NË AEROPLANIN E RRËZUAR ISHIN 150 VETË
E Martë, 03.24.2015, 04:09pm (GMT+1)
Pamje e aeroplanit Airbus 320 të kompanisë Germanwings
Raportet më të reja thonë se aeroplani i rrëzuar sot në Alpet franceze kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Më herët u tha se ishin 142 udhtarë me 6 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani i tipit Airbus A320, që operohej nga Germanwings i kompanisë Lufthansa, fluturonte nga Barcelona (Spanjë) për në Dyseldorf (Gjermani).
Presidenti Francois Hollande theksoi se "kushtet e aksidentit, që ende nuk janë qartësuar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar".
Kompania Lufthansa deklaroi se "nëse shqetësimet tona konfirmohen, kjo është ditë e errët" për ne.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy thanë se ishin të "shokuar" nga rrëzimi i aeroplanit.
Duke mos e pasur parasysh Rusinë dhe vendet e tjera ish-sovjetike, rrëzimi i fundit i aeroplanit në Evropë ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur aeroplani i kompanisë Spanair, doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin Barajas në Madrid, me ç'rast humbën jetën 154 njerëz. rel
www.voal-online.ch
|