8,2 MILIONË BANORË - 75 PËR QIND HEBRENJ (09.22.2014)
POLONI - EWA KOPACZ BËN BETIMIN SI KRYEMINISTRE (09.22.2014)
TAKIM I RRALLË I SEKRETARIT KERRY ME HOMOLOGUN IRANIAN (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]