VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTOHEN PËRPJEKJET KUNDËR TERRORIZMIT

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHTOHEN PËRPJEKJET KUNDËR TERRORIZMIT

E Djelë, 01.18.2015, 08:54am (GMT+1)



Sulmet e fundit terroriste në Paris kanë kanë mbizotëruar në retorikën politike në mbarë botën këtë javë. Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik David Cameron diskutuan mbi bashkëpunimin kundër kërcënimeve terroriste në rritje nga islamistët e radikalizuar gjatë një takimi dje në Uashington. Ndërsa policia në disa vende të Evropës ka kryer disa operacione ndaj celulave të dyshuara terroriste, grupe të muslimanëve në disa vende organizuan protesta kundër siç thonë ata fyerjes dhe sulmeve ndaj Islamit. Vendet evropiane kanë rritur masat e sigurisë pas sulmeve terroriste të Parisit. Kreu i agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor ndërkohë që ekstremistët po kalojnë kufijtë dhe po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara.


Ai tha se një numër i madh i myslimanëve evropianë janë radikalizuar dhe janë armatosur.

"Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga mënyra se si rrjetet terroriste po përdorin internetin, në mënyrë shumë më të sofistikuar, si një mjet rekrutimi dhe propagande, siç po bënë  Shteti Islamik në Siri. Por, ne jemi veçanërisht të shqetësuar mbi mënyrën në të cilën Interneti mund të përdoret për komunikim të efektshëm dhe të sigurtë, ndoshta pa u diktuar nga autoritetet".

Në Uashington dje, Presidenti Obama dhe Kryeministri i Britanisë, David Cameron ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

"Ne të dy e pranojmë se kundërzbulimi dhe forca ushtarake të vetme nuk mund të jenë zgjidhje për këtë problem, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku edhe mbi strategjitë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm që radikalozon rekrutët dhe mobilizon njerëz, veçanërisht të rinjtë, që të angazhohen në terrorizëm".


Përpara takimit, kryeministri Cameron i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se do të kërkojë bashkëpunim me firmat e mëdha të teknologjisë për t'u lejuar qeverive qasje në komunikimet e dyshimta dhe të koduara.

"Ka një pajtueshmëri të gjerë se edhe ne duhet të kemi kompetencat, që në situata shumë të vështira, të minitorojmë komunikimet mes terroristëve. Këtë e bënë Amerika dhe Britania sot. Ne shkëmbejmë informacionet dhe kjo ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, jo vetëm në Britani dhe Amerikë, por edhe në vende të tjera".

Ndërkohë në Ganë, presidenti John Mahama u bëri thirrje vendeve afrikane që të punojnë së bashku për një eliminim të përhershëm nga kontinenti të kërcënimeve terroriste.

"Kam kërkuar organizmin e një seance të veçantë në Takimin e 24 të Bashkimit Afrikan për të diskutuar dhe planifikuar, jo si nën-rajone të veçanta, por si një kontinent i bashkuar, strategjinë tonë në luftën kolektive kundër terrorizmit".
 

Një javë pas sulmit ndaj revistës franceze Charlie Hebdo, e përjavshmja satirike ka botuar një numër të ri të revistës me një karikaturë të Profetit Muhamet në kopertinën e saj, duke shkaktuar protesta në disa vende të botë, disa prej të cilave ishin të dhunshme.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDIT DHE POLITIKA E JASHTME (01.17.2015)
KOMPANIA AMERIKANE NËNSHKRUAN KONTRATË PËR BLERJE NGA RUSIA (01.17.2015)
SEPARATISTËT RUSË THONË SE E KANË MARRË AEROPORTIN E DONJECKUT (01.17.2015)
FRONTI UKRAINAS - LUFTIME TË ASHPRA PRAN DONJETSKUT (01.16.2015)
GJYKATA E HAGËS NIS HETIMET NË TERRITORET PALESTINEZE (01.16.2015)
BELGJIKË - 13 TË ARRESTUAR PËR AKTIVITET EKSTREMIST (01.16.2015)
POLICIA BELGE VRAU DY TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM (01.16.2015)
KRYEMINISTRI AHMET DAVUTOGLU - LIRIA E SHTYPIT S'ËSHTË LIRI E FYERJES (01.15.2015)
FRANCË - INTERESIM REKORD PËR REVISTËN CHARLIE HEBDO - BOTA MYSLIMANE QORTON KARIKATURAT - PERËNDIMI BASHKË KUNDËR TERRORIZMIT (01.14.2015)
EUROPOL - 3 DERI 5 MIJË EVROPIANË KANË SHKUAR NË VENDET E LINDJES TË LUFTOJNË PËR XHIHAD (01.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]