KRYEMINISTRI FRANCEZ MANUEL VALLS - NË FRANCË EKZISTON NJË APARTEID TERRITORIAL, SOCIAL DHE ETNIK
E Martë, 01.20.2015, 08:35pm (GMT+1)
Voal-online.ch - PARIS - Në Francë ekziston një "aparteid territorial, social, etnik". Kështu ka deklaruar kryeministri francez Manuel Valls pak ditë pas atentateve xhihadiste të vëllezërve Kouachi e të Amedy Coulibaly.
"Nuk bëhet fjalë të justifikojmë asgjë, por kemi nevojë edhe ta shikojmë realitetin e Atdheut tonë në sy," ka thënë ai duke nënvizuar se "tensionet ziejnë prej shumë kohësh", mjafton të mendosh për revoltat në banlieue të vitit 2005".
"Franca përhap lirinë e shprehjes në botë," ka shtuar ai. ANSA
www.voal-online.ch
|