VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VRITEN TRE AMERIKANË MYSLIMANË NË KAROLINËN E VERIUT

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
VRITEN TRE AMERIKANË MYSLIMANË NË KAROLINËN E VERIUT

E Enjte, 02.12.2015, 07:37am (GMT+1)



Policia në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut tha se tre persona janë qëlluar për vdekje pas një grindje për parkim pranë një universiteti.

Craig Stephen Hicks, 46 vjeç, përballet me akuza për vrasje të Deah Shaddy Barakat, 23 vjeç, bashkëshortes së tij, Yusor Abu-Salha, 21vjeç, dhe motrës së saj, Razan Abu-Salha, 19 vjeç në Raleigh.  Tre viktimat, myslimanë, u gjetën të vdekur të martën në një kompleks apartamentesh pranë Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

Hicks kishte postuar deklarata anti-fetare në rrjetet sociale; megjithatë autoritetet nuk kanë zbuluar motivin e vrasjeve.

Ai po mbahet në burg. Departamenti i policisë së zonës tha se i akuzuari po bashkëpunon me autoritetet.

"Hetuesit tanë janë duke zbuluar motivet e zotit Hicks për të kryer një akt kaq tragjik dhe të palogjikshëm. Ne kuptojmë shqetësimet rreth mundësisë se ka vepruar i motivuar nga urrejtja dhe do të shqyrtojmë çdo hollësi për të përcaktuar nëse kjo ka qenë arsyeja. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve dhe miqve të këtyre të rinjve që kanë humbur jetën kaq pa kuptim," tha shefi i policisë Chris Blue.

Nihad Awad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike tha se ai kërkon që policia të shohë për mundësinë e arsyejeve fetare për këto krime.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA - KËRKESË KONGRESIT PËR AUTORIZIM PËR FORCË (02.12.2015)
OBAMA BISEDOI ME PRESIDENTIN KINEZ - XI PËR HERË TË PARË DO TË VIZITOJË UASHINGTONIN NË SHTATOR (02.11.2015)
PAK DETAJE NGA TAKIMI I GRUPIT TË KONTAKTIT (02.11.2015)
MINISTRI I JASHTËM GREK SOT VIZITON MOSKËN (02.11.2015)
KOMITETI I THOTË PO EMËRIMIT TË CARTER PËR SHEF TË PENTAGONIT (02.10.2015)
KINA SHTON KONTROLLIN MBI INTERNETIN (02.10.2015)
OBAMA, MERKEL - AGRESIONI RUS NË UKRAINË VETËM KA FORCUAR UNITETIN SHBA-EVROPË (02.09.2015)
MERKEL E OBAMA SOT DO TË BISEDOJNË PËR UKRAINËN (02.09.2015)
BERLINI - 50 000 TË VRARË NË UKRAINË (02.08.2015)
BIDEN - SHBA DO TË NDIHMOJË UKRAINËN (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]