VDES BEN BRADLEE - ISH REDAKTORI I WASHINGTON POST QË PËRMBYSI NIKSONIN
E Mërkurë, 10.22.2014, 01:46pm (GMT+1)
Ish-redaktori i gazetës Washington Post, Ben Bradlee, vdiq në moshën 93-vjeçare.
Ai ka mbikëqyrur mbulimin që i bëri gazeta skandalit Watergate, i cili çoi në përmbysjen e presidentit amerikan, Richard Nixon.
Si redaktor ekzekutiv nga viti 1968 deri më 1991, Bradlee u bë njëri nga figurat më të rëndësishme në Uashington, duke e transformuar "Post"-in nga një gazetë e përmbajtur në një nga publikimet më dinamike dhe më të respektuara në SHBA.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Uashington për shkaqe natyrore.
www.voal-online.ch
|