VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JURIA NË FERGUSON VENDOS TË MOS NGREJË AKUZA

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
JURIA NË FERGUSON VENDOS TË MOS NGREJË AKUZA

E Martë, 11.25.2014, 09:20am (GMT+1)



Juria në shtetin e Mizurit, pas shqyrtimit të provave dhe të dëshmive, në një proces që zgjati disa muaj, vendosi të mos ngrejë akuza ndaj oficerit Darren Wilson, policit të bardhë, që vrau Michael Brown-in,  të riun e paarmatosur afrikano-amerikan, gjatë një ballafaqimi me të në rrugë, katër muaj më parë.

Njoftimi u dha të hënën në mbrëmje vonë, pas disa ditë pritjesh të ethshme në mbarë vendin.

"Pas një analize të hollësishme të të dhënave", anëtarët e jurisë vendosën se nuk ekziston shkak i mundshëm për ngritjen e akuzave ndaj oficerit Wilson, tha prokurori Robert P. McCullogh, duke folur para gjykatës në distriktin Clayton.

Qindra banorë ishin mbledhur në rrugët e qytetit Fergoson, ku ndodhi vrasja e 18 vjecarit, në pritje të vendimit të jurisë.

Situata në qytet është e tensionuar. Pas vendimit, disa makinave të policisë iu vu zjarri. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Prokurori  McCullogh tha se anëtarët e jurisë dëgjuan mbi 70 orë dëshmi dhe analizuan një sasi të madhe të dhënash. Të dhënat dhe dëshmitë u bënë publike pas përfundimit të konferencës së shtypit.

Familja e të riut të vrarë, lëshoi një deklaratë ku shpreh "zhgënjim të thellë" me vendimin.

Avokatët e oficerit të policisë thanë se juria ra dakort se veprimet e policit ishin në përputhje me ligjet dhe rregulloret e policisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEKRETARI HAGEL JEP DORËHEQJEN (11.25.2014)
NË PRITJE TË VENDIMIT PËR POLICIN QË VRAU ZEZAKUN E PAARMATOSUR (11.24.2014)
PRESIDENTI OBAMA E MBRON URDHRIN E TIJ EKZEKUTIV (11.24.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN E PËRFUNDOI VIZITËN NË TURQI (11.24.2014)
NJU JORK - PAS BORËS SË MADHE, FRIKË NGA VËRSHIMET (11.23.2014)
BIDEN - EVROPA TË ZVOGËLOJË VARSHMËRINË ENERGJITIKE NGA RUSIA (11.23.2014)
New York Times- OBAMA E KA NËNSHKRUAR URDHËRIN SEKRET PËR AFGANISTANIN (11.22.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN - RISHËNIMI I KUFIJVE ME FORCË NË EVROPË - I PAPRANUESHËM (11.21.2014)
KINË - DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM ILHAM TOHTI, KËRKOI TË DREJTA PËR POPULLIN E TIJ (11.21.2014)
SHBA TË SHQYRTOJË 'NDIHMËN VDEKJEPRURËSE' PËR UKRAINËN (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]