VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDHE KAILASH SATYARTHI FITUES I ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 06:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
EDHE KAILASH SATYARTHI FITUES I ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE

E Premte, 10.10.2014, 02:09pm (GMT+1)


Malala nga Pakistani dhe Satyarthi nga India e fituan çmimin për luftën e tyre kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve

Një adoleshtente pakistaneze dhe një aktivist indian për të drejtat e fëmijëve janë fituesit e Çmimit Nobel të Paqes për vitin 2014. Komiteti Nobel tha se ishte e rëndësishme që një hindu dhe një muslimane, një indian dhe një pakistaneze, i kishte bashkuar lufta e përbashkët për edukimin dhe kundër ekstremizmit.

"Zonja dhe zotërinj, Komiteti norvegjez ka vendosur që Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2014 t'i jepet Kailash Satyarthit dhe Malala Yousafzait," tha kryetari i Komitetit Nobel, Thorbjoern Jagland, në një konference shtypi në kryeqytetin norvegjez Oslo.

Zoti Jagland tha se dy fituesit ishin zgjedhur për luftën e tyre kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve, dhe për të drejtën e të gjithë fëmijëve për t'u arsimuar.

Malala Yousafzai u qëllua në kokë nga talebanët në vitin 2012 sepse mbronte të drejtën e vajzave për t'u arsimuar.

Sot, 17 vjeçarja Malala u bë më fituesja më e re e çmimit Nobel në histori.

"Pavarësisht rinisë së saj, Malala Yousafzai ka lufton prej disa vitesh për të drejtën e vajzave në arsim dhe ka treguar me shembullin e saj se edhe fëmijët e të rinjtë mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre. Këtë, ajo e ka bërë në rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme. Nëpërmjet luftës së saj heroike, ajo është bërë një zëdhënëse kryesore për të drejtat e vajzave në arsim", tha zoti Jagland.

Malala Yousafzai u sulmua në vitin 2012 në një autobus shkolle në luginën Swat në veriperëndim të Pakistanit nga persona të armatosur të maskuar si ndëshkim për një blog që ajo kishte filluar të shkruante për shërbimin Urdu të BBC-së. Ajo ishte 11-vjeçare dhe bënte fushatë kundër përpjekjeve të talebanëve për t'u mohuar grave arsimimin.

Pas shërimit, në pamundësi për t'u kthyer në Pakistan, ajo u vendos në Britani, ku ngriti Fondacionin Malala.

Duke iu referuar fituesit tjetër të Nobelit, Satyarthi, Komiteti Nobel tha se ishte e rëndësishme që një person hindu dhe një muslimane, një indian dhe një pakistaneze, i kishte bashkuar lufta e përbashkët për edukimin dhe kundër ekstremizmit.

"Duke treguar guxim të madh dhe duke ruajtur traditën e Gandit, Kailash Satyarthi ka mbajtur forma të ndryshme protestash dhe demonstratash paqësore kundër shfrytëzimit të grave dhe fëmijëve për përfitime financiare," tha zoti Jagland.

60-vjeçari Satyarthi ka ndihmuar edhe në hartimin e dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Çmimi, me vlerë rreth 1.1 milionë dollarë do të jepet në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel, i cili e themeloi çmimin në vitin 1895 si pjesë e testamentit të tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MALALA YOUSUFZAI FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE (10.10.2014)
GORBAÇOV NË SPITAL (10.10.2014)
KANCERI I MUSHKËRIVE (10.10.2014)
BRITANIA ARRESTON TË DYSHUARIN E PESTË (10.10.2014)
SERBËT DUAN PAVARËSI NGA SHTETI I BOSNJËS (10.09.2014)
PATRICK MODIANO FITUES I ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSI (10.09.2014)
ÇMIM NOBEL NË KIMI - DY AMERIKANË DHE NJË GJERMAN (10.08.2014)
New York Times - ARMATIMI I ISIS VJEN NGA KINA, SHBA, RUSIA DHE SERBIA (10.08.2014)
ERDOGAN - DUHET NDËRMARRË OPERACION TOKËSOR NË IRAK DHE NË SIRI KUNDËR ISIS (10.07.2014)
NOBELIN PËR FIZIKË E MARRIN AKASAKI, AMANON DHE NAKAMUN - ZBULUAN NDRIÇIMIN E KALTËR (10.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]