VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA BËN HISTORINË - MBAN FJALIM PARA KONGRESIT AMERIKAN

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAPA BËN HISTORINË - MBAN FJALIM PARA KONGRESIT AMERIKAN

E Shtunë, 02.07.2015, 10:00am (GMT+1)


         
Vatikan - Papa Francesku do të jetë i pari klerik i lartë që do të mbajë një fjalim përpara Kongresit amerikan, njoftuan ligjvënësit në Uashington. Fjalimi i Atit të Shenjtë do të mbahet më 24 shtator, në kuadër të turit të tij në Shtetet e Bashkuara.
"Në atë ditë, Shenjtëria e tij do të bëhet Papa i parë në histori që i adresohet sesionit të përbashkët të dy dhomave të Kongresit", tha kreu i institucionit ligjvënës, John Boehner.

Ndërsa presidenti Obama ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë: "Jam shumë i lumtur e sa mezi pres të takon Papa Franceskun në Shtetet e Bashkuara", tha presidenti.

Një në tre kongresmenë janë katolikë, sikundër janë katolikë të dy liderët, e pakicës, Nancy Pelosi, një demokrate dhe e shumicës, një republican, John Boehner. "Me përulje shprehim mirënjohjen që Ati i Shenjtë ka pranuar ftesën tonë dhe po presim të marrim mesazhin e tij në emër të popullit amerikan", tha Boehner.

Udhëtimi i Papës në Shtetet e Bashkuara përfshin edhe një takim me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Përveç kësaj axhende, Papa pritet të mbajë një fjalim edhe në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe të marrë pjesë në një marshim të katolikëve në Philadelphia.

Papa Francesku nuk është kufizuar të japë pikëpamjet e tij politike që kur është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë në mars të vitit të kaluar. Ai e ka shndërruar mbështetjen për emigrantët në një shtyllë të papatit, por ka mbajtur linjat tradicionale sa i takon mjeteve kontraceptive dhe abortit.

Pikëpamjet e tij janë të ndryshme nga anëtarët e Kongresit, të ndarë nga kundërshti të forta politike për këto dhe cështje të tjera. Vizita e parë e një Pape në Amerikë daton në vitin 1965 nga Pali VI në kulmin e luftës në Vietnam.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA: SHBA - UDHËHEQËSE E KOALICIONIT KUNDËR TERRORIZMIT (02.06.2015)
390 GAZETARË JANË VRARË NË SIRI NGA VITI 2011 - 6 VETËM NË JANAR (02.06.2015)
BOKO HARAM VRET 70 NJERËZ NË KAMERUN (02.05.2015)
TAIPEI - ARRIN NË 31 NUMRI I VIKTIMAVE NGA RRËZIMI I AEROPLANIT (02.05.2015)
EGJIPT - 230 TË DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM (02.05.2015)
I EMËRUARI PËR SHEF TË PENTAGONIT NË SEANCË TË KONFIRMIMIT (02.04.2015)
SOT DITA BOTËRORE E KANCERIT (02.04.2015)
LIGJVËNËSI AMERIKANË KËRKOJNË RISHIKIM TË POLITIKËS NDAJ RUSISË (02.03.2015)
KROACIA PREJ SOT UA FSHIN TË GJITHA BORXHET QYTETARËVE TË SAJ TË VARFËR (02.02.2015)
RIVALI I MAHMUD ABASIT MERR PASAPORTË SERBE (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]