VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë
E Martë, 03.10.2009, 08:15am (GMT+1)

Banka Aziatike për Zhvillimin tha se kriza ekonomike globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilion dollarë në të gjithë botën.

Presidenti i bankës, Haruhiko Kuroda tha dje se kriza e tanishme është më seriozja që ka parë bota që nga Depresioni i Madh. Z. Kuroda beson se Azia do të jetë një ndër rajonet e para që do të dalin nga kriza dhe do të jetë më e fortë se më parë.
Një tjetër notë alarmi u dha nga investuesi miliarder Uoren Bafit, i cili tha se ekonomia amerikane ka rënë në humnerë. Z. Bafit i bëri thirrje Kongresit amerikan të bashkohet rreth Presidentit Barak Obama, duke e krahasuar krizën e tanishme me një konflikt ushtarak që ka nevojë për një komandant suprem.
Por kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe dha një vlerësim më optimist. Ai tha se shikon shenja që ekonomia globale po i afrohet pikës ku mund të fillojë ngritja.

Trishe tha se investitorët skeptikë nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur ndryshimeve që mund t'i japin shtytje aktivitetit ekonomik, si për shembull rënia e çmimeve të mallrave të konsumit, paketa qeveritare e stimulimit dhe shkurtimet e shumta të interesit.

Nga ana e saj, Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një studim të publikuar të dielën, Banka tha po ashtu se pritet që tregtia botërore të pësojë rënien më të madhe në 80 vjetët e fundit. ZA/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret më 2009 (03.09.2009)
Tibetianët kthehen në sheshet e protestave, molotov kundër policisë (03.09.2009)
Irani bën provën e raketës antianije me rreze të gjatë veprimi (03.08.2009)
Hillari Klinton: Presidenti Obama do të vizitojë Turqinë (03.08.2009)
Kryeministri palestinez jep dorëheqjen (03.07.2009)
Seuli kërkon që Feniani ta tërheqë kërcënimin (03.06.2009)
Amerika do ta ftojë Iranin në konferencën për Afganistanin (03.05.2009)
Qeveria urdhëron largimin nga Sudani të organizatave të ndihmave pas urdhërarrestit (03.05.2009)
Konferencë e Vatikanit për Darvinin (03.03.2009)
Bashkimi Evropian hedh poshtë planin për ndihmë ndaj Evropës Lindore (03.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]