VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAGË - SHQYRTOHET MUNDËSIA E LIRIMIT TË SHESHELIT TË SËMURË

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 05:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
HAGË - SHQYRTOHET MUNDËSIA E LIRIMIT TË SHESHELIT TË SËMURË

E Enjte, 11.06.2014, 07:28am (GMT+1)


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e kryera gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë, po e shqyrton lirimin e parakohshëm të ish-politikanit serb, Vojisllav Sheshel, për shkak të sëmundjes. Ai aktualisht është në burg të Tribunalit të Hagës për më tepër se një dekadë në pritje të vendimit gjyqësor.

Në një deklaratë të djeshme, gjyqtarët në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës thanë se kanë informacione që sugjerojnë se shëndeti i Vojisllav Sheshelit është përkeqësuar dhe po e shqyrtojnë lirimin e parakohshëm të tij, në mënyrë që ai të mund të trajtohet në ndonjë vend tjetër.

Të afërmit e Sheshelit 60 vjeçar, me pikëpamje radikale nacionaliste serbe, tash në moshën 60 vjeçare, thonë se ai është seriozisht i sëmurë nga kanceri, raporton Reuters nga Amsterdami.

Prokurorët e akuzojnë Sheshelin për vrasje, pastrim etnik dhe për krime të tjera të luftës, në Bosnjë dhe në Kroaci.

 Ai i është dorëzuar Tribunalit të Hagës më 24 shkurt të vitit 2003.

Gjyqtarët thonë se kanë marrë garantime nga Qeveria e Serbisë me të cilat sigurohet se Shesheli nuk do të ketë kontakt me asnjë viktimë ose me asnjë dëshmitar kundër tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEDERICA MOGHERINI - BASHKIMI EVROPIAN DO TA NJOHË PALESTINËN (11.05.2014)
PIKTURA E VAN GOGHUT SHITET PËR 61,8 MILIONË DOLLARË (11.05.2014)
REPUBLIKANËT FITOJNË EDHE SENATIN - RUAJNË SHUMICËN NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE (11.05.2014)
FIFA PARALAJMËRON SE LOJTARËT ZEZAKË DO TË BOJKOTOJNË KUPËN BOTËRORE 2018 QË ZHVILLOHET NË RUSI (11.04.2014)
RUSIA SHËNON 'DITËN E UNITETIT' - NË MOSKË MBAHET MARSHI I NACIONALISTËVE RUSË (11.04.2014)
TENSIONE NDËRMJET TURQISË DHE DANIMARKËS (11.03.2014)
IZRAELI - RESPEKTOJMË MARRËVESHJET PËR TEMPULLIN MOUNT (11.03.2014)
IRAN - NJË FEMËR U DËNUA ME BURG PËR SHKAK TË VOLEJBOLLIT (11.02.2014)
RUSI - FABIO CAPELLO 5 MUAJ PA RROGË (11.01.2014)
ME KËNGË SOVJETIKE NË KUTITË E VOTIMIT (11.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]