KOMITETI I THOTË PO EMËRIMIT TË CARTER PËR SHEF TË PENTAGONIT
E Martë, 02.10.2015, 07:05pm (GMT+1)
Ashton Carter
Një komitet i Senatit e ka mbështetur të nominuarin e presidentit Barak Obama, për drejtues të Pentagonit.
Komiteti ushtarak i Senatit, me 25 vota pro dhe asnjë kundër, i ka thënë po emërimit të Ashton Carter për Sekretar të mbrojtjes.
Carter i cili ka shërbyer si zëvendëssekretar i mbrojtjes në periudhën 2011-2013, pritet që deri në fund të kësaj jave të konfirmohet edhe nga Senati i plotë.
Ai do ta zëvendësojë Chuck Hagelin për shef të Pentagonit.rel
www.voal-online.ch
|