VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRI SULME NË KANADA, PËRFSHIRË PARLAMENTIN - VAZHDON KËRKIMI I TERRORISTËVE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
TRI SULME NË KANADA, PËRFSHIRË PARLAMENTIN - VAZHDON KËRKIMI I TERRORISTËVE

E Mërkurë, 10.22.2014, 07:23pm (GMT+1)


Policia, para Parlamentit në Kanada



Një apo më shumë persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në Otava të Kanadasë, fillimisht në Memorialin e Luftës, duke vazhduar në Parlament dhe në një qendër tregtare.

E tëra ka filluar, të mërkurën, në Memorialin e Luftës, i cili gjendet afër Parlamentit, ku një i armatosur, ka shtënë me armë zjarri në një ushtar kanadez.

Ky person më pas ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë, ku po qëndronte edhe Kryeministri Stephen Harper, por të cilin menjeherë e kanë evakuuar autoritetet e vendit, duke e dërguar në një vend të sigurt.

BBC, njofton se policia kanadeze po vazhdon të kërkojë sulmuesin, por ende nuk dihet nëse ka qenë një apo më shumë prej tyre.

BBC, duke cituar edhe mediat tjera ndërkombëtare, thuhet se një person është parë i shtrirë në Parlament, dhe se ai është njëri prej terroristëve.

Parlamenti i Kanadasë, vazhdon të jetë i rrethuar me policë, ashtu si shumë pjesë të tjera në Otavia, në këto momente ku ora lokale atje është rreth 13:00.

Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të largohen nga rrugët, dhe të qëndrojnë larg dritareve.

Ndërsa është njoftuar edhe për mbylljen e Univerzitetit në Otavia.

Ndryshe, ky sulm në Otava, vjen dy ditë pasi dy ushtarë kanadezë në Quebec janë shtypur nga një sulmues që ka lidhje me xhihadistët, ndërsa një tjetër ushtarë ka vdekur.

Pak kohë më parë, Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KANADA - NJË PERSON QËLLON USHTARIN TEK MEMORIALI I LUFTËS, I ARMATOSUR HYN NË PARLAMENT, LARGOHET KRYEMINISTRI (10.22.2014)
VDES BEN BRADLEE - ISH REDAKTORI I WASHINGTON POST QË PËRMBYSI NIKSONIN (10.22.2014)
PROPOZIMI I PUTINIT PËR NDARJEN E UKRAINËS (10.21.2014)
SHBA FURNIZON NGA AJRI FORCAT KURDE (10.20.2014)
SEKRETARI KERRY, BISEDIME ME NJË ZYRTAR KINEZ (10.19.2014)
TURQIA NUK DO TË ARMATOSË KURDËT NË KOBANI (10.19.2014)
LAVROV - RUSIA NUK DO T'I NËNSHTROHET PERËNDIMIT (10.19.2014)
MUZE I ARTIT BASHKËKOHOR NË PARIS (10.19.2014)
KOBANI NUK ËSHTË DEVIJIM I OBJEKTIVIT AMERIKAN (10.18.2014)
KREMLINI - EVROPA NUK E PRANON REALITETIN NË UKRAINË (10.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]