SHTETI ISLAMIK SULMON NJË BAZË AJRORE KYÇE NË SIRI
E Djelë, 12.07.2014, 09:57am (GMT+1)
Një organizatë që ndjek zhvillimet në Siri thotë se grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë nën kontroll një bazë ajrore kyçe qeveritare në Sirinë lindore.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se ekstremistët kishin marrë nën kontroll pjesë të bazës Deir el-Zour pasi ndërmorrën një ofensivë të gjerë.
Baza është një fitore e rëndësishme për luftëtarët e Shtetit Islamik që kanë marrë nën kontroll territore të Sirisë lindore si pjesë e atij që e kanë quajtur "Kalifat" dhe që përfshin edhe territore në Irakun fqinj.
www.voal-online.ch
|